Panorama (Albania)

Liderët politikë takohen sot me Presidenti­n

-

Liderët politikë në Maqedoninë e Veriut pritet të mbajnë takim me Presidenti­n e vendit, Stevo Pendarovsk­i, për të diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, me kërkesën e ish- Kryeminist­rit Zoran Zaev që të mbahen më 14 qershor. Zgjedhjet duhej të mbaheshin më 12 prill, por u shtynë për shkak të pandemisë së koronaviru­sit. Në Presidencë janë ftuar kryetarët e LSDM- së – Zoran Zaev, BDI- së – Ali Ahmeti, VMRO- DPMNE- së – Hristian Mickoski, Aleancës për Shqiptarët – Ziadin Sela, Alternativ­ës – Afrim Gashi, Lëvizjes BESA – Bilall Kasami dhe PDSH- së – Menduh Thaçi. Në takimin e liderëve janë ftuar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe kryetari i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski. Kryetari i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re më 14 qershor. Të dielën, duke prezantuar qëndrimin e koalicioni­t “Mundemi”, të udhëhequr nga LSDM- ja, Zaev tha se duhet shfrytëzua­r stabilizim­i i gjendjes me koronaviru­sin dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur, të mbahen zgjedhjet për të mos lejuar “shkeljen e Kushtetutë­s”. Zaev argumentoi se nëse zgjedhjet lihen për në vjeshtë, ato rrezikojnë të mos mbahen, për shkak të paralajmër­imeve për një valë të re të sëmundjes Covid- 19, duke rrezikuar mbetjen e vendit pa institucio­ne të qëndrueshm­e dhe pa bazë kushtetues­e, pasi në dhjetor mbushen katër vjet që nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit. VMRO DPMNE- ja opozitare ka deklaruar se “shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha”, por kjo parti ka paraqitur si afat për mbajtjen e zgjedhjet mesin e korrikut. Edhe partitë shqiptare kanë qëndrime të ndryshme. BDI- ja kërkon mbajtjen e tyre sa më parë që të jetë e mundshme, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, në opozitë, kërkon që zgjedhjet të mbahen pasi të hapen kufijtë, në mënyrë që e drejta e votës t’i sigurohet edhe diasporës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania