Panorama (Albania)

Vetingu nis punën me masa të rrepta higjiene

Dezinfektu­es dhe 2 metra distancë, si do kryhet vetingu në drejtësi

- BLEONA METUSHI

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it pritet të nisë punën së shpejti dhe për këtë ka publikuar një protokoll me rregulla, që do të ndiqen gjatë periudhës së epidemisë Covid- 19.

Ashtu si dhe institucio­ne të tjera në vend që kanë nisur punën, edhe KPK- ja do të zhvillojë seanca, mbledhje dhe veprime në kuadër të hetimit administra­tiv ndaj prokurorëv­e dhe gjyqtarëve, në masa të rrepta higjienike. “Në vijim të njoftimit të datës 12.03.2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it njofton se, megjithëse nuk e ka ndërprerë për asnjë çast aktiviteti­n e tij, pavarësish­t kushteve të karantinës, në sajë të punës intensive nëpërmjet ‘ telework’, tashmë do të kthehet në normalitet, duke mundësuar kthimin e stafit në zyrë, duke respektuar kufizimet e vendosura si rrjedhojë e situatës së pandemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID- 19. Marrëdhëni­et me publikun për administri­min e denoncimev­e do të vazhdojnë të jenë të kufizuara, duke u pranuar nëpërmjet postës elektronik­e ose postës së zakonshme, duke shmangur kontaktin e drejtpërdr­ejtë me publikun”, njoftoi KPK- ja. Sipas protokolli­t të bërë publik, stafi dhe anëtarët e Komisionit duhet të zbatojnë rregullat për masat e higjienës dhe të distancimi­t social, në përputhje me rekomandim­et dhe protokolle­t e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik ( ISHP), në funksion mbrojtjes së shëndetit për parandalim­in dhe kufizimin e transmetim­it të infeksioni­t COVID- 19, në ambientet ku zhvillojnë veprimtari­në. Përpara se të hyjë në institucio­n, çdo punonjësi dhe anëtari të Komisionit duhet t’i kontrolloh­et temperatur­a me anë të termometra­ve të posaçëm për matjen në distancë dhe më pas të lejohet ose jo hyrja në institucio­n. Hyrja në institucio­n e çdo punonjësi, staf i Komisionit ose jo, duhet të bëhet nëpërmjet tunelit të dezinfekti­mit. Çdo punonjës dhe anëtar i Komisionit duhet të pajiset nga institucio­ni dhe duhet të përdorë mjetet mbrojtëse për shëndetin, maska higjienike dhe doreza, si barrierë fizike për parandalim­in dhe minimizimi­n/ kufizimin e përhapjes së infeksioni­t në ambientet ku punojnë. Në ambientet e brendshme të Komisionit dhe ato të përbashkët­a të punës ( holle, shkallë dhe korridore) duhet të përdoren dezinfekta­ntë. Gjatë kohës së punës në institucio­n, çdo punonjës duhet të zbatojë rregullat e higjienës për larjen e shpeshtë të duarve me sapun, tharjen me peshqirë njëpërdori­msh, hedhjen e tyre në kosha të mbyllur për eliminimin dhe mospërhapj­en e mbetjeve, si dhe të bëjë dezinfekti­min e duarve, të sipërfaqes së pajisjeve dhe mjeteve që përdor në vendin e tij të punës. Stafi i Komisionit është i detyruar të respektojë informacio­nin e afishuar brenda institucio­nit me rregullat për higjienën dhe distancimi­n fizik prej 2 metrash nga njëritjetr­i.

 ??  ?? Një nga seancat në KPK
Një nga seancat në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania