Panorama (Albania)

Gjonaj i përgjigjet Metës: Halli e motivon kundër Reformës

"Botimi i vendimit të KED- it në QBZ nuk ka sjellë pasoja"

-

Akuzave publike të Presidenti­t Meta dhe denoncimit të tij në Prokurorin­ë e Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK), ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, zgjodhi t'u përgjigjej dje përmes një konference për mediat.

Tentativën për grusht shteti, që sipas Presidenti­t Meta ishte orkestruar në Ministrinë e Drejtësisë, Gjonaj e cilësoi si një lajthitje të kreut të shtetit. Sipas saj, kjo nismë që ka ndërmarrë Meta kohët e fundit nuk është gjë tjetër, veçse një tentativë për t'i shpëtuar Reformës në Drejtësi. "Unë u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon në luftën kundër Reformës në Drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall. Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të betejave të tij politike, që në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjës­itë e tij të larta kushtetues­e, si përfaqësue­s i unitetit të popullit, në momentin e rëndësishë­m që po kalon Shqipëria në prag të negociatav­e", u shpreh Gjonaj.

PËR ANËTAREN E GJK

Në këtë reagim të parë nga një konferencë për shtyp për akuzat e Presidenti­t, indirekt, ministrja Gjonaj tregoi se qeveria e ka pranuar tashmë Marsida Xhaferllar­in si anëtare të Gjykatës Kushtetues­e, kur tha: "Deformimet e rënda faktike, juridike dhe logjike të këtij show politik presidenci­al, mbi gjoja rrëmbimin e kompetenca­ve të Presidenti­t, janë mbresëlënë­se për këdo që i di faktet. Për shembull, kujt dhe për çfarë i drejtohet në thirrjen e tij të dëshpëruar zoti President, mbi zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, kur sot gjyqtarja e zgjedhur prej tij, me një procedurë në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe tërësisht të paligjshme, ushtron funksionin si anëtare e GJK- së?!"

BOTIMI NË QBZ

Ministrja e Drejtësisë ka shpjeguar edhe akuzat e Presidenti­t në lidhje me korrespode­ncën e dokumentev­e mes Ministrisë- KuvenditKE­D- it dhe QBZ- së. Sipas saj, botimi në Fletoren Zyrtare ditën e shtunë nuk është një gjë e pazakontë. "Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim me natyrë policeske, lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare të zgjedhjes së zonjës

Arta Vorpsi si anëtare të Gjykatës Kushtetues­e. Bërthama e rrëfimit është thjesht dita e shtunë. Pra, fakti se botimi në Fletoren Zyrtare është bërë të shtunën, i ka mjaftuar zotit President të dalë në konkluzion­in se jemi përpara një konspiraci­oni armiqësor, përmes të cilit synohet një grusht shteti. Sinqerisht, e kam shumë të vështirë ta besoj se Presidenti i Republikës e beson vetë këtë version kaq ekstremist për imagjinatë­n e çdo njeriu normal, të një konspiraci­oni me finaliteti­n e një grushti shteti, i cili provohet me argumentin se ditën e shtunë, grupi armiqësor në Ministrinë e Drejtësisë është vënë në lëvizje duke synuar të përfitojë nga fakti se shteti është pushim. Sikur Presidenti ose këshilltar­ët e tij të kishin bërë një kërkim krejt sipërfaqës­or në arkiv, do të kishin mësuar se jo vetëm e shtuna, por edhe e diela janë ditë që figurojnë më parë në Fletoren Zyrtare", theksoi ministrja.

PASOJAT

Ministrja Gjonaj foli edhe për pasojat që mund të ketë shkaktuar vendimi i saj për t'ia çuar për botim Qendrës së Botimeve Zyrtare vendimin e KED- it, që sipas Presidenti­t është bërë në shkelje të Kushtetutë­s. Sipas ministres së Drejtësisë, një veprim i tillë nuk është bërë në shkelje të ligjit, por edhe nëse do të provohej akuza që bën Meta, pasojat e këtij veprimi janë zero. "Është me shumë rëndësi të mbahet parasysh se botimi në Fletoren Zyrtare nuk u jep fuqi juridike akteve që botohen në të ( përveç akteve që e parashikoj­në shprehimis­ht), por shërben për t'i bërë të njohura botërisht ato. Pra, nuk është botimi që u jep fuqi juridike vendimeve të KED- it, por vetëm i bën me dije publikut aktin që ka sjellë ose do të sjellë pasoja juridike. Botimi në Fletoren Zyrtare nuk ka sjellë as rrëmbimin e kompetencë­s së Presidenti­t për gjyqtaren kushtetues­e dhe as pasojën, për sa kohë ka të bëjë vetëm me njohjen e asaj që ka urdhëruar ligji automatiki­sht. Mund të konstatohe­t lehtësisht se e vetmja pasojë është dalja e Presidenti­t jashtë kornizës ligjore dhe përgjegjës­ive të tij kushtetues­e", deklaroi Etilda Gjonaj.

Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim me natyrë policeske, lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare të zgjedhjes së zonjës Arta Vorpsi si anëtare të Gjykatës Kushtetues­e. Bërthama e rrëfimit është thjesht dita e shtunë.

 ?? Etilda Gjonaj ??
Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania