Panorama (Albania)

Farmacisti dhe bashkëshor­tja, me COVID- 19

Fier, gruaja shtatzënë bleu barna, infektoi farmacisti­n

-

Numri i të prekurve me COVID- 19 në Fier ka shkuar në pesë. Së fundi është konfirmuar pozitive edhe bashkëshor­tja e farmacisti­t, që ishte infektuar më parë me koronaviru­s. Ky i fundit u konfirmua tri ditë më parë me COVID- 19. Çifti i bashkëshor­tëve është dërguar me urgjencë në Spitalin Infektiv, ku po marrin shërbim më të specializu­ar. Ndërkohë, dyshohet se edhe një koleg i farmacisti­t të jetë i infektuar, por tashmë pritet përgjigjja e tamponit. Kjo është një vatër e re, ku infektimi është marrë nga një grua shtatzënë, e cila kishte ardhur nga Tirana dhe në fillim ka infektuar vjehrrën dhe të birin, më pas edhe farmacisti­n. Kjo është një vatër që është përhapur me shpejtësi, ku dyshohet se mund të kemi dhe raste të tjera të infektuari­sh në Fier. SI U INFEKTUA FARMACISTI Pasi gruaja shtatzënë rezultoi e prekur nga COVID19, ajo tregoi të gjitha kontaktet e fundit që kishte pasur pasi u kthye nga Tirana. Farmacisti ishte një nga personat që gruaja shtatzënë kishte pasur kontakt. Kjo e ka rritur edhe më shumë shqetësimi­n për një vatër tjetër më të rrezikshme, duke pasur parasysh që farmacisti ka qenë në punë gjatë gjithë kohës, kur dyshohet që të ketë qenë i prekur nga virusi. Familjarëv­e të tij u janë bërë tamponët dhe rezultoi pozitive bashkëshor­tja e tij, por është e vështirë të hetohen të gjitha kontaktet, pasi jo të gjithë qytetarët që kanë shkuar për të blerë barna në këtë farmaci janë të njohur të tij. Kujtojmë se farmacia ku punonte i prekuri i fundit është në lagjen “Liri Geri”, pranë azilit të të moshuarve. Ndërkohë, autoritete­t do të vijojnë punën edhe për gjurmimin dhe hetimin e mëtejshëm epidemiolo­gjik. Fieri u kthye në vatër të kuqe gati 15 ditë pasi nuk shënoi asnjë rast të prekur me Covid- 19 dhe ishin shëruar të gjithë të prekurit. Pritej vetëm analiza e dytë e pacientit të fundit të prekur, pasi analiza e parë pas mjekimit kishte rezultuar negative. Ndërkohë, kujtojmë që gruaja shtatzënë që është në muajin e tetë kishte shkuar në Tiranë, ku edhe kishte vizituar familjen e saj, të cilët kanë qenë me Covid- 19. Ky takim me familjarët e saj në Tiranë i ka kushtuar infektimin familjes në Fier. Ajo nuk ka shfaqur menjëherë simptoma, deri kur vjehrra e saj dhe më pas vetë nusja e re kanë nisur të kenë shenja të lehta, të ngjashme me ato të virusit. Kjo i ka alarmuar dhe kanë lajmëruar 127, duke u treguar dyshimet pas vizitës së bërë në Tiranë. Një ditë më vonë, të tre anëtarët rezultuan pozitivë. Duke parë kushtet e të tre anëtarëve, njëra shtatzënë, tjetra e moshuar ( 70 vjeç) dhe fëmija vetëm 2 vjeç, mjekët kanë gjykuar që të tre të nisen drejt Tiranës në Spitalin Infektiv, ku do të marrin mjekim më të specializu­ar. m. r.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania