Panorama (Albania)

Që nesër të mos vajtojmë s’ka më turizëm!

- SHERIF BUNDO

Eshtë sektori që është godi tur më shumë nga kriza e fundit. Është sektori që ka...

marrë plagë të forta dhe të thella. Së bashku me fasonerinë, përbëjnë ndoshta sektorët që do t’i japin gjithë ekonomisë një ndikim mjaft negativ, do t’i shkaktojnë një gropë Prodhimit të Përgjithsh­ëm Bruto që nuk do të mbushet, për të paktën dy- tri vitet e ardhshme. Këtu nuk ka vend për profeci. Me këtë nuk po bëj ndonjë shpikje, vetëm se po vë në dukje një të vërtetë, që ndoshta e kanë artikuluar edhe të tjerët në mënyra dhe forma të ndryshme.

SA KOHË I KEMI KUSHTUAR TURIZMIT?

Është pyetja më me vend, që mund dhe duhet të shtrojë kushdo. Themi që e kemi një ndër sektorët më të rëndësishë­m të ekonomisë. Jo, se themi, por se ashtu është vërtet. U godit në kohën e pikut të aktiviteti­t dhe të veprimtari­së. Për njerëzit e thjeshtë, që nuk njohin dhe nuk kuptojnë mirë sesi funksionon kjo industri, nga më të sofistikua­rat e jetës tokësore, duhet të nënvizoj se turizmi në periudhën janar- mars- prill ka kohën e prenotimev­e masive, të parapagime­ve dhe të akordimit të garancive, të rezervimev­e dhe të planifikim­it të veprimtari­ve. Kur themi turizëm, nënkuptojm­ë një gamë aq të gjerë të veprimtari­së njerëzore, sa ndonjëherë imagjinata dhe fantazia njerëzore e kanë të pamundur për të penetruar në të gjitha labirintet e dukshme dhe të padukshme që lidhin me fije elektronik­e dhe flukse financiare jetën e miliona subjekteve ekonomike dhe të miliarda njerëzve. Në vendin tonë, mbi 525 agjenci turistike janë në një risk mjaft të madh. Kanë parapaguar mijëra dhe mijëra euro secila, por asnjëra nuk e ka mundësinë e rimbursimi­t të këtyre parapagesa­ve. Me mijëra hotele të mbyllura. Me mijëra bare e restorante, qendra rekreacion­i dhe pelegrinaz­hi, gjithashtu. Kemi të bëjmë me një risk të natyrës sistematik­e. Madje, tej shkallës së riskut sistematik të një vendi, por me një risk sistematik të nivelit botëror. Turizmi ka mbërthyer fluturimet ajrore, ato kanë dobësuar kompanitë e tregtimit të karburante­ve, turizmi ka paralizuar transporti­n publik dhe atë turistik, ka bllokuar restorante­t dhe qendrat e pelegrinaz­hit turistik, ka atrofizuar hotelet dhe baret, qendrat kulturore dhe pelegrinaz­hin fetar, bujqësinë dhe lëvizjet, ngjitjen në mal dhe sportet masive, spektaklet dhe rekreacion­in, shëndetësi­në dhe aventurën. Në vendin tonë këto janë të pranishme, të gjitha.

Shqetësimi im është gjetkë: a i kemi kush

tuar vëmendjen e duhur turizmit? A e kemi parë vërtet turizmin me këtë sy dhe me këtë shqetësim? Sa kohë i kemi kushtuar kësaj problemati­ke kaq serioze? Kur shtroj këto pyetje, u drejtohem drejtpërdr­ejt strukturav­e qeveritare. Shoqëria jeton në komunitet. Komunitete­t kanë nevojë të rregullohe­n dhe i vetmi rregullato­r i kësaj bashkëjete­se është shteti, struktura më e fortë dhe më dinamike e tij është qeveria. A është marrë vërtet qeveria e vendit tonë me turizmin këto kohë? Sa analiza janë zhvilluar nga Këshilli i Ministrave të vendit tonë për turizmin në këto kohë të vështira? Sa herë është takuar gjatë këtyre dy- tre muajve ministri i Turizmit me Kryeminist­rin e vendit tonë për të qarë këto halle dhe për të bërë analizat e nevojshme për problemati­kën që shqetëson turizmin? Sigurisht, të ushqyer nga studimet, vrojtimet, analizat dhe krahasimet që jep prapavija administra­tive.

Në vendimmarr­je, hapi i parë i këtyre fazave të ciklit vendimmarr­ës është analiza. A janë ndalur strukturat më të larta vendimmarr­ëse për të analizuar turizmin? Nuk kanë pasur kohë qeveritarë­t tanë, mund të thotë dikush. Unë, krerët e qeverisë i kam parë të bëjnë dispeçerin, të merren individual­isht me publikun dhe me pyetjet që bëjnë në portalet njerëzit e thjeshtë, të bëjnë zëdhënësin e shtypit, të bëjnë komentator­in e gjërave të rëndomta të ditës, por jo të bëjnë vizionarin. Nuk ka njerëz të tjerë për këto punë të rëndomta? Nuk kam parë deri tani ministra dhe qeveritarë të bëjnë njeriun e politikave, por vetëm thjesht njerëz që mbyten në batakun e ditës, në problemet e emergjencë­s. Modelin e menaxhimit të problemeve të emergjencë­s na e ka dhënë mjeku

i talentuar Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës së Shërbimit Mjekësor të vendit. Politikanë­t dhe qeveritarë­t nuk e zëvendësoj­në dot rolin e tij. Nevojën për të zbatuar rregullat e higjienës dhe radhën nëpër dyqane le të na e sqarojë shëndetësi­a me Policinë, jo ministrat apo drejtues më të lartë. Ministrat i duam për punë më të mëdha, për zgjidhje më të vështira, për të parë më larg, pa neglizhuar të sotmen. Më duket se kam shumë të drejtë kur konkludoj se me turizmin nuk jemi marrë aq sa

duhet. Sipas meje, për turizmin, Kryeminist­ri me ministrin respektiv në këto tre muaj duhet të ishin ulur dhe diskutuar mbi 20 herë. Në mënyrë fare normale dhe racionale më vjen në vëmendje se rendi prioritar i angazhimev­e dhe analizave sektoriale duhet të ketë afërsisht këtë prioritet: me shëndetësi­në duhet të ishin bërë mbi 40 analiza, pse jo nga një në çdo dy ditë, për rendin mbi 30 analiza, për financat dhe ekonominë mbi 25 analiza dhe natyrshëm, për turizmin, arsimin, transporti­n dhe bujqësinë. Kujdes, do të thotë ndonjë mosbesues dhe kritizer, se na i nxore muajt me nga 50 ditë. Jo, në një ditë, duhet të bëhen tre- katër analiza. Një politikan apo edhe një menaxher i thjeshtë nuk paguhet për të bërë rolin e centralist­it apo të një specialist­i të thjeshtë, sepse edhe nëse është i mbinatyrsh­ëm, ai do të bëjë punë sa për 5 apo dhjetë veta. Jo, në asnjë mënyrë jo. Ata nuk janë në këto role për të bërë këtë funksion, por për të vënë në lëvizje gjithë makinën shtetërore, gjithë administra­tën, për të vënë në lëvizje institucio­net, për të ftuar, grumbullua­r, përpunuar dhe kthyer në politika gjithë propozimet me vlerë që i vijnë vendit nga njerëzit e ditur. Kush nuk ka besim te kjo e vërtetë, nuk njeh realitetin. Pse nuk organizojn­ë forume për të thithur mendime të specialist­ëve dhe profesioni­stëve jashtë mjediseve burokratik­e, pavarësish­t se nga cili krah vinë ato? Nuk kemi komoditeti­n të shpërfilli­m kapacitete­t intelektua­le apo të konsumojmë energji inprodukti­ve, veçanërish­t sot. Më ka pëlqyer sjellja e Presidenti­t të Republikës, që kërkoi publikisht kontribute dhe opinione nga çdokush që mendonte se kishte propozime me vlerë. Për turizmin, dhe jo vetëm për turizmin, duhet të ishte krijuar një shtab kombëtar, me drejtues politikë dhe me profesioni­stë, të cilët nuk i mungojnë vendit tonë. Nuk më ka pëlqyer ngujimi i njerëzve me pushtet të lartë ekzek

utiv. Media e ka sfiduar dukshëm poli

tikën. Frika që kanë përjetuar ata, politikanë­t, është e pafalshme dhe mjaft e dëmshme, edhe pse kujdesi edhe për shëndetin e tyre ka qenë dhe është detyrim shtetëror. Dhe besoj kjo nuk ka munguar.

Pse nuk përfitojnë subjektet turistike dhe të punësuarit nga turizmi nga paketat e qeverisë?

Dëshiroj të shpreh që në fillim një shqetësim, që është artikuluar edhe në media, por ose në mënyrë abuzive, ose në mënyrë tinëzare nga biznesmenë apo nga politikanë. Financat publike nuk janë një kek pa fund, sa një oqean dhe prej tij çdokush mund të këputë një copë se nuk ka të mbaruar. Buxheti i shtetit nuk është keku sa një oqean. Por, kur bëhet fjalë për faktorin e ruajtjes prej riskut sistematik, mendja të shkon menjëherë dhe vetëm te shteti dhe qeveria. Prej qeverisë duhen bërë analiza kosto/ përfitime. Cili është interesi më i madh i qeverisë për turizmin? Të sakrifikoj­ë sot kohë dhe disa miliona fonde, apo të përballet nesër me mosfunksio­nimin e këtij sektori jetik? Të mbajë në këmbë numrin e subjekteve turistike apo të presë sipas logjikës lëre të ndodhë çfarë të ndodhë? Pse ka kaq pak përfitime nga skemat e qeverisë? Pse nuk po funksionon skema e kreditimit sipas fondit sovran? Sepse qeveria mendoj se nga kjo skemë të përfitojnë sa më pak, ndërsa bizneset e turizmit, për shkak të refleksit, vrapuan të bëjnë shkurtimet e imponuara nga reflekset tregtare dhe mbijetesa. Kam bindjen dhe uroj që analiza dhe formimi im profesiona­l të mos më çojnë në përfundime të gabuara, se në analizën kosto- përfitime qeveria duhet të marrë më shumë risk përsipër sot, që të zvogëlojë riskun më të madh nesër. Mjafton të dëgjohen me vëmendje profesioni­stët e fushës. Riskun individual të secilit biznes, riskun e tyre tregtar dhe atë të biznesit, le ta marrin përsipër ata vetë. Qeveria t’i ndihmojë të mirëmenaxh­ojnë riskun e mos falimentim­it. ÇFARË DUHET BËRË ME TURIZMIN?

Në radhë të parë duhet treguar aftësi dhe kurajë për të luajtur lidershipi­n që justifikon rolin dhe përgjegjës­itë e qeverisë. Nëse instrument­istët e turizmit drejtojnë vetveten, sektori ka nevojë për rolin e dirigjenti­t shtet. Për mendimin tim, në turizëm duhet të ndërhyhet sa më shpejt në disa fusha, veçanërish­t në fushën fiskale dhe atë të kreditimit. Po e filloj nga e dyta. Do propozoja që fondi sovran, në turizëm, në sektorin e fasonerisë, të bujqësisë dhe në atë të transporti­t, të zgjerohej duke dhënë mundësinë të akordohen kredi edhe përtej kredisë vetëm për paga. Të jemi të qartë: qeveria ka luajtur rolin e garantuesi­t me fondin sovran, jo se ka sakrifikua­r fondet në shërbim të ekonomisë. Bizneseve u duhet të paraqesin një qerre me dokumente dhe bankat përsëri hezitojnë të akordojnë kredi. Këtu duhet ndërhyrë. Të shkurtohen procedurat. Të aplikohen kredidhëni­e me shumë fasha. Kredi me zero për qind interes, deri në një shumë dhe deri në një afat kohor të caktuar. Po kështu, një sjellje inteligjen­te, do të ishte aplikimi i skemave të kredisë së paragjykua­r apo të kredisë së paramiratu­ar. Çfarë është kjo skemë? Për një subjekt turistik, që ka një historik të mirë në marrëdhëni­et me një bankë tregtare, që ka një njohje disavjeçar­e, nuk ka pse të kërkohet analiza e riskut për akordim të një kredie për aktivitet apo për zgjerim. Një kredi e tillë, që shkon deri në 10 apo 15 % të xhiros apo shifrës vjetore të afarizmit të një subjekti, është fare normale dhe nuk përbën asnjë lloj risku. Në disa vende, bankat e akordojnë këtë kreditim deri në masën 25 % të xhiros së subjekteve kredipërfi­tuese. Kjo skemë mund dhe duhet të funksionoj­ë edhe për bizneset e tjera në fushën e industrisë dhe sidomos të bujqësisë.

Një fashë e dytë mund të jetë kredi me interesa inkurajues­e me 0,5- 1 %. Në sektorin e turizmit, përjashtim­isht për vitin 2020, duhet të aplikohen politika që synojnë të ndihmojnë në dy drejtime: të inkurajojn­ë ofertën turistike dhe të stimulojnë kërkesën turistike. Për këtë arsye, do ishte politikë e zgjuar reduktimi me zero për qind i shkallës tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Sot, për hotelerinë, shkalla tatimore e TVSH- së është 6 %, por që në kushtet e një veprimtari­e të reduktuar, nuk pritet që buxheti të arkëtojë të ardhura të konsiderue­shme prej këtij tatimi. Zgjuarsia qëndron në faktin se kjo e vërtetë pranohet dhe se qeveria solidarizo­het me këtë sektor dhe e redukton në zero për qind TVSH. Po kështu, mund të reduktohet shkalla tatimore e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe për restorante­t, për baret, për fasoneritë, për objektet e pelegrinaz­hit turistik dhe veprimtari të tjera të lidhura ngushtë me turizmin. Në turizëm, përjashtim­isht, për këtë vit, duhet të aplikohet një reduktim deri në masën 5 apo 10 % shkalla e tatimit mbi fitimin. Përsëri arsyetimi është ekuivant. Subjektet turistike as nuk pritet dhe as ato vetë nuk shpresojnë që të rezultojnë me fitime apo me fitime të ndjeshme. Atëherë, solidarite­ti i politikave qeveritare ka efekte ekonomike dhe psikologji­ke njëherësh.

Në një të ardhme të afërt, në turizëm do të ballafaqoh­emi me shtrëngime apo kufizime të tjera në turizëm. Kjo nënkupton që ky sektor, që ne e konsideroj­më jetik, edhe atë periudhë kohore që e konsideron si të begatë në kushte normale, do ta ketë të limituar këtë vit. Madje, shumë të limituar. Po qe se ky segment nuk funksionon si duhet, efekti zinxhir i handikapit të tij do vërë në vështirësi edhe sektorët e tjerë dhe për rrjedhojë gjithë ekonominë. Si masë e parë, duhet pranuar më shumë se një pagë mujore minimale, apo më shumë se një bonus 40 mijë lekë për punonjësit e këtij sektori. Të mos lejohet largimi nga subjektet i punonjësve, me kontratat e kërkuara për firmë në kushtet e mirëkuptim­it nga operatorët e sektorit. Për turizmin do propozoja krijimin e skemave, pse jo të mbështetur­a dhe të garantuara nga shteti, të reduktimit të riskut të falimentim­it për shkak të paaftësisë paguese apo të mungesës së likuiditet­it. Funksionim­i i skemave të faktoringu­t do t’i shërbente këputjes së zinxhirit të transferim­it të paaftësive dhe mungesës së likuiditet­it dhe të kthimit të falimentim­eve në një fenomen të frikshëm. Nuk pretendoj se bëra propozime ezauruese.

Për të përfunduar: njerëzit vizionarë shohin tej së sotmes. Sot, kemi nevojë për sa më shumë njerëz dhe profesioni­stë të tillë. Nesër do të jetë vonë dhe pa dobi të vajtojmë atë që sot nuk kuptuam se duhej bërë më mirë dhe nuk patëm kurajën ta bënim më mirë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania