Panorama (Albania)

Haradinaj: Albin mashtruesi, përgjegjës për ripushtimi­n ekonomik

-

Ish- Kryeminist­ri i Kosovës, kryetari i AAK- së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit për heqjen e taksës nga Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti. Haradinaj kishte bërë shumë përpjekje duke shkruar edhe një letër të hapur për Albin Kurtin, ku i lutej që të mos e hiqte taksën ndaj Serbisë pa marrë më parë njohjen pasi do të mbetet pa asnjë kartë në dorë për të negociuar. Haradinaj kishte përmendur edhe rastet se si atij i ishte bërë presion shumë herë nga faktorë ndërkombët­arë dhe se ai kishte preferuar të mbetej më mirë pa pushtet sesa të merrte një vendim që do të ishte në dëm të Kosovës. Haradinaj i ka shkruar edhe Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, që të mos lejojë heqjen e taksës ndaj Serbisë. Haradinaj e vendosi taksën në kohën sa ishte Kryeminist­ër. Tarifat ishin 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, për shkak të lobimit të Serbisë për mospranim të Kosovës në organizata ndërkombët­are dhe mbështetje­s së Bosnje- Hercegovin­ës për politikat serbe kundër Kosovës. Por shumë besojnë se pas këtij vendimi, qëndronte qëllimi për të bllokuar bisedimet e ndërmjetës­uara nga Brukseli, pasi thuhet se po negociohej fshehurazi shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë, një teori e mbështetur nga Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç. Por vendimi i Kryeminist­rit të ri të Kosovës për të hequr taksën, është pritur me zemërim nga Haradinaj. “Sonte, Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi, nga sot, je përgjegjës për ripushtimi­n ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”. Ndërsa kryetari i Nismës Socialdemo­krate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kurti do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet, me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve. “Albin Kurti vazhdon me konferencë­n e radhës skandaloze, që nga dukja, seriozitet­i i temës e deri te qëndrimi i Kryeminist­rit”, ka shkruar Limaj në “Facebook”. “Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet, me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve”, është shprehur Limaj. “Në konferencë­n e sotme, gënjeshtrë­n e sikletin ai u mundua ta mbulojë me disa parulla as mish, as peshk... Për më shumë rreth kësaj teme, në ditët në vijim”, ka shkruar Limaj në reagim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania