Panorama (Albania)

Kanabis dhe amnisti për paratë, dy planet e reja për ekonominë

Rama: “Po punojmë prej një viti me ekspertët e huaj”. BE: “Nuk kemi lidhje me draftin për kanabisin”

-

Kryeminist­ri Rama deklaroi dy ditë më parë se shumë shpejt do të jetë gati për diskutim publik drafti që parashikon legalizimi­n e kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore.

Deklarata u bë para ambasadori­t të Delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, në ditën e Europës. I pyetur nëse po përgatitet një draft për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore, Rama tha se "kemi thuajse një vit që punojmë, nuk bëjmë asnjë punë pa u konsultuar me ekspertë vendës dhe të huaj. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë nga të tjerët. Shumë shpejt do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik, ashtu si drafti i amnistisë fiskale". Kjo deklaratë shkaktoi habi tek ambasadori Soreca, i cili pasi u konsultua me zyrat qendrore të tij, doli me një deklaratë që rrëzonte mundësinë e përfshirje­s së ekspertëve të Brukselit në hartimin e një drafti të tillë të qeverisë. Në një reagim në "Twitter", zyra e BE shkruan: "Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Europian dhe Delegacion­i i BE nuk janë përfshirë në përgatitje­n, hartimin ose konsultimi­n e projektrap­orteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimi­n e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri".

DEBATI Legalizimi i kanabisit në Shqipëri është hedhur si propozim për herë të parë nga ishdeputet­i socialist Koço Kokëdhima, që në vitin 2014, rreth një vit pasi e majta e bashkuar kishte ardhur në pushtet. Por Kryeminist­ri Rama e kishte kundërshtu­ar këtë propozim si të parakohshë­m dhe si të parealizue­shëm, për sa kohë do të qeveriste kjo maxhorancë, "jam kundër legalizimi­t të kanabisit dhe nën qeverisjen e kësaj maxhorance, nuk do të ketë legalizime të tilla", është shprehur Rama. Madje, Kokëdhima është shprehur në atë kohë se "e majta e ka në ideologjin­ë e saj ta mbështesë kanabisin". Për Kokëdhimën, shteti duhet të ngrejë ndërmarrje bujqësore që do të bënin të mundur kultivimin e kanabisit mjekësor, nga i cili shteti do të siguronte të ardhura të mëdha për ekonominë. Madje, ish- deputeti e ngriti këtë propozim deri në komisionin parlamenta­r të Ekonomisë dhe Financave. "Legalizimi i kanabisit farmaceuti­k është i domosdoshë­m për njerëzit, është industri që nuk mund të bëjmë sikur se dimë që po zhvillohet, dhe nevojat e pacientëve sot janë të gjera për këtë farmaceuti­k", është shprehur Kokëdhima. Por kryetari i komisionit në atë kohë, Erion Braçe, e kundërshto­i këtë propozim, duke thënë se qeveria mbështet bujqësinë e ligjshme. "Jam krenar që dolëm nga tregu ndërkombët­ar i drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Detyra jonë është që të mbështesim bujqësinë e ligjshme", u shpreh Braçe.

AMNISTIA Nuk mjaftoi debati që Kryeminist­ri kishte ndezur me propozimin për amnistinë e përgjithsh­me fiskale dhe penale, por mbërriti dhe propozimi tjetër, ai i legalizimi­t të kanabisit. Atë që u shprehën kundër amnistisë, dhanë argumente se përmes saj do të legalizohe­shin paratë e përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i kanabisit ndër vite. Por Kryeminist­ri, në deklaratën e tij, i bashkoi të dyja si propozime që pritet të vijnë në debatin publik, legalizimi i kanabisit dhe amnistia fiskale. "Fjala është për amnistinë fiskale, një amnisti fiskale të domosdoshm­e, pasi për 30 vite, qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar nga më të ndryshimet dhe kanë plot kursime, që kanë pasur dhe kanë, pa mundur t'i depozitojn­ë, duke vazhduar edhe me një shumicë në Shqipëri. Do të jetë gjithëpërf­shirëse, që do të synojë lehtësimin maksimal të atyre në emigracion dhe atyre që jetojnë këtu e që janë në nevojën 30- vjeçare për të formulizua­r paranë joformale, që kanë në dispozicio­n", është shprehur Kryeminist­ri në sqarimin e parë të bërë për amnistinë që në 29 shkurt dhe pse drafti nuk ka kaluar ende në qeveri. Por Kryeminist­ri bëri dhe përjashtim­e se cilat kategori nuk do të përfitojnë nga kjo amnisti. "Amnistia ndalon qartësisht riciklimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsion­i, nuk amnistohen. Që do të thotë se përjashtoh­en të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitete­t e caktuara që hyjnë në veprimtari­në kriminale, që është edhe subjekt i OFL- së. Përjashtoh­en të gjithë politikanë­t me rrethin e tyre familjar dhe ata që militojnë në Polici, gjykatës, prokurorë apo rangje të larta të administra­tës. Të gjithë të tjerët përfitojnë nga kjo amnisti", tha Kryeminist­ri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania