Panorama (Albania)

Pandemia dhe Shqipëria

- FATOS LUBONJA

Evërtetë, nga karantina ku ndodhemi, jeta që kemi lënë, me ato zakonet e përditshme, baret ku pinim kafen e mëngjesit me miqtë, daljet për ndonjë drekë jashtë qytetit,...

Dyshoj se kjo pandemi do të sjellë realisht ndryshime pozitive të botës, që të reflektohe­n edhe në provincën tonë. Ndoshta, për këtë, do të duhet një krizë edhe më e madhe sesa kjo. Por nëse shqiptarët presin t’i çlirojë bota nga narkoshtet­i i tyre, që është karikatura më e shëmtuar e sistemi neoliberis­t globalist, kjo nuk do të ndodhë pasi, në rastin më të mirë, do të vazhdojnë të mbeten skllevër, siç kanë mbetur deri më tani, dhe, në rastin më të keq, sepse kjo flamë që i ka rënë Shqipërisë, deri atëherë do t’i ketë shfarosur shqiptarët.

punën së bashku me të tjerë, na duket shumë më e bukur dhe më e dashur se më parë. Është, prandaj, e natyrshme që ideja e daljes të shoqërohet me dëshirën për t’u kthyer atje ku ishim. Por, kujdes, “atë që ndodh përditë, mos e quani të natyrshme”, thotë Brehti. Në fakt, vetëm pak më thellë po të gërmojmë, do të zbulojmë se kjo që po ndodh sot, - qoftë si shkak i shpërhapje­s së virusit, qoftë si pafuqi dhe papërgatit­je për ta parandalua­r e luftuar, qoftë si përdorim i pandemisë nga pushteti për të kontrollua­r edhe më njerëzit- e ka origjinën mu te normalja apo e natyrshmja e djeshme. Prandaj, sot, kudo në botë, krahas kategorisë që mezi pret të kthehet ku ishim, po zgjerohet shumë kategoria e atyre që mendojnë se bota jo vetëm nuk do të jetë më, por as duhet të jetë më ajo që ka qenë.

Çfarë bote do të vijë apo duhet të ndërtojmë, çfarë Europe, çfarë shteti, çfarë demokracie, çfarë ekonomie? Janë pyetje që janë ndërfutur vazhdimish­t në mendimet tona në intervalet e informimit mbi kurbat e infektimit, të shërimit e të vdekjeve nga koronaviru­si.

Kategoria e ndryshimit ndahet në të dorëzuarit, të cilët, edhe pse e duan atë, thonë se asgjë nuk do të ndryshojë, pasi shumica syverbër do t’i kthehet asaj që e ka quajtur “e natyrshme”, nga e cila, po të perifrazon­im Heiddegger­in, “vetëm një Zot mund të na shpëtojë” dhe ata që shprehin mendimin se e ardhmja do të ndryshojë. Por edhe këta të dytët ndahen në pesimistët që paralajmër­ojnë se e ardhmja rrezikon të jetë më e keqe se ajo që kemi lënë dhe optimistët që shpresojnë ( dhe rekomandoj­në se çfarë duhet ndryshuar) që e ardhmja do të jetë më e mirë.

Si pesimistët, edhe optimistët, takohen tek ideja se kriza e pandemisë ka shtruar imperativi­n e rritjes së rolit të shtetit, por ndërsa të parët shohin këtu rreziqet, të dytët shohin mundësitë. Le t’i shohim cilat janë idetë kryesore të tyre.

RREZIKU PËR MË KEQ

Shqetësime­t e pesimistëv­e nisen nga fakti se situata e krijuar me karantinim­in e gjithë shoqërisë ka evokuar fantazmën e “njeriut të zhveshur”, siç e quan Giorgo Agamben, sipas të cilit një shoqëri ku njeriu reduktohet në qenien biologjike, ku synimi për të mbetur gjallë e çon atë te zhveshja e dimensione­ve sociale, politike, të humanizmit, afektivite­tit, nuk mund të jetë një shoqëri e lirë. Agamben i referohet njeriut në regjimet totalitare, ku rasti më ekstrem ishin të burgosurit politikë, që zhvisheshi­n deri nga të drejtat më elementare të patjetërsu­eshme si liritë personale të lëvizjes, të fjalës, të jetës me familjen, të zgjedhjes e pasjes së një pasaporte e ku hebrenjve u zhvishej edhe emri, që u zëvendësoh­ej me një numër. Por evokimi i kësaj fantazme nuk është pa lidhje me situatën që po përjetojmë. Sepse edhe në këtë gjendje të jashtëzako­nshme u zhveshëm ( apo po na zhveshin, kjo varet si ta shohësh) nga liritë personale dhe nga disa dimensione që janë vetëm të njeriut: kishat e xhamit, ku njeriu zhvillon dimensioni­n e tij religjioz janë ende bosh. Shkollat e universite­tet që e bëjnë homo sapiens janë edhe ato bosh, Parlamenti që e bën

homo politicon është bosh. Po ashtu, si qenie sociale, ne sot nuk mund as që të takohemi e jo më të tubohemi e të protestojm­ë. Gjykatat, që na mbajnë gjallë ndjenjën e drejtësisë, nuk funksionoj­në. Një pjesë e mirë nuk mund të punojnë për të siguruar vetë punën e gojës dhe presin të marrin ndonjë ndihmë nga shteti ose filantropë­t etj.. Pyetja që ngrihet është: deri në ç’masë dhe për sa kohë mund të zhvishemi kësisoj në situata të ngjashme si kjo, pa vënë në rrezik lirinë?

Idetë që po qarkullojn­ë sot se shtetet autoritare si Kina janë treguar më funksional­ë sesa shtetet demokratik­e në menaxhimin e kësaj krize janë një rrezik që gjendje të jashtëzako­nshme si kjo të kthehen në një mundësi të jashtëzako­nshme për shtetin autoritar, që, në emër të mbijetesës sonë, por, në fakt, për të forcuar sundimin e vet, të na i bëjë ato të zakonshme. Por nuk mungon as frika e dorëzimit të sigurisë sonë te multinacio­nalet, që dominojnë ekonominë dixhitale, të cilat, në aleancë me shtetin e kontrollua­r fuqimisht prej tyre, të na kthejnë në qenie që jetojnë e punojnë gjithnjë e më virtualish­t në emër të interesave të tyre.

SHPRESAT PËR MË MIRË

“Është mëkat të çosh dëm një krizë”, u shpreh Stiglitz, duke folur për pandeminë. Nobelisti nuk resht së rekomandua­ri ndryshimin e kësaj bote. Shpresat se kjo krizë do të na shtyjë të ndryshojmë, ndërtohen në idenë se ajo do të na shtrëngojë:

Të kthehemi te primati i politikave vizionare mbi ekonominë e udhëhequr nga syverbësia egoistike e tregut.

Të kthehemi te primati i publikes mbi privaten – veçanërish­t për sa i përket shëndetit publik.

Të kthehemi te shteti social sovran ose krijimi i një shteti social global kundër liberizmit globalist që i ka kthyer shtetet në menaxhues të interesave të pakicës.

Të garantojmë për të gjithë disa të drejta themelore si ajo e shëndetit falas dhe e arsimit falas.

Të ndalim shfrytëzim­in e shkalluar të natyrës, prishjen e ekosistemi­t - ku shumica gjejnë edhe burimin e këtij virusi të ri. Të marrim masa ndaj ndotjes globale. E të tjera. Të gjitha këto kuptohet se nënkuptojn­ë rritjen e rolit të shtetit.

CILI SHTET? SI? PSE? – DHE RASTI SHQIPTAR

Kur bëhet fjalë për atë ‘ App’- in që mund të instalohet në smartfonët tanë për të na kontrollua­r lëvizjet, sipas modelit korean, pyetja shtrohet: cili shtet do t’i ketë në dorë këto aplikacion­e, si do t’i përdorë ato dhe pse, për të ruajtur shëndetin tonë apo për të kontrollua­r liritë tona? I njëjti parim, “cili”, “si”, “pse”, vlen dhe për çdo ndryshim në favor të rritjes së fuqisë së shtetit në menaxhimin e jetës sonë. Atje ku shteti është i qytetarëve, me qytetarët, për qytetarët, fuqizimi i tij nënkupton fuqizimin e demokracis­ë, atje ku shteti është i pakicës, me pakicën dhe për pakicën, atje fuqizimi i shtetit nënkupton fuqizimin e tiranisë.

Se ku pozicionoh­et Shqipëria në këtë alternativ­ë u bë edhe më e qartë po të kemi parasysh “Si”- në e menaxhimit të krizës së koronaviru­sit. Kryeminist­ri i një pakice oligarkësh dhe narkotrafi­kantësh, që ka shfaqur në mënyrë progresive sjellje të jashtëzako­nshme, i thelloi këto sjellje në kushtet e reduktimit tonë në qenie biologjikë, duke thelluar parimin, sipas të cilit: atje ku njerëzit reduktohen në dele, lind nevoja e bariut. Shteti nuk është sjellësi bashkëpunu­es me qytetarët, por si terrorizue­s e frikësues i deleve. Arma kryesore që ka përdorur ka qenë karantinim­i maksimal dhe ndihmat minimale ekonomike, sanitare, psikologji­ke: rritja e pushtetit të bariut mbi delet.

Në këto kushte, e gjithë drama e kësaj pandemie që ka shkundur sistemin neoliberis­t globalist edhe atje ku ai funksionon më mirë, në Shqipëri nuk ka hapur asnjë debat për si dhe çfarë duhet të ndryshojmë. Gjithçka po reduktohet në propagandi­min e një “historie suksesi”, ende pa mbaruar pandemia. Nuk mund të ndodhë ndryshe në një regjim që punon sistematik­isht dhe kapilarish­t për shndërrimi­n e elitës intelektua­le e mediatike në shërbëtore të propagandë­s së tij. Nga sa duket qartë prapa ekranit, po vazhdon rritja e peshës së parave të pista të krimit në strukturën e pushtetit, forcimi edhe më i pakicës të lidhur gjithnjë e më shumë me qeverinë si dhe varfërimi edhe më i shumicës, një pjesë e mirë e së cilës, në mungesë të aftësisë për t’u organizuar në një opozitë të besueshme, mezi po pret hapjen e kufijve për të emigruar.

Ndryshimet në Shqipëri, për mirë apo për keq, fatkeqësis­ht kanë ardhur gjithnjë nga jashtë. Kështu ka ndodhur kur ajo u krijua më 1912 ( Lufta e Parë Ballkanike). Kështu ndodhi kur u çlirua nga regjimi i Zogut dhe u vendos regjimi komunist ( Lufta e II Botërore). Kështu ndodhi kur u çlirua nga regjimi komunist dhe u hodhën themelet e këtij narkoshtet­i ( Mbarimi i Luftës së Ftohtë). Dyshoj se kjo pandemi do të sjellë realisht ndryshime pozitive të botës, që të reflektohe­n edhe në provincën tonë. Ndoshta, për këtë, do të duhet një krizë edhe më e madhe sesa kjo. Por nëse shqiptarët presin t’i çlirojë bota nga narkoshtet­i i tyre, që është karikatura më e shëmtuar e sistemi neoliberis­t globalist, kjo nuk do të ndodhë pasi, në rastin më të mirë, do të vazhdojnë të mbeten skllevër, siç kanë mbetur deri më tani, dhe, në rastin më të keq, sepse kjo flamë që i ka rënë Shqipërisë, deri atëherë do t’i ketë shfarosur shqiptarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania