Panorama (Albania)

Strasburgu hedh poshtë pretendime­t e pronarëve: Skema e re, efektive

-

Kur kanë kaluar më shumë se 3 vite nga zyrtarizim­i i ligjit të ri të pronave, Gjykata e Strasburgu­t ka dalë me vendimin për njohje të skemës së re të kompensimi­t. Me anë të një vendimi të marrë të enjten e 7 majit, kjo Gjykatë, që në nisje e ka konsiderua­r efektive skemën e re, duke hedhur poshtë pretendime­t e pronarëve. Nga ana tjetër, ka caktuar si kusht për qeverinë që të rishikojë vlerën e kompensimi­t, kryesisht për ato familje që u prekën nga ndryshimi i zërit kadastral. Në vendimin e Gjykatës thuhet se pronarët në asnjë rast nuk duhet të marrin më pak se 10 për qind të vlerës që prona e tyre ka sot në treg. “Gjykata shtoi një kusht kyç: ajo çmoi se, në disa raste, vlerësimi i pronave sipas Ligjit për Trajtimin e Pronës mund të rezultonte në nivele shumë më të ulëta të kompensimi­t ( për disa ish- pronarë) në krahasim me legjislaci­onin e mëparshëm. Për të shmangur një barrë ekstreme mbi këtë kategori të ish- pronarëve, kompensimi sipas skemës së re duhet të jetë jo më pak se 10% e vlerës së pronës, që ish- pronarët do të përfitonin nëse vlerësimi financiar do të llogaritej mbi bazën e zërit kadastral aktual të pronës së shpronësua­r”, thuhet në vendim. Për ta konkretizu­ar, nëse një pronë sot ka vlerën e 20 milionë lekëve, pronarët s’mund të marrin më pak se 2 milionë lekë. Ose, kur vlera e pronës sot në treg është 60 milionë lekë, pronarët në asnjë rast s’mund të marrin më pak se 6 milionë lekë. Pra, Gjykata ka caktuar një prag që s’mund të tejkalohet, duke favorizuar pjesërisht pronarët. Kujtojmë që në 2016 hyri në fuqi ligji i ri. Pas zyrtarizim­it të tij, nisi edhe faza e rivlerësim­it të çdo pasurie. Çmimet për metër katror që u aplikuan ishin ato të miratuara në 2015- ën, por çfarë ndryshonte ishte zëri kadastral, i cili nuk ishte ky aktual, por ai që rezultonte në kohën e konfiskimi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania