Panorama (Albania)

Abuzuesi me diplomë, 25 vite burg pedofilit italian

Dëshmitë, Croce përdhunoi vajzën e bashkëjetu­eses 3 vite më parë, ndërsa më herët është dënuar në Itali po për abuzim me të mitur

- BLEONA METUSHI

Gjykata e Tiranës gjeti fajtor dhe dënoi me 25 vite burg italianin Massimilia­no Croce, për abuzim seksual ndaj vajzës së bashkëjetu­eses së tij shqiptare. Croce, i dënuar dhe më herët në shtetin italian për abuzim seksual me të mitur, ka përsëritur sërish veprimet e tij, duke përfituar nga besimi i dhënë në 3 vite bashkëjete­së. Çdo gjë është zbuluar pas arrestimit me qëllim ekstradimi në Itali, ku e priste një dënim prej 16 vitesh për të njëjtën vepër penale. 47- vjeçari është diplomuar për "Pedagogji për të mitur", ndërsa duke iu referuar mediave italiane, Croce ka një doktoratur­ë mbi pedofilinë online. Në asnjë rast, italiani nuk ka pranuar krimet ndaj të miturve, as në hetimet e kryera në Itali dhe as në rastin e abuzimit në Shqipëri. Ndërkohë, në mbrojtjen e tij, italiani ka përdorur dhe një përpjekje për martesë, që është bërë mes tij dhe bashkëjetu­eses gjatë kohës që ai ishte i arrestuar, duke thënë se është i pafajshëm. Nga ana tjetër, dëshmia e vajzës, akt- ekspertimi ku ajo ka rezultuar e defloruar, kanë bindur gjykatën për fajësinë e tij. Në argumentim­in e bërë nga gjykata, thuhet se arsimimi i tij në pedagogji për fëmijët ia ka lehtësuar ndikimin që ka pasur të vajza e mitur. Gjykata argumenton më tej se të gjitha rrethanat e ngjarjes vërtetojnë se vepra penale është bërë me dashje direkte, që konsideroh­et dhe si forma më e lartë e fajit. "Gjykata, në rastin konkret, merr parasysh faktin se i pandehuri rezulton me gjendje civile i divorcuar, faktin që është me arsim të lartë dhe që ka pasur në saj të këtij arsimimi pedagogji për të mitur, një ndikim të madh te viktima e mitur, duke u referuar shkallës së zhvillimit të saj intelektua­l. Po kështu, duhet marrë në konsiderat­ë lloji i fajësisë ku rezulton se veprimet në tërësinë e tyre janë kryer në formën e dashjes direkt, formë e cila përbën edhe shkallën më të lartë të fajit", shkruhet në vendimin që ka siguruar gazeta "Panorama".

DËSHMIA E VAJZËS

"Ndërsa sipas procesverb­alit për marrjen e të dhënave nga personat që kanë dijeni për veprën penale, datë 26.10.2018, viktima e mitur L. Ç. ka deklaruar: "Në verën e vitit 2016 mami me vëllain nuk ishin në shtëpi dhe unë kam qenë e vetme në shtëpi me Massimilia­non. Ai më zhveshi me çoi për dore në dhomën e gjumit të mamit në krevatin dopio, u zhvesh edhe vetë dhe u shtri mbi mua, me hapi këmbët dhe unë ndjeva dhimbje në fund të barkut. Kjo gjë zgjati rreth 5 minuta, më pas Massimilia­no u ngrit shkoi në tualet. Massimilia­no më ka kërkuar edhe herë të tjera të shkoja te dhoma e gjumit, por unë nuk pranoja, ai bëhej me nerva, bërtiste, i shante të gjithë dhe thoshte fjalë të pista ose gjuante vëllain. Kur pyetet se çfarë mendimi kë për Massimilia­non, vajza përgjigjet se e kam shumë inat pasi me dhunonte fizikisht dhe nga mendja."

DËSHMIA E NËNËS

"Ndërsa shtetasja K. Bramalusha­j, e pyetur në gjykim, ka deklaruar se: Me Massimilia­non është njohur kur jetonte te pallati me shigjeta. Ai thoshte se ka pasur një lokal me qira para se ta njihte, por ai nuk ka punuar asnjëherë, duke deklaruar se ajo është kujdesur për ushqimin. Po kështu, ka deklaruar se ai ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. Ajo deklaron se ka shkuar disa herë për punë në Itali ku ka qëndruar rreth 23 muaj dhe fëmijët ia ka lënë të pandehurit. Ajo i ka dërguar pagesa nga rroga me autobusë. Po kështu, edhe në Shqipëri deklaron se ka punuar punë të ndryshme, ndërsa Massimilan­o nuk ka lëvizur jashtë, gjithmonë gënjente duke thënë që do shkojmë këtë muaj, ose ik ti njih njerëzit e mi, por asnjëherë nuk ka lëvizur nga Shqipëria. Fëmijët nuk kanë folur, pasi kanë pasur frikë, por gjithmonë kanë qenë të trembur dhe tani janë më të qetë. Lidhur me akuzën, deklaron se e ka marrë vesh vetëm kur janë pyetur fëmijët. Unë kisha dijeni vetëm për pjesën e dhunës dhe jo për faktin që akuzohet. Gjithashtu, ajo ka deklaruar se i ka çuar fëmijët në burg për të takuar Massimilia­non dy herë për t'i kërkuar llogari për të vërtetën. Por nga këto takime, ajo deklaron se ai nuk ishte njeriu që unë e dija se ishte. Po kështu, deklaron se kërkesa për martesë është bërë nga avokati dhe i pandehuri për të larë veten e vet."

DËSHMIA E ITALIANIT

"I pandehuri, lidhur më akuzën, deklaroi se: Nuk kam lidhje me faktet dhe akuzën. Nga provat e mbledhura nga akuza duken qartë që nuk jam fajtor. Intervista e djalit, i cili ka deklaruar se nuk është dhunuar, është bërë në presionin e një psikologu që quhet Igli. Ndërsa intervista e vajzës është bërë në një moment të dobët psikologji­k. Dëshmia e K., në gjykatë ishte shumë konfuze, pasi pretendon dhe për dhunë në familje, ndërkohë që nuk e ka ngritur për 4 vjet si pretendim. K., më ka takuar rregullish­t dhe në dhjetor 2018, bashkë me një mikun tim dhe me fëmijën, ka ardhur në burg. Kam dhe një letër që ma ka dërguar djali, i cili shprehet se i mungoj dhe se priste me padurim. Ai shkruante dhe në emër të nënës, që për të bërë martesën i duheshin disa dokumente dhe madje më përshëndet me fjalën baba e shkruan dhe në emër të motrës se tij L.. Vajza, kur është pyetur, gjithmonë më ka konsiderua­r si prind dhe K. M., është ndier gjithmonë i sigurt dhe madje kanë deklaruar para psikologut se deklarimet i ka bërë nën presion, pasi mendonte se do të përfundont­e në jetimore. Profili im nuk përmbush asnjë nga identitete­t për t'u konsiderua­r si një person për të përdorur fëmijët në mënyrë seksuale. Këto elemente janë analizuar në raportin e psikologes. Përfundimi­sht, kërkoj që të vlerësohen me kujdes provat, pasi jam i pafajshëm."

ARRESTIMI DHE ZBULIMI I KRIMIT

"Shtetasi italian Massimilia­no Croce është diplomuar për Pedagogji për të mitur dhe ka qenë në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t e drejtësisë italiane, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë për ' Abuzim seksual me të mitur me aftësi të kufizuara dhe në kujdestari'. Kjo pasi në vitin 2017 është dënuar nga Gjykata Vellteri, Itali, me vendim të formës së prerë, me 16 vite e 2 muaj burgim, për veprën penale ' Abuzim seksual me persona të mitur me aftësi të kufizuara dhe në kujdestari', parashikua­r nga legjislaci­oni italian. Me datë 24.10.2018, ora 22: 38, Policia Gjyqësore ka arrestuar shtetasin italian Massimilia­no Croce, i cili ishte në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma, që prej datës 18.12.2017. Lidhur me këtë fakt, bashkëjetu­esja e tij, më datë 25.10.2018, ka deklaruar se ka pasur dijeni se Massimilia­no ka qenë në kërkim në Itali. Por me datë 24.10.2018, rreth orës 20: 00, Massimilia­no, së bashku me djalin e saj, kanë dalë jashtë për të shëtitur qenin. Ajo ka qenë në punë dhe e ka marrë djali në telefon, i cili i ka thënë se kur ishin në xhiro, Massimilia­non e kanë ndaluar katër a pesë persona, të cilët pasi e kanë pyetur për emrin dhe i kanë treguar një fotografi, e kanë e futur në një makinë dhe djali është kthyer në shtëpi. Në këto rrethana, shtetasja K. Bramalusha­j ka lënë punën dhe ka shkuar në Komisariat­in e Policisë Nr. 6. Aty ajo ka marrë vesh që bashkëjetu­esi i saj ishte kapur nga Policia dhe është vënë në dijeni se arrestimi i tij është bërë për shkak se ka qenë në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t italiane, për abuzim me fëmijë. Pas kësaj, ajo ka marrë takim me fëmijët, të cilët i kanë treguar se bashkëjetu­esi i saj kishte abuzuar seksualish­t me dy fëmijët e saj gjatë kohës që ajo ka qenë në punë, në kohë të ndryshme. Në këto kushte, fëmijët janë marrë në pyetja nga oficeri i Policisë Gjyqësore, në prani të psikologëv­e të ARSIS, punonjëses sociale të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe nënës së tyre. Mbi këtë bazë, nga ana e oficerit të policisë gjyqësore është mbajtur relacion me datë 25.10.2018, në të cilin janë fiksuar deklarimet e fëmijëve të mitur L. Ç. dhe K. Ç. Nisur nga këto të dhëna, nga ana e oficerit të policisë Gjyqësore është vendosur kryerja e ekspertimi­t mjeko- ligjor për të dy fëmijët e mitur. Nga akti i ekspertimi­t mjeko- ligjor nr. 1046, datë 30.10.2018, kryer nga ekspertë mjeko- ligjorë, pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, është arritur në konkluzion­in se: ' Shtetasja L. Ç., është e defloruar dhe deflorimi është i vjetër. Në trupin e shtetases L. Ç., nuk vihen re dëmtime të jashtme trupore. Nisur nga të dhënat antropomen­tike, rezulton se shtetasja L. Ç., e ka arritur pjekurinë seksuale. Deflorimi i konstatuar në trupin e saj është i vjetër'."

 ??  ??
 ??  ?? Massimilia­no Croce, gjatë arrestimit
Massimilia­no Croce, gjatë arrestimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania