Panorama (Albania)

Nexhmije Hoxha: Si më braktisën miqtë kur rrëzuan monumentin e Enverit

-

Si e kujtonte Nexhmije Hoxha në librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës dhe braktisjen nga miqtë dhe shokët e Byrosë Politike, me në krye, Ramiz Alinë.

Në orët 14: 00, në sallën e madhe të mbledhjeve të Plenumit, kishin ardhur anëtarët e KQ që ishin në Tiranë dhe, ndoshta, edhe nga Durrësi, sepse mbaj mend që ishte edhe Moikom Zeqo, i cili ishte sekretar i Komitetit të Partisë për Durrësin, por jo anëtar i KQ. Në presidium ishin ulur Ramiz Alia, Adil Çarçani, Xhelil Gjoni e dikush tjetër. Ramizi informoi pjesëmarrë­sit se si mund të dilej nga kjo gjendje. Nuk kishte kaluar shumë nga fillimi i diskutimev­e dhe i debatit, kur hyri në sallë ndihmësi i Ramizit dhe i dorëzoi këtij një copë letër. Ai e lexoi vetë, pastaj na e lexoi edhe neve. Në të thuhej: “Demonstrue­sit në sheshin ‘ Skënderbej’ kanë rrëzuar monumentin e shokut Enver…”. Ramizi e ktheu letrën përmbys mbi tavolinë, përplasi pëllëmbën mbi të dhe kaq. Asnjë fjalë a koment për këtë akt vandal, vetëm tha: “Siç e shikoni, shokë, gjendja po acarohet…”.

Nga kjo unë nënkuptova se, me një fjalë, “duhet të tërhiqemi…” ( ç‘ u tha konkretish­t në atë moment dhe ç’u diskutua më pas, unë nuk e di…). Aty ku isha ulur, fillova të qaj në heshtje e lot të nxehtë që rridhnin vetë dhe koka më buçiste fort nga rrahja e tëmthave. Nuk kaluan veçse disa minuta, kur Ramizit i dorëzuan një njoftim të dytë. Ai e lexoi dhe tha: “Monumentin po e heqin zvarrë për ta çuar te studentët në grevë…”. Unë nuk durova më, jo vetëm nga dhimbja, por shumë e revoltuar nga kjo mbledhje forumi, gjoja kolegjial, ndaj mblodha letrat me shënime, i futa në çantë, u ngrita dhe pa marrë leje dola nga salla.

Jam penduar shumë, që para se të largohesha, nuk iu drejtova Ramizit e t’i thosha: “Ç’bëhet kështu, shoku Ramiz, në rrugë po heqin zvarrë monumentin e udhëheqësi­t tonë, Enver Hoxhës, për t’ua çuar ‘ kurban’ studentëve, gjoja në grevë urie e ne rrimë e diskutojmë këtu si t’i kënaqim ata, duke i hequr dhe emrin e tij universite­tit, që ai ngriti...”. Por, ndoshta, nuk do të arrija t’ia thosha këto fjalë, sepse isha shumë e ngashëryer. Dola nga salla, kalova gjithë korridorin, ku, deri tek ashensori, punonjës të aparatit, shokë e shoqe, oficerët shoqërues,

Në praninë e dhjetëra qytetarëve e miqve të saj, ceremonia mortore u zhvendos në varrezat e Sharrës, ku i ishte rezervuar një vend në më përqafonin, më hidhnin dorën në sup, por unë as u ndala, as fola, vazhdova rrugën pa e ulur kokën....

... U ngrys ajo ditë e përzishme dhe askush nuk më erdhi, askush nuk më mori në telefon, asnjë nga anëtarët e Byrosë Politike a sekretarë të KQ, asnjë nga shokët e shoqet më të ngushtë. Unë tashmë e kisha mbledhur veten plotësisht. Nga kjo braktisje dhe nga paniku i shokëve e miqve më të afërm, më mbeti veç një shije e hidhur dhe e ndjeva se më duhej të notoja e vetme në dallgët e këtij vërshimi kundërrevo­lucionar e antikomuni­st, të mbaja e të shpëtoja familjen time, fëmijët e mi e të vegjlit e tyre, që nuk m’u ndanë, dhe, pa shumë fjalë, më shumë me sjelljen e tyre, donin të më tregonin që s’ishin fare të frikësuar.

.... Nuk kaloi shumë kohë dhe erdhën Ramizi me Adilin. I prita me një fytyrë të zymtë. U ulëm në një kënd të sallonit. Ramizi, me një zë të këputur, tha: “Na vjen keq për atë që ngjau dje...”.

Unë e ndërpreva: “Keq? Turp, turp, turp i pashlyeshë­m! Ju e dini, - vazhdova, - kur vdiq Enveri, ju dhe askush tjetër nuk më pa të qaja. Qe një ngushëllim i madh për mua që atë e qau një popull i tërë... kurse dje, qava dhe ulërita nëpër shtëpi, si një e plagosur... Enveri u la të tërhiqej zvarrë në sheshin ku ti u betove, shoku Ramiz, u la për t’ua çuar kurban studentëve, që gjoja bënin grevë urie me këngë rrok, për t’i hequr emrin e Enverit universite­tit, që u ngrit me iniciativë­n e tij. Më vjen keq, shoku Adil, që ju e mbyllët karrierën tuaj me një firmë për heqjen e emrit të Enverit...”. krahë të të shoqit. Mungoi në këtë ndarje të fundit i biri, Sokoli, me të shoqen Liljanën, dhe po ashtu mikeshat e ngushta të Nexhmijes, me të cilat ndau pushtetin për dekada.

I vetmi që ka folur për jetën dhe veprën e Hoxhës, ka qenë Gjik Kurtiqi, aktualisht sekretar i Organizatë­s së Veteranëve të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Tre kryetarët e partive komuniste, PPSH- së, Partisë “8 Nëntori” dhe Partisë Komuniste Shqiptare, respektivi­sht, Bardhi Azisi, Preng Cuni dhe Marko Dajti, të pranishëm në ceremoni, shprehën indinjatën e tyre për mungesën e ish- zyrtarëve të lartë të nomenklatu­rës komuniste në përcjellje­n e gruas së Enver Hoxhës. Madje, aty për aty, vunë në dukje disa nga emrat e tyre. Ata e vlerësuan të pajustifik­uar mungesën e Vito Kapos, Lenka Çukos, Themie Thomait e Tefta Camit në lamtumirën e Hoxhës, e cila, veç të tjerave, ka shënjuar dhe karrierën e tyre, në krye të nomenklatu­rës komuniste. E vërteta është se në ceremoninë mortore të së vesë së diktatorit nuk u shfaq asnjë nga ishzyrtarë­t e lartë të kupolës së dikurshme. Akoma më indinjuese për të pranishmit ishte mungesa e Sokolit, djalit të Hoxhës me të shoqen, të cilët, siç u mësua aty, kishin 15 vite që ishin ndarë me familjen e Enverit. Në përcjellje­n e Hoxhës morën pjesë dhe një grup të moshuarish nga Kosova dhe Dibra e Madhe, që u shfaqën me flamurin kombëtar dhe portretin e Enverit në duar.

Gjatë gjithë kohës familjarët u përkujdesë­n t’i qëndrojnë larg medias dhe komenteve gjithëfarë­llojëshe të të pranishmëv­e.

Nexhmije Hoxha u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 99- vjeçare, në banesën e saj në Laprakë të Tiranës. Qysh me krijimin e Partisë Komuniste shqiptare, ajo ka qenë e zgjedhur në organet e larta të saj, ndërkohë që për shumë vite ka kryer detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste. Si njeriu dhe bashkëpunë­tori më i afërt i shefit të regjimit, në periudhën postkomuni­ste është akuzuar për ndikimin e saj në krimet e diktaturës.

 ??  ??
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania