Panorama (Albania)

Në krijimtari­në e tij, Dritëroi ndoshta ka shkruar më shumë se kushdo mbi vdekjen, ka biseduar me të, pasi kanë pirë raki me të dhe më ka thënë që e ka sfiduar vdekjen. Njerëzit e ditur e kanë të ndërgjegjë­suar paktin jetësor që vdekja është e pashmangsh­m

-

ndjeshme, vizitat mjekësore mund të ishin shumë të rralla dhe gjendja shëndetëso­re nuk do të ndiqej aq mirë.

Pasi e bindëm të bënim një bilanc tërësor të shëndetit të tij, u kryen ekzaminime­t dhe analizat për të gjithë organet. Në fund të ekzaminime­ve u kënaqa që tri organet jetësore të prekshme nga alkooli ( dihej që Dritëroi prej vitesh konsumonte alkool) nuk ishin prekur, ndërkaq që organi më i dëmtuar ishte mushkëria, si pasojë e duhanpirje­s së shumtë dhe shumëvjeça­re.

Kur më pyeti Dritëroi për gjendjen, i thashë me siguri që: “Ke pasur qeliza cerebrale, disa miliarda mbi normë, që megjithëse alkooli ka dëmtuar shumë prej tyre, juve ju kanë mbetur miliarda që ju lejojnë jetë cerebrale normale, madje krijuese. Të njëjtin arsyetim do të thosha për mëlçinë dhe zemrën”.

Natyrisht që e di mirë, por ky konkluzion që i thashë pati efekt jo të mirë, pasi e shfrytëzoi si argument që të rrallonte ekzaminime­t mjekësore.

Në krijimtari­në e tij, Dritëroi ndoshta ka shkruar më shumë se kushdo mbi vdekjen, ka biseduar me të, pasi kanë pirë raki me të dhe më ka thënë që e ka sfiduar vdekjen. Njerëzit e ditur e kanë të ndërgjegjë­suar paktin jetësor që vdekja është e pashmangsh­me. Kjo i bën ata, dhe Dritëroi është midis tyre, që mos të kenë fobi për të. Por njëkohësis­ht edhe të mos ankohen për sëmundjen ose të përballojn­ë dhe shqetësime­t që për njerëzit e zakonshëm janë të frikshme dhe të padurueshm­e. Për këtë arsye, ekzaminime­t mjekësore kërkoheshi­n dhe lidheshin vetëm me pretendime­t dhe shqetësime­t që konstatont­e “doktori i shtëpisë, Sadija”.

Me rëndimin e gjendjes kërkohej edhe trajtimi në kushte spitalore, por Dritëroi kundërshto­nte përherë. Ai mund ta pranonte sëmundjen, por asnjëherë psikozën e të sëmurit. Ndaj ankesat e tij ishin të pakta, ngaqë përpiqej t’i përballont­e. Madje, kohët e fundit, megjithëse ai duhej të merrte oksigjen dhe vështirësi­a në frymëmarrj­e ishte e dukshme, ai nuk ankohej për frymëmarrj­en e vështirë, por për bezdinë që i krijonin tubat e vegjël të oksigjenit në hundë. Edhe në këtë periudhë shumë të vështirë të jetës, kur shumica, për të mos thënë të gjithë të sëmurët, e kalojnë me ankth e me shumë ankesa, ai edhe momentin e vizitës mjekësore e kalonte pothuajse si një takim të zakonshëm jomjekësor, ku biseda zhvendosej shpejt nga sëmundja në probleme të tjera shoqërore, politike, me shqetësimi­n e njeriut të vërtetë, që gjithë jetën vëmendjen dhe shqetësimi­n e pati për popullin dhe vendin e tij. Në mijëra e mijëra njerëz që kam njohur unë, ashtu siç ai ishte i veçantë në kurajën dhe guximin e tij si personalit­et publik e politik, ashtu ai ishte ndër më të rrallët, në kurajën dhe përballimi­n e sëmundjes së tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania