Panorama (Albania)

ZBARDHET LIGJI

Dokumenti, tri kushtet e reja për tapitë me 7501

-

DRAFTI I PLOTE/ Qeveria do ndryshojë edhe një herë ligjin për tapitë e ndara me 7501. Gazeta zbardh dokumentin e plotë me kategoritë që preken dhe mënyrën si do rishikohen tapitë. Tre hapat që duhet të ndjekin familjet për regjistrim­in e tokës dhe afati 45- ditor për dokumentet që duhen plotësuar

Asnjë tapi e dhënë nuk do të preket. Gazeta zbulon draftin “Për disa ndryshime në ligjin për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë”, në të cilin, ndryshe nga varianti fillestar, është përcaktuar që Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi ( AMTP), të cilat janë regjistrua­r në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk do të jenë objekt shqyrtimi nga Kadastra dhe se përfituesi­t e titujve të regjistrua­r mund të disponojnë lirisht pasuritë.

Këto ndryshime vijnë si reflektim pas “vërejtjeve” të bëra nga Komisioni i Venecias, i cili i konsideroi nenet 7 dhe 9 të ligjit të ri në kundërshti­m me Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

KRITERET E REJA Në draftin që gazeta ka siguruar krahas përmbysjes së dy neneve të mësipërme janë shtuar edhe disa pika të tjera, në të cilat saktësohen edhe më tej procedurat që do të ndiqen. Ndonëse në bazë ligji ka mbetur i njëjtë, nenet janë riformulua­r. Ndryshimi i qenësishëm është fakti që ndryshe nga varianti fillestar, Qeveria ka hequr dorë nga të bërit e rolit të gjykatësit për të shfuqizuar tituj sipas orekseve politike duke e zhvendosur këtë kompetencë aty ku i takon, tek organet gjyqësore. Por çfarë do të ndodhi me AMTP- të e dhëna, por që janë ende të paregjistr­uara? Në këto kushte gjendet pothuajse 80 për qind e territorit, pra, në kushtet kur disponohet titulli, por të dhënat nuk kanë kaluar në sistem. Ligji i ri përcakton që një titull i dhënë, i fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, por i paregjistr­uar në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e, nuk do t’i nënshtrohe­t verifikimi­t të vlefshmëri­së. Por kjo nuk do të thotë që çdo titull i dhënë do të legjitimoh­et. Për këtë kategori janë caktuar disa kritere që do të shërbejnë si filtër. Kështu, pasuria do të regjistroh­et në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e nëse: Përfituesi i AMTP ka qenë i legjitimua­r për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimua­r, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgiml­ënësit gjatë krijimit të kooperativ­ës apo ndërmarrje­s bujqësore. Së dyti, përfituesi i AMTP ka marrë tokë në territorin e vetëm një kooperativ­e ose ndërmarrje bujqësore. Së fundmi, toka, për të cilën është lëshuar AMTP- ja, nuk ka qenë “truall”, përveç rastit të truallit të banesës së ndërtuar para datës 10.08.1991, në pronësi të përfituesi­t të AMTP- së, “vepër e infrastruk­turës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh”, ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit. “Nëse AMTP nuk mund të regjistroh­et, pram atëherë kur bie ndesh me këto kritere, Agjencia e Kadastrës, në përputhje me Kodin e Procedurav­e Administra­tive, njofton përfituesi­n e AMTP mbi konstatime­t, në mënyrë që ai të paraqesë shpjegimet dhe provat që disponon, brenda 45 ditëve”. Në tejkalim të këtij afati kohor merret edhe vendimi.

BLERJA E TOKËS Nëse gjatë regjistrim­it të pasurisë, rezulton që sipërfaqja e përfituar është më e madhe se ajo e përcaktuar, atëherë familjet kanë të drejtë ta blejnë atë me çmim tregu. “Nëse pas saktësimit dhe pozicionim­it në hartën kadastrale sipas pikës 2 të këtij neni, rezulton të ketë përfitues që posedojnë sipërfaqe shtetërore shtesë ( mbi atë të përcaktuar në AMTP), ata kanë të drejtë të kërkojnë kalimin e pronësisë për këto sipërfaqe, deri në masën njëzet për qind të sasisë së sipërfaqes të AMTP- së. Çmimi i kalimit të pronësisë është ai i përcaktuar në hartën e vlerës së pronës për tokën bujqësore. Kur subjekti nuk e kërkon, e refuzon apo nuk shlyen vlerën, sipërfaqja shtetërore shtesë i mbetet fondit të tokës bujqësore në përdorim të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore. Mbi pronën regjistroh­et barra ligjore deri në shlyerjen e vlerës”, përcaktohe­t në ligj. Kujtojmë që vjet më parë ky ligj u dërgua në Komisionin e Venecias. Ky Komision në raportin final kërkoi të rishikohen nenet 7 dhe 9 të ligjit të ri, duke mbajtur në konsiderat­ë faktin që titujt bujqësorë në formën e AMTP- ve si edhe përdorimi i vazhdueshë­m i pronës, pavarësish­t se mungon tapia, përbëjnë pronë të mbrojtur, që s’mund të cenohet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania