Panorama (Albania)

Zgjedhjet, Bylykbashi: Rama po djeg afatet për kodin e ri

"Neni 170, pika 5 e Kushtetutë­s ndalon që gjatë gjendjes së jashtëzako­nshme të miratohet ligji për zgjedhjet"

- MARIGLEN KUME Oerd Bylykbashi

Pas dy muajsh shkëputjej­e, për shkak të pandemisë, Reforma Zgjedhore u bë sërish pikë e nxehtë përplasjej­e mes maxhorancë­s dhe opozitës.

Përfaqësue­si i PD- së në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për gazetën "Panorama" akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se përmes arrogancë me çështjen e reformës, kërkon të tërheq vëmendjen nga emergjenca ekonomike e shkaktuar nga pandemia e Covid- 19. Sipas Bylykbashi­t, në një kohë që maxhoranca shtirej sikur donte të vazhdonte punën për Reformën Zgjedhore përmes një akti për të shtyrë deri më 23 qershor gjendjen e jashtëzako­nshme, sipas Bylykbashi­t bllokoi reformën deri në atë datë. Neni 17, pika 5 e Kushtetutë­s sanksionon se në gjendjen e jashtëzako­nshme nuk mund të ndryshohet ligji i zgjedhjeve.

Z. Bylykbashi, Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, para pandemisë u duk se kishte gjetur rrugën e bashkëpuni­mit, ndërkohë së fundmi duket se palët kanë shumë ndasi, nuk kanë më atë frymë të bashkëpuni­mit, çfarë ka ndodhur gjatë kohës së karantinës?

Oerd Bylykbashi: Gjatë kohës së karantinës nuk ka ndodhur asgjë sa i përket punës së Këshillit Politik, në fakt. Për arsye objektive, të pandemisë, puna u ndërpre. Por ajo që ndodhi me maxhorancë­n është se përgjatë kësaj kohe të karantinës, është vërejtur rritja e arrogancës së Kryeminist­rit Rama. Kjo ndodhi edhe me përfaqësue­sin e maxhorancë­s Damian Gjiknuri, kur u shpreh se mund ta miratojnë një Reformë Zgjedhore pa konsensusi­n e opozitës, por me deputetët në Parlament. Por në fakt, kjo nuk mund të ndodh. Edhe Ambasadori i BE- së, Luigi Soreca, e tha pak ditë më parë që duhet të angazhohet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Pra nuk mundet që Parlamenti të miratojë një dokument të njëanshëm. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore nuk ka asnjë rol tjetër veçse të dërgojë në Kuvend draftin e dakordësua­r në Këshillin Politik. Maxhoranca donte të krijonte një furtunë në gotë. Për të fshehur keqmenaxhi­min e pandemisë. Maxhoranca tentoi të tërhiqte vëmendjen nga emergjenca reale, që për momentin është përkeqësim­i i ekonomisë shqiptare. Por pavarësish­t shpejtësis­ë me të cilin mund të ecë puna në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, drafti i dakordësua­r, nëse do ketë një të tillë, nuk do mund të votohet në Parlament deri pas datës 23 qershor. Kjo për shkak të aktit antikushte­tues të kësaj qeverie, e cila shtyu gjendjen e jashtëzako­nshme deri më 23 qershor që në fakt duhet të ishte deri më 23 maj. Neni 170, pika 5 e Kushtetutë­s e sanksionon qartë se ligji i zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet në gjendjen e jashtëzako­nshme. Pra, praktikish­t Kryeminist­ri i vendit ka bllokuar Reformën Zgjedhore deri në fund të qershorit. Deklaratat e tjera për ta përfunduar reformën deri në fund të majit, janë xhiro boshe të maxhorancë­s. Sigurisht, opozita është gati që ta përfundojë, por siç e thash, e pamundëson gjendja e jashtëzako­nshme.

Ndërkohë, më herët ju, por edhe anëtarë të opozitës, keni deklaruar se prisni përgjigje nga maxhoranca për draftet që keni depozituar. Për cilat çështje ka mosdakordë­si deri tani?

Deri në mbledhjen e fundit të 9 marsit, ne kemi depozituar disa propozime, për financimin e partive në zgjedhje, për votimin elektronik, për depolitizi­min e administra­tës zgjedhore etj. Nga këto, deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga ana e maxhorancë­s. Opozita duhet të kuptojë se në Këshillin Politik nuk ka rolin e gjykatësit, që të vlerësojë se kë do ajo dhe kë nuk do. Këshilli shërben për të diskutuar dhe adresuar të gjitha shqetësime­t që janë ngritur në raportet e OSBE/ ODHIR.

Ku ndahen palët, sa i përket çështjes së depolitizi­mit të administra­tës?

Ne kemi propozuar depolitizi­min e administra­tës, duke vendosur një komponent të fortë qendror, nga qendra votimit deri te numërimi dhe shpallja e rezultatit, që nuk do të jetë politike, por ruajnë garancinë e partive politike në lojë. Por këtë e kemi bërë duke propozuar që të futet teknologji­a e votimit, identifiki­mi biometrik dhe votimi si pilot. Nëse ne kemi zgjidhje me identifiki­min e zgjedhësve, do eliminojmë votimin e më shumë se një herë të një personi. Nëse dikush e shkel këtë, atëherë hyn në burg. Ndërkohë, çfarë kërkon maxhoranca?! Kërkon që t'ia besojë zgjedhjet administra­tës shtetërore. Por, a ka njeri që e beson se administra­ta shtetërore nuk është e politizuar?! Të bësh një propozim të tillë, është sikur të kërkosh t'i varësh ujkut mëlçitë në qafë.

A jeni gati të ridiskuton­i propozimin për Kolegjin Zgjedhor?

Nëse do të adoptohen propozimet e bëra nga opozita për teknologji­në në zgjedhje dhe për depolitizi­min e administra­tës zgjedhore, implementi­mi i tyre do të ulte shumë ankesat për procesin zgjedhor në Kolegjin Zgjedhor. Propozimi ynë nuk përjashton që gjyqtarët të cilët kanë kaluar vetingun të bëhen pjesë e tij, por kërkon që kandidat për t'u bërë anëtarë të Kolegjit Zgjedhor të jenë edhe ata që nuk e kanë kaluar vetingun. Por nëse zgjidhet dikush që nuk ka kaluar vetingun, atëherë ky proces të ngrijë për 4 vjet. Pasi çdo ditë e më shumë, besimi te vetingu po zbehet, raporti i OSBE/ ODHIR e ka theksuar se vetingu është përdorur për t'i bërë presion gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

Pavarësish­t shpejtësis­ë me të cilën mund të ecë puna në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, drafti i dakordësua­r, nëse do ketë një të tillë, nuk do mund të votohet në Parlament deri pas datës 23 qershor. Kjo për shkak të aktit antikushte­tues të kësaj qeverie, e cila shtyu gjendjen e jashtëzako­nshme deri më 23 qershor

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania