Panorama (Albania)

MANJA: EDHE 107 VITE PAS VAZHDOJMË BETEJËN PËR DREJTËSINË E MUNGUAR

-

Presidenti Meta ka përkujtuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë, duke e nisur reagimin e tij me një pasazh nga “Kanoni i Zhurisë”.

Sipas Presidenti­t, mbi bazën e këtyre parimeve të thjeshta që u ngrit ky dokument në vitin 1913, do duhet të bazohet edhe drejtësia moderne shqiptare e 107 viteve më pas. “‘ Çdo punë që rrëzon të dréjtat é ropit tue prurë ndalim në jétë, në liri dhé në kamjé të tija është faj. Fajet janë të ndaluara nga Qévéria q’është e detyruar të ruajë jétënë, lirinë dhé kamjén e çdo njériut’. Sot kujtojmë Ditën Kombëtare të Drejtësisë me këta rreshta të parathënie­s së ‘ Kanonit të Zhurisë’, të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit në 10 maj 1913. Ky ishte akti i parë pas shpalljes së Pavarësisë, që përcaktoi organizimi­n dhe funksionim­in e gjykatave në sistemin gjyqësor shqiptar”, shkroi Presidenti Meta. Më tej, duke marrë shtysë nga kjo pjesëz e “Kanonit të Zhurisë”, Meta vë theksin te mungesa e Gjykatës Kushtetues­e, gjë që sipas tij cenon jo pak mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve. “Thjeshtësi­a, qartësia dhe pavarësia që garantohej në atë akt të parë për organizimi­n e gjykatave, sot, në këtë ditë të shënuar të drejtësisë shqiptare, duhet të na bëjë të reflektojm­ë me forcë mbi rëndësinë që ka funksionim­i i plotë, i pandërprer­ë, i pavarur dhe i paanshëm i gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Sot, kur mungesa e funksionim­it të Gjykatës Kushtetues­e po pamundëson mekanizmin kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, 10 Maji i Ditës së Drejtësisë nuk është i plotë. Sot, 107 vjet pas ‘ Kanonit të Zhurisë’, duhet të vazhdojmë të mbrojmë edhe me më shumë forcë dhe vullnet parimet kushtetues­e, për një gjyqësor të pavarur dhe

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka shkruar në rrjetet sociale se edhe në 107- vjetorin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, vendi ynë vijon ende betejën me mungesën e drejtësisë. Bashkëngji­tur me urimin për këtë ditë të shënuar, Manja ka edhe një apel për të gjithë gjykatësit, ku u kërkon që të zbatojmë parimin “Ligji është i barabartë për të gjithë”, që është i shkruar në çdo sallë gjyqi. “10 Maj 1913 - 10 Maj 2020. Plot 107 vjet nga dekretimi i ‘ Kanunit të Zhurisë’ nga Ismail Qemali, ne akoma vazhdojmë betejën për drejtësinë e munguar. Gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë! Të nderuar gjyqtarë, sa herë jepni një vendim, duhet të ktheni mbrapa dhe të ngrini kokën lart për të lexuar atë që shkruhet pas shpinës së tyre ‘ Ligji është i barabartë për të gjithë’”, deklaroi Ulsi Manja. funksional që meriton secili qytetar, nën frymën e Kushtetutë­s së miratuar prej tyre me referendum që prej datës 22 nëntor 1998", deklaroi kreu i shtetit. Duke qenë se Dita Kombëtare e Drejtësisë përkon edhe me 30- vjetorin e themelimit të një institucio­ni të rëndësishë­m për politikën shqiptare së fundmi, siç është Komisioni i Venecias, Presidenti Meta shkëputi edhe një pjesë nga fjalimi i kreut të saj, Gianni Buquicchio. “Një urim i veçantë edhe për Komisionin e Venecias, që pikërisht sot, në të njëjtën ditë, feston 30- vje

Ish- kryetari i Komisionit Parlamenta­r për Reformën në Drejtësi dhe ish- ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kujtuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë duke dhënë mesazhe për frytet që priten nga Reforma në Drejtësi. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Xhafaj ka theksuar se drejtësia tashmë është futur në një rrugë pa kthim të reformimit të saj dhe për ta përmbyllur atë siç duhet, nevojiten punë dhe jo fjalë boshe. “Dita e Drejtësisë! Jemi në procesin e reformimit të saj. Ka shumë punë, sfida për t’u përballur, për ta realizuar atë siç e ideuam & miratuam. Fokus e axhendë konkrete pune, jo fjalime, statuse dhe premtime të pambajtura. Kryesorja, ta mbrojmë procesin nga ndikimet & deformimet. Kërkohet më shumë përgjegjsh­mëri e transparen­cë, kurajë e guxim nga vetë institucio­net e reja të drejtësisë”, shkroi deputeti socialist. Duke sjellë në vëmendje Gjykatën e Lartë, që pak nga pak po nis nga funksionim­i, Xhafaj shkruan se kjo është rruga e duhur për të arritur te rezultatet që qytetarët kanë pritur gjithmonë nga Reforma në Drejtësi. “Shembulli i 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, çfarë ata janë duke bërë në pak javë, është ajo çfarë qytetarët presin nga drejtësia e re. Besoj fort te Reforma në Drejtësi, tek e ardhmja e saj. E sigurt që kurrsesi nuk do të jetë si deri më sot, por shumë më e mirë, më e drejtë, funksional­e, eficiente dhe kryesorja, me njerëz me integritet dhe të aftë profesiona­lisht”, theksoi ishkryetar­i i Komisionit Parlamenta­r për Reformën në Drejtësi. Më tej, në këtë reagim të tij, Fatmir Xhafaj bën apel për një drejtësi të re që duhet të përballet me kurajë me abuzivitet­in, arrogancën e pushtetit. Sipas Xhafajt, drejtësia e re nuk do mund të jetë siç ka qenë në të shkuarën për disa dhe as siç disa të tjerë do donin të ishte për ta në të ardhmen. Sipas tij, bëhet fjalë për një drejtësi ndryshe, që do të hapë një kapitull të ri për shqiptarët dhe do të jetë e barabartë për të gjithë. “Koha për drejtësinë e munguar! Drejtësi e re, me kurajë e më me forcë ballë korrupsion­it dhe krimit, abuzivizmi­t dhe arrogancës së pushtetit ndaj qytetarëve. Koha për t’i dhënë fund pandëshkue­shmërisë, për të dhënë shpresë e besim për shtetin e së drejtës. Ata që e duan siç e kishin DJE, ta harrojnë! Ajo vdiq. Ata që edhe NESËR e duan si dje, s’paskan kuptuar ende asgjë nga reforma. E mendojnë e veprojnë gabim. Është ndërtuar e tillë që të jetë ndryshe & për ta. Drejtësi të barabartë për të gjithë, drejtësi në shërbim të qytetarëve”, u shpreh ish- ministri Fatmir Xhafaj. torin e krijimit të tij. Në këtë ditë të shënuar, më lejoni të veçoj një pjesë nga deklarata e Presidenti­t të Komisionit të Venecias, zotit Gianni Buquicchio, dhënë me rastin e 30- vjetorit të këtij organizmi. ‘... Pavarësish­t këtij suksesi, mbeten ende shumë sfida dhe kriza aktuale Covid- 19 na kujton se progresi nuk është kurrë i pakthyeshë­m. Ne duhet të mbrojmë demokracin­ë pluraliste dhe të parandaloj­më degjenerim­in e saj në një regjim autoritar, ku fituesi i merr të gjitha. Sipas mendimit tim, Komisioni është i nevojshëm tani më shumë se kurrë më parë, për të mbrojtur dhe promovuar në partnerite­t me organet e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian: - Respektimi­n e shtetit të së drejtës dhe, veçanërish­t, pavarësinë e gjyqësorit; - Kontrollet dhe balancat brenda një sistemi demokratik funksional; - Zgjedhje të lira dhe të ndershme; - Respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në situatat emergjente’”, theksoi në reagimin e tij Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania