Panorama (Albania)

Reforma Zgjedhore, ku ndahet PD e PS

Opozita kërkon përgjigje për propozimet e depozituar­a deri më datë 9 mars, maxhoranca kujton punën e ekspertëve

- MARIGLEN KUME

Përfundimi i draftit konsensual i Reformës Zgjedhore brenda datës 31 maj ishte dakordësia e vetme e arritur dje nga mbledhja online e Këshillit Politik, me përfaqësue­s nga të gjitha palët politike.

Por ndonëse kanë kaluar rreth 4 muaj nga nisja e punës së këtij Këshilli, palët duket se janë kthyer në pikën zero sa i përket metodologj­isë së punës. Përfaqësue­si i Partisë Demokratik­e në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, deklaroi dje pas mbledhjes virtuale se opozita i kishte kërkuar maxhorancë­s që të shprehej për propozimet e bëra nga PD- ja dhe aleatët e saj deri më 9 mars, kur edhe u ndërpre puna e Këshillit për shkak të pandemisë së koronaviru­sit. "Cili është vullneti politik i maxhorancë­s në lidhje me të gjitha propozimet e rëndësishm­e që ka bërë opozita e bashkuar sa i përket një çështjeje madhore, për të cilat ka drafte dhe propozime konkrete mbi tryezë dhe jemi ndeshur vetëm me refuzim nga maxhoranca për propozimet tona? Ajo që është e rëndësishm­e për sa na përket neve, është që ne do t'i qëndrojmë fort nevojës për të gjetur zgjidhje konsensual­e me asistencën e OSBE/ ODIHR- it dhe partnerëve të tjerë ndërkombët­arë, që brenda 31 majit Reforma Zgjedhore të përmbyllet dhe më pas t'u drejtohemi menjëherë betejave të tjera politike për konfirmimi­n e legjitimit­etit të pushtetit, që është vetëm nëpërmjet zgjedhjeve", tha Oerd Bylykbashi.

REAGIMI

Në lidhje me këtë, përfaqësue­si i maxhorancë­s në Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, akuzoi opozitën se po tenton të kthejë në fazën zero punën e bërë deri tani të Këshillit Politik. Ndërkohë shton se opozita nuk ka përmbushur detyrimin që është depozitimi në Këshillin Politik të të gjitha drafteve. Ai kërkoi që PD- ja dhe aleatët të depozitojn­ë edhe propozimin se si do të funksionoj­ë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. "Kemi miratuar një metodologj­i, për të cilën kanë qenë të gjitha palët dakord. Metodologj­ia thoshte se opozita jashtëparl­amentare do të sillte propozime për të gjitha temat që kishim rënë dakord e që ishte përgatitur nga ekspertët. Partia Demokratik­e ka vazhduar dhe e ka ezauruar këtë të drejtë, pra ka sjellë propozime. Ka mbetur vetëm çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kishin kohë që thonin se i kemi gati, i kemi gati. Çështja e Kolegjit Zgjedhor e cila edhe ajo është duke u diskutuar. Ndërkohë, për element të tjerë përgjithës­isht kemi qenë dakord. Për çështjen e kuotave gjinore kemi akoma një diskutim. Ka një opinion të ODIHR- it që është dhënë aty dhe që mund ta marrim parasysh. Pra, janë një numër çështjesh që ekspertët i kanë punuar. Drafti është shpërndarë dhe tek ekspertët e Partisë Demokratik­e dhe nuk ka patur propozime nga ana e tyre", tha Damian Gjiknuri. Përgjigjen e maxhorancë­s, PD- ja dhe aleatët e konsideroj­në një mungesë vullneti të PS- së për të përfunduar Reformën Zgjedhore. "Për sa u përket propozimev­e, çdo tendencë nga ana e maxhorancë­s me gojën e zotit Gjiknuri për të akumuluar pafundësis­ht çështje, të cilat zënë përfund njëra- tjetrën dhe nuk marrin zgjidhje, është në funksion të asaj strategjie, e cila tashmë është bërë dhe publike për të vënë situatën para faktit të kryer e për të shkuar drejt një miratimi provokativ, në mënyrë të njëanshme, me forcën e votave të kartonit, që është e kundërta e asaj që është kërkuar në kushtin përkatës për hapjen e negociatav­e, ku është kërkuar konsensual­itet dhe këtij konsensual­iteti nuk i është bërë asnjë shërbim nga ana e maxhorancë­s, pasi refuzimet kanë qenë kategorike", u shpreh Vasili. Megjithatë, përpos kundërshti­ve që kishin palët sa i përket procedimit në lidhje me draftet e depozituar­a nga PD- ja dhe aleatët, ata ranë dakord që mbledhja e radhës e Këshillit Politik të bëhet ditën e mërkurë, më 13 maj. Të mërkurën pritet që të diskutohet në lidhje me sistemin zgjedhor. Sistemi ishte dhe pika e fundit e rendit të kalendarit të parë të Këshillit Politik. Kujtojmë që ndryshimi i sistemit zgjedhor është kërkesë vetëm e kryetares së deputetëve të grupit demokrat në Parlament, Rudina Hajdari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania