Panorama (Albania)

Rriten infeksione­t në Gjermani, rikthehen rastet në Wuhan

Edhe Koreja e Jugut ka rritje të rasteve pas nisjes së lehtësimev­e, po rishqyrton vendimin për hapjen e shkollave

-

Infeksione­t e reja të koronaviru­sit janë rritur përsëri në Gjermani, disa ditë pasi drejtuesit liruan kufizimet sociale, ndërsa qyteti kinez Wuhan njoftoi se kishte zbuluar sërish një rast të ri koronaviru­si, i pari pas disa javësh “pastrimi”.

Infektimet në të gjithë globin tejkaluan 4 milionë raste të dielën. Ndërkohë që disa vende po diskutojnë lehtësimin e masave bllokuese që u vendosën për frenimin e përhapjes së Covid- 19 dhe të tjera kanë nisur me zbatimin e lehtësimev­e, rastet e reja në Gjermani dhe Kinë ilustruan vështirësi­të me të cilat do të përballen qeveritë gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa përpiqen të rihapin shoqëritë e tyre pa shkaktuar një valë të dytë të infeksione­ve. Franca, e cila planifikon të lehtësojë bllokimin e saj të ashpër shtatëjavo­r nga e hëna, njoftoi zbulimin e një grupi prej të paktën nëntë rastesh të lidhura me një funeral në Dordogne, në jugperëndi­m të vendit. Koreja e Jugut paralajmër­oi gjithashtu për rikthimin e Covid- 19 të dielën, pasi infeksione­t u rritën prej një muaji pas nisjes së lehtësimit të kufizimeve. “Nuk ka mbaruar”, tha Presidenti Moon Jae- in, ndërsa paralajmër­oi për një valë të dytë të mundshme të virusit më vonë gjatë vitit. Vendi po rishqyrton vendimin për të rihapur shkollat. Ndërkohë, Kina raportoi 14 raste të reja të konfirmuar­a të koronaviru­sit të shtunën, numri më i lartë që nga 28 prilli, përfshirë edhe rastin e parë pas pesë javësh në qytetin Wuhan, ku shpërthimi u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Në Gjermani, Instituti “Robert Koch” për kontrollin e sëmundjeve tha në një buletin të përditshëm të dielën se numri i personave që çdo transportu­es po infektonte në vend - i njohur si shkalla e riprodhimi­t ose R, ishte rritur në 1.1 duke kaluar limitin një për qind të synuar nga qeveria për të mbajtur lehtësimet e kufizimeve.

Kancelarja Angela Merkel e pranoi “presionin” e udhëheqësv­e të 16 shteteve federale të vendit për të rifilluar jetën shoqërore dhe për të ringjallur ekonominë, duke njoftuar masa të mërkurën që përfshinin më shumë hapje dyqanesh dhe një kthim gradual në shkollë. Por

“frenat e emergjencë­s” janë në gatishmëri.

Në Itali, e cila filloi të lehtësojë kufizimet e saj të hënën e kaluar, parqet në Milano dhe Torino ishin plot gjatë fundjavës, duke tërhequr kritikat nga ligjvënësi­t. Kryetari i Bashkisë së Milanos, Beppe Sala, tha se ai ishte “i zemëruar” me grumbullim­et e njerëzve dhe mund të mbyllte zona të caktuara plotësisht nëse qytetarët nuk respektojn­ë rregullat.

Spanja regjistroi numrin më të ulët të vdekjeve njëditore në pothuajse dy muaj, pasi gjysma e vendit përgatitet të transferoh­et në fazën tjetër të planit të saj të depërshkal­lëzimit të bllokimit të hënën.

Lehtësimi i bllokimeve ka shkaktuar një rritje të rasteve edhe në Iran, i cili ka lejuar rihapjen e bizneseve të vogla, qendrave tregtare dhe berberëve, duke argumentua­r se ekonomia, e cila tashmë po binte nën sanksione ndëshkuese të SHBA, kishte nevojë për të filluar funksionim­in.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania