Panorama (Albania)

E kthyen shtëpinë në laborator droge, në pranga dy shqiptarë

Kërkesa e madhe për drogë pas karantinës zbuloi dy "grosistët"

- Alfred Tusha Leonard Spahiu

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi në shtëpinë e tyre u gjet një sasi droge e llojit heroinë, e cila llogaritet në vlerën e 2 milionë eurove.

Të arrestuari­t janë Alfred Tusha, 29 vjeç, dhe Leonard Spahiu, 44 vjeç, të cilët jetonin në një shtëpi me qira në komunën Monesilvan­o në provincën Pescara. Gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dy thasë me 34 kg heroinë, që ishin fshehur në një dollap. Hetimet filluan nga Policia në Chieti dhe Francavill­a al Mare dhe me bashkëpuni­min e kolegëve nga Pescara, pasditen e së premtes u arrit sekuestrim­i i drogës. Karabinier­ët ranë në gjurmët e dy shqiptarëv­e duke analizuar historikun e konfiskime­ve të drogës, që ishin kryer kohët e fundit. Ndonëse kishte një rënie të lehtë të shpërndarj­es së drogës për shkak të emergjencë­s nga koronaviru­si si në aspektin e përpunimit të drogës, ashtu edhe në furnizimin me sasi të mëdha, për shkak të kontrollev­e të rrepta në rrugë dhe autostradë, karabinier­ët s'i ndërprenë hetimet, duke zbuluar shtëpinë ku ndodhej droga. Në momentin ku po afrohej fundi i fazës së parë të lirimit të disa masave nga koronaviru­si, hetuesin kishin vënë re rritje të kërkesave të përdoruesv­e të drogës, si dhe kishin siguruar informacio­ne për mbërritjen e një ngarkese të madhe lënde narkotike. Kështu u aktivizuan shërbime specifike, të cilat synonin të zbulonin momentin e mbërritjes së sasisë së drogës.

ZBULIMI

Pasditen e kaluar, gjatë veprimtari­ve hetimore, Policia vuri re një djalë të ri nga Chieti, mbajtës i zakonshëm i drogës, duke diskutuar me dy persona, të identifiku­ar si shqiptarë. Menjëherë pas kësaj, dy personat e dyshuar u larguan në drejtim të Pescara- s, gjithnjë të ndjekur nga karabinier­ët, të cilët, duke marrë parasysh edhe lajmet që transmetoh­eshin për furnizimin me drogë në krahinën e Pescara- s, vendosën të shkojnë edhe përtej kufijve të krahinës së Theatinës, me bashkëpuni­min e kolegëve të angazhuar në shërbime të ngjashme. Me të arritur në Montesilva­no, të dy shqiptarët dolën nga makina dhe hynë në një ndërtesë dhe pas një pritjeje të shkurtër, njëri prej të dyve u kthye me makinë. Duke pasur dijeni që do të bëhej një shkëmbim droge, karabinier­ët, duke ndierë se kishte mbërritur te shitësi me shumicë, vendosën të ndërhynin para se të niste shpërndarj­a. Gjatë kontrollev­e të kryera në banesë u gjetën dy çanta me 25 kilogramë heroinë, 5 kg substancë e njëjtë, e paketuar dhe e gatshme për shitje me pakicë, 3 "bukë" të tjera me peshë 2 kilogramë, të fshehura në një zgavër nën tryezën e ngrënies, si dhe një sasi të konsiderue­shme substance për përzierje. Duke marrë parasysh që 4 kg drogë do të peshonin tri herë më shumë përpara se të hidheshin në treg, substanca e sekuestrua­r, nëse do të hidhej në treg, do t'i jepte rreth 2 milionë euro organizatë­s kriminale. "Pas karantinës, kërkesa është rritur dhe për këtë arsye, çmimi i drogës po ashtu është rritur, sipas rregullit të njohur të marrëdhëni­es midis ofertës dhe kërkesës", shkruanin dje mediat italiane.

 ??  ?? Droga që iu sekuestrua dy shqiptarëv­e në Itali
Droga që iu sekuestrua dy shqiptarëv­e në Itali
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania