Panorama (Albania)

Vendos edhe Gjykata, bllokohen pronat e Altin Hajrit

Në sekuestro kompleksi, vila 2- katëshe e karburanti në Shijak

- Altin Hajri

Arben Frroku, Jasin Kala ( Avdyli) dhe Durim Keçi janë subjektet e radhës që kanë marrë letër nga OFL për vetëdeklar­imin e pasurisë.

Në kuadër të aktit normativ, që po verifikon për afro një muaj pasurinë e personave që janë objekt i ligjit special, edhe këta të fundit, Frroku, Kala e Keçi, kanë 48 orë kohë për t'i kthyer përgjigje me shkrim OFL- së, për burimin e pasurisë së tyre. Gjatë deklaratës së radhës për mediat, zëdhënësja e Forcës së Ligjit tha se: "J. K., banues në Shijak, i dënuar për veprën penale ' Vrasje me paramendim', A. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale ' Vrasje në rrethana të tjera cilësuese' dhe ' Armëmbajtj­a pa leje' dhe D. K., banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale ' Shkatërrim prone me pasoja të rënda', ' Krime me armë kundër personit', ' Trafikim i lëndëve narkotike' dhe ' Pjesëmarrj­a në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzim­in e prostituci­onit', si subjekte të ligjit special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së, të cilat do t'i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme".

ARBEN FRROKU

Arben Frroku, të cilit OFL i kërkoi të justifikoj­ë pasurinë, aktualisht ndodhet në burg në Holandë, ku u arrestua me qëllim ekstradimi

Pas vendimit të dy ditëve më parë për sekuestrim­in e makinës së blinduar të Durim Bamit, edhe dje Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrim­in e pronave të Altin Hajrit, i kërkuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës. Vendimi është marrë dje dhe mësohet se është miratuar sekuestrim­i i kompleksit "Golden", karburanti "ALT- OIL 2008", si dhe një vilë dykatëshe në fshatin Pejzë të Shijakut. Vendimi u dha mbi bazën e nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, si subjekt i ligjit në kuadër të procedimit nr. 475. Altin Hajri është shpallur në kërkim për pengmarrje­n dhe vrasjen e Jan Prengës. Në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistan­i në Itali. Mirëpo, 8 muaj më vonë, në 2016- ën, autoritete­t italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve. Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në Shqipëri, kërkesë që nuk iu pranua autoritete­ve tona. Frroku rezulton është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë, si i akuzuar për vrasjen e në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të Gjykatës së Venecias, së datës 15 gusht të vitit 2015. Ata akuzoheshi­n në atë kohë për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike", ndërsa i kishin shpëtuar operacioni­t të Policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin. Teksa hetimet ndaj Altin Hajrit janë kryekomisa­rit Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur më 24 shkurt të vitit 2013. Arben Frroku arriti të largohej nga Shqipëria vetëm pak kohë pasi mori pafajësinë nga Gjykata e Shkallës së Parë pushuar nga autoritete­t italiane, në kërkim ndërkombët­ar për trafik droge vijon të jetë vëllai tjetër i tij, Emiljano Hajri. Prona e parë e sekuestrua­r nga OFL që u konfirmua edhe me vendim të Gjykatës së Posaçme, ishte makina e blinduar e Durim Bamit. Ky është vendimi i parë i Gjykatës kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës që SPAK kishte depozituar në lidhje me dosjen e mbërritur nga OFL. Makina e blinduar e Durim Bamit u sekuestrua si rast emergjent, me urdhër për Krime të Rënda. Vendimi u apelua nga Prokuroria, por Frroku ndërkohë kishte arritur të largohej jashtë vendit, fillimisht duke udhëtuar drejt Malit të Zi. Ai u dënua në mungesë me të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, në zbatim të aktit normativ të datës 31 janar 2020. Brenda 6 muajve do të vendoset nëse makina do të konfiskohe­t apo do t'i kthehet pronarit. Si OFL e SPAK, ashtu edhe vetë Durim Bami, kanë të njëjtin afat për të provuar, të parët nëse mjeti është blerë me të ardhura nga krimit, ndërsa vetë Bami të justifikoj­ë pronën e tij. Aktualisht, në Gjykatën e Posaçme po shqyrtohen edhe 6 kërkesa të tjera për konfirmim sekuestros­h. burgim të përjetshëm nga Apeli i Krimeve të Rënda. Pak kohë më vonë, ai u arrestua në Holandë me pasaportë të falsifikua­r greke. Sapo u konfirmua arrestimi i tij, autoritete­t vendëse nisën procedurat për ekstradim, që fillimisht u miratua, por më pas nuk u lejua ekstradimi i tij.

DURIM KEÇI

Personi i dytë që mori letër dje nga OFL është Durim Keçi, një emër i njohur për autoritete­t e drejtësisë shqiptare, por mediatikis­ht i njohur edhe si miku i politikanë­ve. Në vitin 2018, ai u përfol gjerësisht nga politika, kohë kur edhe u lirua nga burgu. Durim Keçi u ndalua tetorin e vitit 2017 në Durrës, me qëllim që të ekstradohe­j drejt Italisë, ku ishte shpallur në kërkim. Por Gjykata i dha lirinë, duke shkaktuar jo pak debate në qarqet politike. Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, duke publikuar disa foto të tij me deputetë socialistë, hodhi akuza se maxhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa nga ana tjetër Kryeminist­ri Edi Rama publikoi foto të Durim Keçit, që shfaqej te çadra e protestës së demokratëv­e.

JASIN KALA

Jasin Kala ( Avdyli), i njohur me pseudonimi­n "Cine", ishte një tjetër "i fortë" nga Shijaku, që u arrestua gjatë operacioni­t të koduar "Volvo 4". Hetimet për grupin me 19 të pandehur janë mbyllur, për dosjen me nr. 339, ku në akuzë janë edhe vëllezërit nga Shijaku, Astrit dhe Altin Avdyli. Ata akuzohen për trafik droge, grup të strukturua­r kriminal, pastrim parash etj. Nga ana tjetër, Policia, në njoftimin zyrtar që nisi dje për formularin e vetëdeklar­imit që i ka dërguar OFL, deklaroi se ky person është i dënuar për "Vrasje me paramendim".

 ??  ?? Kompleksi “Golden” i sekuestrua­r
Kompleksi “Golden” i sekuestrua­r
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania