Panorama (Albania)

Një mbledhje e alarmuar e kësaj strukture, e kryesuar nga kryetari i Lidhjes, Prof. Shuteriqi, dha “elektrosho­kun” e papritur. Fillimisht habi dhe shqetësim! Mua më ngarkuan hartimin e Raportit, që do të mbahej në diskutimin krijues për Festivalin e 11- t

-

she më djeg ai mua”. Por koha atëherë ishte e tillë që vështirë të zgjidhje mes djegies së zjarrit nga brenda apo zjarrit nga jashtë?! Dritëroin, për çfarë përfaqëson­te, sot më rezulton, se në guximin e tij dhe bekimin e krijuesit e ka ruajtur si Baba Zoti, me të cilin është mëkuar në Baltën që solli në LSHA e gjetkë. Teserat nuk ia zhdukën bindjen, me të cilën ishte mëkuar. Ai vetëm diti kur t’i nxjerrë në shesh. Pas një festimi marramendë­s për kohën, Viti i Ri ’ 73 solli shpejt e papritur që në ditët e para të tij acarin e kritikave të udhëheqësi­t, diskutimet e deri Plenumin IV a konkludues për zhvillimet e deriatëher­shme, si dhe kapitullin e ri të ndëshkimev­e.

Unë ndodhesha, ndërkohë, veç detyrës në Opera, edhe si anëtar i kooptuar i Komitetit Drejtues të LSHA, si dhe anëtar i komisionit të muzikës, me sekretare muzikologe­n Hamide

Stringa.

Një mbledhje e alarmuar e kësaj strukture, e kryesuar nga kryetari i Lidhjes, Prof. Shuteriqi, dha “elektrosho­kun” e papritur. Fillimisht habi dhe shqetësim! Mua më ngarkuan hartimin e Raportit, që do të mbahej në diskutimin krijues për Festivalin e 11- të, që do të zhvillohej pas vetëm disa ditësh. Si sekretar për letërsinë, iu dha porosia dhe Dritëroit të më ndihmonte deri në dorëzimin e materialit.

Shkuam të dy në zyrën e tij dhe vendosëm që unë të përgatis analizën artistike e muzikore dhe materialin tim t’ia dorëzoja Dritëroit për plotësimet mbi tekstet, si dhe kujdesjen redaktuese.

Dritëroi punoi pa dalë jashtë frymës së vlerësimev­e të mia, duke shtuar mendimet për tekstet, si dhe kornizën përmbajtje­sore ( hyrje- mbyllje), sidomos për origjinali­tetin e këngëve dhe mosndikimi­n nga influencat e huaja, por pa asnjë ekstremizë­m. Që në fillim rrëfej se unë nuk isha i bindur për kritikat e egra dhe ndonjë term ideologjik mohues. Veç kësaj marrëdhëni­e mirëkuptue­se mes nesh, nuk patëm asgjë më shumë dhe nuk kuptova nëse ato ditë, ai kishte gjykim të ndryshëm apo parashikon­te çdo të vinte më pas.

Si përfundim të diskutimit krijues, që ashtu si u zhvillua, ishte më shumë një diskutim ndëshkues për Festivalin, u konkludua se “Raporti nuk nxori në pah rrënjët e gabimeve ideologjik­e dhe diskutimi do të vijonte…” Ndërkohë, situata u agravua, ngjarjet morën drejtimet e njohura tashmë për gjithë artet dhe letërsinë. Shumë u goditën, ndër ta dhe shkruesi i këtyre radhëve, të tjerë u ngritën e ndër ta dhe Dritëroi që mori kreun e drejtimit të Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve.

Mes problemeve personale, por edhe të Nikolla Zoraqit si Drejtor i Festivalit të 11të, na erdhi mirë që një njeri i letrave i nivelit më të lartë do të drejtonte praktikish­t zhvillimet e artit dhe letërsisë, në kohët e vështira që po vinin. Nikolla ishte i bindur për këtë dhe marrëdhëni­et krijuese e shoqërore mes tyre më pas e vërtetuan.

Personalis­ht, në periudhën gati 10- vjeçare që pasoi, nuk pata asnjë zhgënjim. Shumë i kujdesshëm, pasi çdo veprim mund të më rëndonte deri në ekstrem, e ndiqja atë, unë nga larg dhe ai nga lart. Isha i bindur se deri në takimin e fundit, ai më kishte kuptuar drejt, si për bindjet e sinqerta, ashtu dhe për përkushtim­in total në zhvillimet institucio­nale.

Më erdhën fjalët se ai ishte shprehur për mua në një mbledhje të gjerë se “është i ri dhe do të kthehet prapë”… Nuk ishte pak ato kohë! Për rikthimin në Tiranë, Lidhja kishte lobuar, si thonë sot, duke u mbështetur në angazhimin e plotë timin në Fier e Patos dhe iu ishte kundërvënë atyre që shpresonin asgjësimin tim të plotë profesiona­l. Ky vlerësim objektiv ka merituar mirënjohje­n time dhe të familjes, si në atë kohë, edhe gjatë gjithë jetës. Me kthimin në Tiranë, madje dhe më parë jemi takuar pranë ndonjë gote a kafeje kalimtare me Nikon e Çotin që kishin ruajtur simpatinë e hershme për mua, ashtu si dhe Llazari ( Siliqi) që me autorizimi­n e Lidhjes ( kuptoDritë­roit) “më kishte në patronazh deri në kthim”.

Jeta profesiona­le që vijoi në Liceun Artistik, më pas në RTSH, dhe rikthimi prapë në Opera, por tani si i “plotfuqish­ëm” për më se një dekadë, patën jo vetëm miratimin e tij ( tani në pozicionin e një Patriarku të Artit e Letërsisë dhe sidomos të së majtës së reformuar pas ndryshimit epokal), por dhe angazhimin për ta ndjekur ende rrugëtimin tim në ditë shumë të bukura, por dhe stuhi që nuk mungojnë gjatë në “metrologji­në shqiptare”. U ndamë së fundmi në ditën e bukur të festimit të ditëlindje­s së tij, ku bashkë me Sadijen, me dëshirën e tij, bëmë një foto që s’pata guximin ta kërkoja, por jam i bindur se diku do të jetë. Dhe kjo më bën nder…

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania