Panorama (Albania)

HARTA E PRONAVE

Skema e re e kompensimi­t, çmimet në Tiranë e rrethe

-

SHOQATA E PRONARËVE: SI MERREN 10% E PARAVE/ Shoqata “Pronësi për Drejtësi” reagon pas vendimit të Strasburgu­t dhe këshillon pronarët për dosjet: Verifikoni faturën kush ka më pak se 10% të tregut. Gazeta boton çmimet e tokave sipas zonave kadastrale në Tiranë e rrethe dhe shembujt sa përfitohet pas kushtit të vendosur nga Gjykata e Strasburgu­t

Formula e re e kompensimi­t preku para së gjithash pronat në kurorën e qyteteve të mëdha, si Tirana dhe atyre përgjatë vijës bregdetare.

E para, sepse vlera e trojeve në këto qytete është e lartë, pra një metër katror çmohet më shtrenjtë. Tjetra, që është edhe më e rëndësishm­e, është ndryshimi i zërit kadastral. Sipërfaqet në periferi, të cilat sot janë brenda vijës së verdhë dhe kategorizo­hen si tokë truall, në kohën e konfiskimi­t kanë qenë bujqësore. Nëse vlera e tokës bujqësore sot në treg nuk çmohet më shumë se 500 lekë për metër katror, vlerat e tokës truall variojnë nga 20 mijë lekë deri në 120 mijë lekë për metër katror.

VENDIMI

Vendimi i dhënë nga Gjykata e Strasburgu­t disa ditë më parë “detyron” Qeverinë që të bëjë një rivlerësim për këto pasuri, që u prekën nga ndryshimi i zërit kadastral, duke caktuar si kusht që pronarët në asnjë rast të mos marrin më pak se 10 për qind të vlerës që prona ka sot në treg. Gazeta boton sot çmimet për tokën truall në Tiranë dhe 11 qarqe, duke u dhënë mundësinë pronarëve që të llogarisin vlerën e pronës së tyre me çmimet për metër katror që aplikohen. Sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombët­are për të Drejtat e Njeriut, ata s’mund të marrin më pak se 10 për qind të vlerës reale.

SHEMBULL

Për ta konkretizu­ar, për një sipërfaqe toke 300 metra të ndodhur sot brenda vijës së verdhë, në zonën kadastrale 8280, pra në Sauk, nga Agjencia e Pronave vlerësimi është bërë për tokë bujqësore me çmimin 488 lekë për metër katror, rrjedhimis­ht dhe masa e përfitimit që është caktuar nuk është as më pak e as më shumë sesa ( 300m X 488lekë/ m) 146 mijë lekë. Nëse zëri kadastral i saj që do të merrej për referim do të ishte ky i sotmi, pra kjo sipërfaqe do të çmohej si tokë truall, kjo familje do të përfitonte ( 300 m X 29 543 lekë/ m) 8 862 900 lekë.

Gjykata Kushtetues­e ka vendosur si kusht që masa e kompensimi­t të mos jetë më e ulët se 10 për qind e vlerës që prona ka sot në treg. Në këto kushte, kësaj familjeje i takon të marrë jo më pak se 880 mijë lekë të rinj, pra 6fish më tepër nga vlera e caktuar më herët nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, që ishte 146 mijë lekë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania