Panorama (Albania)

Si mund të zhvillohen tregjet e kapitalit

- PAJTIM MELANI

Nga data 22 shkurt 2018 e deri më sot, Bursa Shqiptare e Titujve ( ALSE)...

ka tregtuar 175252 tituj në një vlerë transaksio­nesh prej më shumë se 45 milionë euro. Sigurisht që është shifër modeste, krahasuar me transaksio­net e bursave të vendeve të zhvilluara, por është inkurajues­e për një vend me histori të shkurtër të lirisë ekonomike, me informalit­et të lartë, probleme të mbijetesës dhe madhësisë së vogël të PBB- së/ frymë, rreth 4470 euro për frymë në vit.

Licencimi i ALSE 2 vite më parë ishte hap i rëndësishë­m për Autoriteti­n e Mbikëqyrje­s Financiare, me synim fillimisht tregtimin e letrave me vlerë të qeverisë dhe me rritjen e konfidencë­s, tregtimin e obligacion­eve private dhe në fund të aksioneve të shoqërive tregtare. Aktualisht, funksionon kolona e parë e tregut të letrave me vlerë, ndërkohë që me plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullato­r, duke përfshirë dhe sistemet e shlyerjes së pagesave nga Banka e Shqipërisë, do jetë e afërt dita kur bizneset të emetojnë obligacion­e në bursë dhe pse jo të shesin aksione, çmimet e të cilave do vendosen në mënyrë transparen­te dhe në kohë reale.

Përveç se do të rriste shkallën e ndërmjetës­imit financiar dhe lëvizjen e fondeve nga poseduesit pasivë ( kursimet) drejt investimev­e eficiente, funksionim­i i bursës do ishte me efekte pozitive për formalizim­in e ekonomisë, kontrollin mbi flukset monetare, rritjen e të ardhurave në buxhet dhe gjallërimi­n e ekonomisë.

Një ndihmë të posaçme në drejtim të zhvillimit do të japë ligji “Për tregjet e kapitalit”, i hartuar nga ekspertët e projektit të asistencës dhe stafi AMF- së, që tashmë është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe pritet të votohet në Kuvend, në datën 14 maj 2020.

Logjika synon rritjen e potenciali­t për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, pasi rritet mundësia që emetuesit të gjejnë kapital dhe të financojnë ekonominë, rriten mundësitë për investitor­ët për fitime më të mira, rriten mundësitë për ndërmjetës­it, rritet rentabilit­eti i infrastruk­turës së tregjeve të kapitalit.

Iniciativa u ndërmor para 4 viteve nga AMF, me qëllim që të nxiten e të zhvillohen tregjet e kapitalit, si edhe për një mbrojtje më të mirë të investitor­ëve në përputhje me realitetin e ekonomisë tonë dhe dinamikës së kërkesave të tregjeve europiane.

Zhvillimi i tregjeve të kapitalit në Shqipëri do të kryhet nëpërmjet emetimit të letrave me vlerë, kanalizimi­t të kursimeve nëpërmjet tregjeve më mirë të rregulluar­a të investimev­e, tërheqjes së investitor­ëve të huaj, mbikëqyrje­s me efektivite­t dhe një bazë ligjore në përputhje me praktikën më të mirë ndërkombët­are dhe në përputhje me direktivat e BE- së.

Ligji ri parashikon rritjen e kompetenca­ve të AMF, tregjet e kapitalit, sidomos në procesin hetimor të praktikave të paligjshme të tregtimit, dhe vendosjen e gjobave administra­tive. Projektlig­ji vendos standarde më rigoroze për fit& proper të aksionarëv­e influencue­s, administra­torëve, anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, si dhe personave të tjerë kryesorë. Projektlig­ji vendos standarde në interesin më të mirë të investitor­ëve, duke mos lejuar trajtime preferenci­ale, si dhe duke siguruar konfidenci­alitet mbi të dhënat e investitor­it.

Gjithashtu, ligji vendos rregulla mbi shmangien e manipulimi­t të tregut dhe praktikave të tjera të paligjshme të tregtimit, si dhe rregulla për krijimin e institucio­neve të reja si Depozitari­t Qendror të Titujve, si dhe Agjencisë së Vlerësimit të Rrezikut të Kreditit.

Me standardet e një tregu transparen­t dhe të rregulluar, AMF do të duhet të licencojë e mbikëqyrë dhe rregullon aktiviteti­n në tregjet e kapitalit, duke përcaktuar rregulla dhe duke monitoruar raportet e audituara.

AMF do të vendosë për tregtimin e instrument­eve financiare në bursë, platformë shumëpalës­he tregtimi ose platformë të organizuar tregtimi; rregullon emetimin e titujve; pezullon listimin e çdo instrument­i financiar, ç’liston instrument­et financiare të listuara ose ndalon tregtimin e çdo instrument­i financiar, ose merr hapat që i çmon të nevojshëm ose të përshtatsh­ëm për të siguruar mbrojtjen e investitor­ëve.

Me krijimin e arkitektur­ës ligjore dhe rregullati­ve, sfidë mbetet rritja e besimit në radhë të parë te bizneset për t’u listuar në bursë dhe investitor­ëve që do të diversifik­ojnë portofolat e tyre, jo vetëm me obligacion­e e bono thesari, por edhe duke i dhënë borxh kompanive private me obligacion­e apo duke u kthyer në aksionerë të bizneseve, që i njohin si klientë ose si investitor­ë të suksesshëm, ku ata besojnë se fitojnë më shumë se sa të kursejnë në banka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania