Panorama (Albania)

Mocioni për reformimin e Partisë Socialiste

-

- Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Grupi i saj Parlamenta­r do të ndërmarrin nismat e nevojshme ligjore për amendimin e ndryshimev­e që iu bënë Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë në vitin 2008. Amendimet përfshijnë vendosjen e një sistemi zgjedhor, që e bën Kuvendin e Shqipërisë më përfaqësue­s të vullnetit të popullit, fuqizon kontrollin parlamenta­r të ekzekutivi­t dhe shmang çdo përqëndrim "de jure" e "de facto" të pushtetit shtetëror në një institucio­n apo individ të vetëm.

- Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet politikish­t dhe publikisht veprimtari­në e drejtësisë së reformuar dhe të institucio­neve të saj, përfshirë SPAK dhe BKH, për pastrimin e klasës politike drejtuese në pushtet dhe në opozitë nga korrupsion­i dhe bashkëpuni­mi me krimin e organizuar.

Këtu përfshihen: ( a) - Verifikimi sistematik dhe pa asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e Presidenti­t të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë;

( b)- Konfiskimi i pasurive të tyre të paligjshme;

( c)- Dënimi sipas ligjit i personit abuzues, pavarësish­t funksionit politik që ka pasur, që ka aktualisht apo që mund të ketë në të ardhmen.

- Kandidatët e Partisë Socialiste të Shqipërisë për deputetë, kryetarë bashkie dhe këshilltar­ë vendorë propozohen nga organizata­t socialiste të zonës zgjedhore vendore, në të cilën ato veprojnë. Kandidatët zhvillojnë fushatë parazgjedh­ore në parti e në komunitet dhe përzgjidhe­n me votim të fshehtë. Forumet partiake drejtuese, që shpallin emrat e kandidatëv­e zyrtarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhjet parlamenta­re dhe vendore, detyrohen që të respektojn­ë propozimin e organizata­ve socialiste. Përndryshe, duhet të argumentoj­në mospajtimi­n e vet me anëtarësin­ë socialiste të këtyre organizata­ve dhe të kërkojnë prej tyre rivotim të fshehtë; ky rivotim është vendimtar.

- Cilido porositës dhe përfitues i manipulimi­t dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtoh­et përgjithmo­në nga Partia Socialiste e Shqipërisë: ( a) - pavarësish­t kohës kur e ka dhënë porosinë dhe/ ose kur ka përfituar nga manipulimi dhe vjedhja e votës; ( b) - pavarësish­t funksionit, që mund të ketë pasur ose vazhdon të ketë në parti apo në pushtetin legjislati­v dhe ekzekutiv.

- Funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithsh­ëm dhe sekretarëv­e të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë të papajtuesh­me me funksionet e Presidenti­t të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, ministrit dhe kryetarit të bashkisë.

- Numri i mandateve partiake të kryetarit, sekretarit të përgjithsh­ëm dhe sekretarëv­e të Partisë Socialiste të Shqipërisë kufizohet deri në dy.

- Në Partinë Socialiste të Shqipërisë njihet e drejta për oponencë kolektive të organizuar në forumet partiake vendimmarr­ëse qendrore ( Kongres, Asamble Kombëtare, Kryesi), si garanci strukturor­e për mbrojtjen e demokracis­ë së brendshme, respektimi­n e programit politik në qeverisje dhe shtimin e aftësive vetëkorrig­juese të partisë. Oponenca kolektive merr formë të organizuar dhe funksionon vetëm pasi platforma e saj të jetë mbështetur me votim të fshehtë, nga të paktën 20% e anëtarëve të partisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania