Panorama (Albania)

Drejtësia, Meta kujton mungesën e Kushtetues­es, PS reklamon Reformën

KLGJ ka përzgjedhu­r relatorët për secilin kandidat

-

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur vlerësimin e kandidatëv­e që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. Me anë të një njoftimi të disa ditëve më parë, KLGJ- ja ka njoftuar se me anë të shortit ka përcaktuar relatorët për secilin kandidat. “Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishm­e. Më konkretish­t, Këshilli miratoi fillimin e procedurës së verifikimi­t të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve që kanë aplikuar për pozicionet e lira të shpallura me Vendimin nr. 82, datë 26.02.2020 ( në fushën e së drejtës administra­tive) dhe me Vendimin nr. 85, datë 26.02.2020 ( në fushën e së drejtës civile), të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas kësaj vendimmarr­jeje, Këshilli përmes shortit caktoi relatorët për secilin kandidat”, shkruhej në njoftim.

Më konkretish­t: për kandidaten Albana Boksi është zgjedhur relator Alban Toro; Për kandidaten Alma Hicka është zgjedhur relator Alban Toro; Për kandidatin Gentian Medja është zgjedhur Ilir Toska; Për kandidatin Dhimitër Lara është zgjedhur Marçela Shehu; Për kandidatin Klodian

Kurushi është përzgjedhu­r Marçela Shehu; Për kandidaten Klodiana Veizi është përzgjedhu­r Alban Toro; Për kandidaten Margarita Buhali është përzgjedhu­r me short Marçela Shehu; Për kandidaten Manjola Xhaxho është zgjedhur Ilir Toska; Për kandidaten Saida Dollani është zgjedhur relator Alban Toro; Për kandidatin Sokol Ngresi është zgjedhur relator Ilir Toska dhe për kandidatin Sokol Ibi është zgjedhur relator Marçela Shehu. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, të emëruar në detyrë me dekret të Presidenti­t të Republikës dhe propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në mbledhjen e zhvilluar më 5 mars, KLGJ- ja njoftoi se nisi procedurat për përzgjedhj­en e kandidatit të katërt për këtë gjykatë, e cila ka një ngarkesë prej më shumë se 35 mijë dosjesh në pritje të shqyrtimit. “Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon procedurën e verifikimi­t të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur, si edhe vendosi në mbledhjen e datës 26.2.2020 hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve, për plotësimin e pozicionev­e të tjera të lira në Gjykatën e Lartë”, njoftoi një javë më parë KLGJ- ja.

 ??  ??
 ??  ?? META ME ANETARET E GJYKATES KUSHTETUES­E
META ME ANETARET E GJYKATES KUSHTETUES­E
 ??  ?? Seancë në KLGJ
Seancë në KLGJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania