Panorama (Albania)

Bien shifrat, në të gjithë vendin 187 të infektuar

Në Tiranë regjistroh­en edhe 8 raste të reja, nga 12 në të gjithë vendin. Në spital, vetëm 29 pacientë

-

Nga hapja që u bë një javë më parë pritej që kurba e të infektuarv­e këtë fundjavë të shënonte rritje, por për disa ditë me radhë numri i rasteve të reja është luhatur thuajse në të njëjtat nivele. Dje janë konfirmuar 12 raste të reja, por çka është pozitive është fakti që numri i të infektuarv­e aktivë ka rënë në 187.

“Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid- 19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme. Shpërndarj­a e të prekurve me COVID- 19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamzë, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë. Në të gjithë vendin, aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamzë”, tha përfaqësue­sja e TaskForcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësi­së, Gentiana Qirjako. Më pak se 15% e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Pra, aktualisht janë vetëm 29 pacientë të shtruar, pjesa tjetër janë duke marrë mjekim në kushte shtëpie. “Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre, 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht, në dy spitalet COVID, në Spitalin Infektiv dhe Spitalin ‘ Shefqet Ndroqi’, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete”, tha më tej Qirjako. Ministria e Shëndetësi­së ka njoftuar dje edhe planin për lehtësimin e masave që do të nisin prej kësaj të hëne e në vazhdim. Kështu, nga sot shtohen si zona të gjelbra bashkitë: Lushnjë, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë- Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetë­s brenda zonave të gjelbra me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familjeje, deri në orën 21: 00. Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtari­në sipas protokolle­ve strikte të sigurisë klinikat dentare, parukeritë, berberhane­t dhe dyqanet në qendrat tregtare. Po ashtu, duke filluar nga data 11 maj, të gjithë të riatdhesua­rit do të vetëkarant­inohen në banesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania