Panorama (Albania)

Tenderët sekretë, PD: Dosja iu dorëzua SPAK- ut pasi u dogjën disa dokumente

Bardh Spahia publikon emailin: Pas korrupsion­it qeveria bën krim tjetër, asgjëson dhe falsifikon dokumentet shtetërore

- MARIGLEN KUME Bardh Spahia

Pas akuzave për tenderët sekretë ndaj Ministrisë së Shëndetësi­së, PD ka vijuar denoncimin duke shtuar se në Ministrinë e Shëndetësi­së janë djegur dokumentet.

Sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazmend Bardhi, përmes një postimi në "Facebook", tha dje se ministria ia ka dorëzuar dokumentet e tenderëve sekretë Prokuroris­ë së Posaçme, pasi në zyrën e Prokurimev­e ra zjarr. "Lajme të reja nga fronti i vjedhjes me tenderë sekretë! Bashkëpunë­torja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentet në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javën tjetër, bëhu gati se do vijmë t'i marrim vetë në ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie", shkroi Bardhi. Ndërkohë, përmes një deklarate për shtyp ditën e djeshme, ish- deputeti i PDsë, Bardh Spahia, përmes publikimit të një emaili, konfirmoi se rreth 1 muaj më parë në Ministrinë e Shëndetësi­së, konkretish­t në zyrën e Prokurimev­e, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur disa dokumente, ndërsa disa të tjera ishin lagur. "Në datën 15 prill, në orën 18: 00, në Ministrinë e Shëndetësi­së janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumentev­e në katin e katërt të godinës. Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësi­së, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentev­e në katin e zyrës së Prokurimev­e, pikërisht atë që mohoi dje paturpësis­ht ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirli­u. Hajdutëria me tenderët sekretë është aq e madhe, saqë nga një krim korrupsion­i, qeveria e Edi Ramës po kryen edhe një tjetër vepër penale, siç është asgjësimi dhe falsifikim­i i dokumentev­e shtetërore për të zhdukur provat e megavjedhj­es me mjetet mbrojtëse për mjekët, me maskat anti- COVID, me kitet e testimit, me pajisjet shëndetëso­re të respirator­ëve", tha Spahia.

REAGIMI I MSH

Akuzat e opozitës, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, i vlerësoi si qesharake, që kërkonin të manipuloni­n opinionin publik.

Përmes një reagimi të dërguar nga zyra e shtypit e ministrisë, ministrja Mansatirli­u shprehet se emaili, të cilit i referohet opozita, është thjesht një tërheqje vëmendje ndaj një punonjësi pas një incidenti. "Nuk ka rënë zjarr në institucio­n. ' Zbulimi' i bërë sot nga PD i referohet një emaili ' tërheqje vëmendje' të para 26 ditëve, nga përgjegjës­ja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj së cilës më pas është marrë masë administra­tive. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet dhe shpifjet e PD- së, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokolli­n e Ministrisë dhe të çdo institucio­ni", sqaroi ministria. Por PD këmbëngul në akuzat ndaj ministres. Ish- deputeti Spahia tha se fakti që znj. Manastirli­u u investua vetë për të mohuar akuzat do të thotë se është e përfshirë drejtpërdr­ejt. "Fakti që Ogerta Manastirli­u u investua personalis­ht dje për të mohuar zjarrin dhe djegien e dokumentev­e, duke sulmuar kreun e opozitës me akuzat shabllon të dala boje, provon se ajo është e përfshirë direkt në vjedhje. Është vjedhja e shqiptarëv­e të varfëruar, së bashku me klientët e vet. Është blerja me dy deri në katërfish e mjeteve mbrojtëse për mjekët, e kiteve të testimit apo respirator­ëve, që ka detyruar ministren të urdhërojë djegien e dokumentev­e dhe fshehjen e ngjarjes", tha Spahia në deklaratën për mediat.

SPAK

Ndërkohë, në një tjetër reagim, duke iu përgjigjur akuzave për zhdukjen e fakteve të tenderëve, Ministria e Shëndetësi­së sqaroi se më 8 maj i ka dërguar dokumentet në Prokurorin­ë e Posaçme. "Informojmë qytetarët se në Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, më datë 8 maj 2020, është firmosur shkresa përcjellës­e ( faksimile bashkëlidh­ur) me dokumentac­ionin e të gjitha procedurav­e të kërkuara nga organet e drejtësisë. Siç e kemi deklaruar nga dita e parë, jemi të hapur për hetime nga organet e drejtësisë. E vërteta është se asgjë nuk është fshehur dhe dosjet janë në dritën e diellit. Që prej datës 27 prill, në Ministrinë e Shëndetësi­së po vijon punën Kontrolli i Lartë i Shtetit, për të gjitha procedurat e zhvilluara në situatën e pandemisë, për mjetet e nevojshme për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtu­ese për pacientët e prekur nga COVID19", sqaroi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ?? Faksimile e email- it të publikuar nga PD
Faksimile e email- it të publikuar nga PD
 ??  ?? Faksimile e Ministrisë së Shëndetësi­së
Faksimile e Ministrisë së Shëndetësi­së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania