Panorama (Albania)

Nëna e tri vajzave u vra pas konfliktev­e ekonomike

Zbardhet dëshmia e 63- vjeçari: Kërkova të shisnim dyqanin

-

Propozimi për shitjen e dyqanit të metrazheve ( biznes familjar i familjes Tasuni) nga Ruzhdiu dhe refuzimi i Hajdies mësohet të ketë ndezur debatin që rezultoi fatal për nënën e tre vajzave. Hajdie Tasuni u qëllua për vdekje nga bashkëshor­ti i saj 63- vjeçar. Mësohet se çifti ka pasur debate të shpeshta, konflikt që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të familjes. Ruzhdiu dhe Hajdija, sipas informacio­neve nga Policia, mësohet se kishin përfunduar disa herë në dyert e Policisë së Durrësit duke denoncuar njëritjetr­in për dhunë. Por 59- vjeçarja që njihet si një njeri shumë pozitiv në Durrës, nuk kishte pranuar asnjëherë të merrte urdhër mbrojtje nga Policia. Pavarësish­t debateve dhe zënkave, çifti Tasuni vazhdonin të ishin burrë e grua dhe të jetonin në të njëjtën çati. Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën “Panorama” se Ruzhdiu kishte marrë hua ( arsye të paqarta) dhe ka propozuar të shisnin dyqanin për të larë borxhin. Por ky propozim është kundërshtu­ar gjithmonë nga viktima, Hajdie Tasuni.

DËSHMIA Pak orë pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin bregdetar, oficerët e hetimit shkuan në dhomën ku mbahej Ruzhdi Tasuni, për t’i marrë dëshminë në mënyrë që të plotësonin dosjen për ta dorëzuar më pas në Prokurori. Por edhe për të mësuar shkakun dhe dinamikën e vërtetë të ngjarjes, ku mbeti e vdekur Hajdie Tasuni, 59 vjeçe. Shkak për konfliktin e fundit, i cili rezultoi fatal, Ruzhdiu ka thënë se është bërë një propozim i tij për shitjen e dyqanit dhe refuzimi i bashkëshor­tes. “Shkak për konfliktin është bërë një zënkë që patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Kishim edhe probleme financiare, të cilat duhet t’i mbyllnim dhe rruga e vetme ishte shitja e dyqanit. I thashë ta shesim dyqanin dhe të mbyllim këto probleme financiare që kemi. ‘ Jo, nuk e shes dyqanin, s’ta jap firmën ta shesësh’, më thoshte. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtë­si e sipër, e qëllova me shufrën metalike. E godita në kokë”, ka rrëfyer 63- vjeçari në Polici.

KRIMI Ishte ora rreth 11: 35 e së mërkurës, kur Policia është njoftuar nga autori për krimin e rëndë. Mësohet se rreth kësaj ore, Ruzhdiu dhe Hajdie Tasuni kishin nisur të debatonin mes njëri- tjetrit për probleme të ndryshme, konflikt që agravoi më tej, duke bërë që 63- vjeçari ta qëllonte me levën metalike, të cilën e përdornin në dyqan. Ai mësohet se e ka goditur disa herë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Në këtë moment, Hajdia, për t’i shpëtuar sulmit barbar, ka tentuar të dalë jashtë dyqanit, por Ruzhdiu ka rrëmbyer gërshërët duke e qëlluar disa herë bashkëshor­ten me to. Më pas, ai e ka tërhequr trupin në brendësi të dyqanit, ndërsa 59- vjeçarja ndërroi jetë nga gjakderdhj­a. L. M

 ??  ?? Viktima Hajdie Tasuni
Viktima Hajdie Tasuni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania