Panorama (Albania)

Moikom Zeqo kujton vitet ‘ 70-’ 74 me Maks Velon, Neritan Ceka: Dy betejat e fundit, Teatri e Stadiumi

REFLEKTIME­T E MIQVE TE ARKITEKTIT, UVIL ZAJMI RRËFEN VELON SI TIFOZ

- UVIL ZAJMI

Publicisti dhe gazetari Uvil Zajmi tregon për Velon si dashamirës të sportit, duke u ndalur në një takim të tyre në tribunën e stadiumit “Skënderbeu”

ME MAKS VELON

NË TRIBUNË Ka qenë tetor i vitit 2018, kur në tribunën e stadiumit “Skënderbeu”, në Korçë, jam takuar e kam pirë një kafe me Maks Velon. Nuk e kam harruar, përkundraz­i, dhe nisur nga kujtimet, opinionet e miqve, artistë, shkrimtarë, publicistë etj., të shprehura nga impakti, ndjeshmëri­a që provokoi këto ditë largimi i tij nga jeta, më riktheu edhe mua tek ai takim befasues, ndryshe nga si e njihja dhe mendimin që kisha për të. Nuk ishim në një ekspozitë, as mjedis artistik, por në një atmosferë tjetër, jo të qetë, por të zhurmshme, si ajo që krijon një stadium futbolli. Nuk e pata dëgjuar asnjëherë më parë në intervista­t, bisedat televizive kur fliste për angazhimet e tij, madje më dukej absurde një Velo dashamirës sporti dhe futbolli të ishte një tjetër pasion i tij, por i papërfshir­ë publikisht në shumëdimen­sionalin kulturor që administro­nte. Do të ishte, pra, takimi Skënderbeu­Kukësi, ndërsa në pushim ngjitem lart në lokalin e tribunës, për të pirë një kafe të shpejtë, kur krejtësish­t i befasuar, në atë mjedis të vogël, të këndshëm, të ngrohtë, midis drejtuesve, gazetarë, të ftuar, ulur duke pirë një çaj shoh edhe Maks Velon. I mirënjohur nga të gjithë për të kaluarën dhe vlerat intelektua­le të tij, sinqerisht hezitova për një çast, kur papritmas u ndodha para tij. Ndala, ishte i vetëm në një tavolinë të vogël, e pashë, iu afrova, u përshëndet­a, u prezantova si një admirues i tij dhe i veprës së tij dhe mendova se ishte i ndodhur në Korçë për punët e tij, i them se “për mua, prezenca e Maks Velos në stadium ishte më shumë se një surprizë”. “Jam dashamirës i vjetër i sportit e në Korçë kam ardhur vetëm për ndeshjen e nga Tirana nisem kur luan ‘ Skënderbeu’, pasi jam tifoz i tij. Pastaj edhe futbolli më pëlqen. Nuk ka gjë më të bukur kur shikon këtë atmosferë sportive ( që vërtet ishte e tillë). Sa mirë më erdhi kur korçarët, të respektues­hëm, duartrokit­ën edhe për kundërshta­rin, tifozët janë shumë respektues. Një ndeshje futbolli, është një shfaqje artistike, transmeton energji, ka lëvizje, shpreh lirinë, fantazinë e individit…”, më thotë. Në ato pak minuta konstatova se ai ishte i mirinformu­ar, i kujdesshëm në detaje, folëm diçka edhe për pikturën e ndërsa dëgjoj vërshëllim­ën e arbitrit për fillimin e pjesës së dytë, largohem duke e ndërprerë bisedën me Velon, tashmë i lirë për të ndjekur pjesën e mbetur, ndërsa unë për t’u kthyer në vendin tim. I ulur jo në sektorin VIP, ndërsa e vështroja, më kujtohej kur në stadiume ishte traditë të vinin edhe njerëzit e artit, figura të njohura, po aq popullorë sa lojtarët, se edhe ata ishin tifozë. Me kalimin e viteve, ndryshimev­e sociale, mentalitet­it, ai ritual që humbi, ishte e rrallë të takoje në stadium një njeri të artit. Por, kur pashë Maks Velon, u ndjeva i emocionuar dhe m’u rikthye ajo ndjesi e harruar. Një artist, një intelektua­l i pranishëm në një ndeshje futbolli të kampionat shqiptar, tejet i munguar në vite, dekadat e fundit në Shqipërinë sportive ( e kundërta në stadiumet europiane kur kamerat fokusojnë aktorë e personazhe të jetës publike të pranishëm në të tilla evenimente). Kujtoj, se, duke pirë kafen, e pyeta nëse pas përfundimi­t dëshironte të vinte me mua në Tiranë, por jo më tha e pas ndeshjes nuk u takuam. Duke u kthyer, i zhytur në mendime që të ofronte errësira e rrugës, shoqëruar me pak muzikë, më vinte në mendje edhe takimi me Velon, befasues për shumë arsye. Maksin e konsideroj­a një personazh krejtësish­t të shkëputur e jashtë botës sportive, një arkitekt, piktor, shpirt artisti, publicist, librat e të cilit i kam lexuar me shumë interes për nga stili, historitë, ngjarjet, vështirësi­të, një dramë sa njerëzore, aq familjare, që ai i përcjell të trajtuara realisht, thellësish­t dhe shumë emocionues­e. Janë disa libra, ndërmjet tyre veçoj të Velos, Zhitit, Lubonjës etj., që të tronditin për nga përmbajtja, dënime absurde, për vuajtjet, fate, jetë të shkatërrua­ra pa asnjë motiv, për personin, familjen, shoqërinë, pse mendon, vepron, gjykon, jeton, dëshironte, shijonte pak ndryshe. Nisur nga fakti se një pjesë të adoleshenc­ës, rinisë, e kam kaluar në studiot e piktorëve, skulptorëv­e, kanë ndikuar ta njoh mirë atë mjedis, atmosferë artistike, me Velon ishte ndryshe. Sa herë që takoja Velon, kisha tjetër emocion, tjetër përqendrim. E vështroja gjatë, kërkoja, tentoja të gjeja çfarë ai kishte kaluar, e dëgjoja kur fliste, e pyesja pak për librat, por pa shumë rikthime tek e kaluara e tij për të mos e lënduar. Pas kafes në tribunën e ‘ Skënderbeu­t’, në ato pak takime që vijuan më të, më sillte disa skica të Tiranës, për të ilustruar shkrimet e mia te “Panorama” për nostalgjin­ë. Të jashtëzako­nshme nga dora e tij, të realizuara në kohën, vitet e ëndrrave, kulmin e pasionit e krijimtari­së. M’i tregonte me kënaqësi, pastaj m’i dhuronte, fotokopje sigurisht, pasi origjinale­t i mbante vetë. Për të ardhur te ndarja e tij nga jeta pak ditë më parë, që pas saj, për një çast m’u kujtua, m’u rikthye ajo mbrëmje sportive në Korçë, ndërsa ktheja kokën nga tribuna, e mes spektatorë­ve, britmave të tyre, dalloja portretin e veçantë të një artisti, figurën e një intelektua­li, që aq thjesht, pa fjalë, i qetë, i heshtur, qëndronte midis tyre duke ndjekur ndeshjen. Ajo mbrëmje ka qenë e do të mbetet e paharruar për mua, kur pikërisht atë natë në tribunën e stadiumit korçar, kam takuar, kam pirë një kafe me Maks Velon, pasi ai kishte edhe edukatë sportive, ishte edhe dashamirës i futbollit, tifoz i “Skënderbeu­t”.

 ??  ?? Moikom Zeqo
Moikom Zeqo
 ??  ?? Maks Velo
Maks Velo
 ??  ??
 ??  ?? Një skicë nga Maks Velo
Një skicë nga Maks Velo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania