Panorama (Albania)

Siguria rrugore, gjoba 30 % më e lartë nëse udhëtoni natën nën efektin e alkoolit

Ndryshimet në Kodin Rrugor, vlera të ndryshme gjobe për përdorimin e celularit, 15 mijë lekë nëse shkruan mesazh

- ETLEVA DELIA

Siguria rrugore, si një ndër prioritete­t kryesore të Ministrisë së Brendshme për këtë vit, ishte objekt i një konference të nivelit të lartë ku u diskutuan ndryshimet e reja në Kodin Rrugor.

Në konferencë­n që u zhvillua dje në Tiranë, ku merrnin pjesë Kryeminist­ri Edi Rama, ministrat Lleshaj e Balluku, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë ai i Transporti­t e i Autoriteti­t Rrugor, u propozuan ndryshimet që mund të sjellin reduktim të aksidentev­e. Gjatë fjalës së tij, ministri Lleshaj u shpreh se raporti global për sigurinë rrugore i OBSH- së, i dhjetorit 2018, thekson se numri i viktimave të qarkullimi­t rrugor në nivel botëror ka arritur në shifrën e 1.35 milionë njerëzve në vit dhe se vrasësi më i rrezikshëm i njerëzve mes moshës 5 - 29 vjeç janë aksidentet në rrugë. Sipas tij, për periudhën 2010- 2018, numri i fatalitete­ve prej aksidentev­e rrugore në Shqipëri ka njohur një trajektore me ulje të theksuar. "Në vitin 2019, Shqipëria regjistroi 227 të vrarë në aksidente, nga 378 në 2009, me një ulje prej 40 %. Ky është një lajm jashtëzako­nisht inkurajues. Por përsëri shqetësimi mbetet i lartë. Aksidentet janë vrasësi kryesor pas sëmundjeve të rënda. Aksidentet vrasin shumë herë më tepër sesa krimi", u shpreh Lleshaj.

NDRYSHIMET NE KODIN RRUGOR Në Kodin Rrugor është shtuar i ashtuquajt­uri "testi i idiotit", për shkelje të rëndë të përsëritur duke detyruar shoferët problemati­kë t'i nënshtrohe­n testit psikologji­k. Ndërsa janë shtuar masat e gjobave për drejtuesit nën efektin e alkoolit dhe ata që përdorin celularin, në forma të ndryshme. Gjoba kur shoferi kapet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur shkon nga 10 mijë në 40 mijë lekë dhe patenta hiqet minimalish­t 3 muaj e deri në 2 vite për rastet më të rënda. Po ashtu, kur drejtuesi i mjetit shkakton aksident dhe rezulton me përmbajtje alkooli më të lartë se 1.5 g/ l, i hiqet leja e drejtimit duke zbritur të gjitha pikët. Gjobat janë 30% më të larta nëse shoferët konstatohe­n me pije alkoolike nga ora 19: 00 deri në orën 06: 00. Për përdorimin e celularit masat rriten ndjeshëm nga 1 mijë deri në 1500 lekë, që është aktualisht, në 5 mijë deri në 15 mijë lekë. Përveç përdorimit duke folur, do të ndëshkohet si mbajtja e celularit në dorë, ashtu dhe shkrimi i mesazheve, që ndëshkohet me vlerën maksimale. Gjobat për mosdhënien e përparësis­ë shkojnë nga 5 mijë deri në 8 mijë lekë dhe pesë pikë të hequra nga patenta, ndërsa kur shkelja përsëritet 2 herë brenda vitit, pezullohet leja e drejtimit nga 6- 12 muaj. Edhe për parakalimi­n e gabuar masat janë rritur minimalish­t 5 herë, kurse ushtrimi i presionit në rrugë me sisteme ndriçuese do të ndëshkohet rëndë, nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë dhe 5 pikë të hequra nga patenta. Gjoba ka edhe për mospërdori­min e kaskës në motor apo mosmbajtja e jelekut fosforeshe­nt natën për motoçiklis­tët. Nëse drejtuesi i mjetit ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit, gjobitet nga 1- 3 mijë lekë.

 ??  ??
 ??  ?? Lleshaj, dje gjatë konferencë­s për sigurinë rrugore
Lleshaj, dje gjatë konferencë­s për sigurinë rrugore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania