Panorama (Albania)

Kolegji shkarkon anëtarin e KLP, Besnik Cani

KPA: Nuk justifikoi pasurinë dhe cenoi besimin e publikut

-

Shkalla e dytë e procesit të vetingut shkarkoi dje anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Besnik Cani, me argumentin se ka mungesë të burimeve të ligjshme për justifikim­in e pasurisë dhe se ka cenuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Cani u konfirmua nga shkalla e parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it në vitin 2018, vendim që u kundërshtu­a dhe nga përfaqësue­sit ndërkombët­arë të ONM- së. "Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen ( JR) nr. 12/ 2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioner­i Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it që lidhet me procesin e rivlerësim­it kalimtar të subjektit të rivlerësim­it Besnik Cani. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja ' b' e ligjit nr. 84/ 2016 ' Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë', trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësim­it Besnik Cani, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësim­it, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë në momentin e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim është përfundimt­ar dhe ka efekt të menjëhersh­ëm", njoftoi dje KPA- ja.

PROBLEMET

Sipas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ish- prokurori Besnik Cani kishte mungesë burimesh të ligjshme për të justifikua­r blerjen e një apartament­i, si dhe kursimet e deklaruara për vitet 20052006. KPA tha se pas shqyrtimit, trupa gjykuese arriti në të njëjtin përfundim edhe për mbulimin e shpenzimev­e për vitet 2010- 2015. Sa i takon blerjes së një sipërfaqej­e trualli në Paskuqan, një automjeti të markës "Benz" dhe një garazhi pa deklaruar burimin e krijimit, Kolegji arriti në përfundimi­n se anëtari i KLP- së kishte cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. Kolegji arriti në përfundimi­n se Cani kishte cenuar besimin e publikut edhe në kriterin e profesiona­lizimit, përmes lidhjes së një kontrate me kompaninë për ndërtimin e një karburanti dhe një njësie shërbimi mbi truallin e tij në Paskuqan.

PLOTËSIMI

Me shkarkimin e Besnik Canit, Këshilli i Lartë për të tretën herë do të duhet të plotësohet. Pritet që në ditët në vazhdim, Prokuroria e Përgjithsh­me të hapë garën për një vend në Këshill dhe më pas të thërrasë mbledhjen e përgjithsh­me të prokurorëv­e për zgjedhjen e anëtarit që do të zëvendësoj­ë Canin dhe plotësojë me 11 Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Më herët, ky institucio­n ka humbur 2 anëtarë të tjerë për shkak të procesit të vetingut, Antoneta Sevdarin dhe Gentian Osmanin.

 ??  ??
 ??  ?? Besnik Cani me avokatin e tij duke dalë nga KPA
Besnik Cani me avokatin e tij duke dalë nga KPA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania