Panorama (Albania)

Meta: Shembja e Teatrit, akt barbar dhe shkombëtar­izues, nuk mund të amnistohet

"Aleanca për Teatrin fitoi. Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës më 17 maj?"

-

Presidenti Meta nuk i ka kursyer deklaratat për aktin e shembjes së Teatrit Kombëtar mëngjesin e së dielës, duke e konsiderua­r si një barbari dhe pjesë të një plani antikombët­ar.

Duke ripublikua­r në rrjetet e tij sociale disa qëndrime të intelektua­lëve, si Sherif Bundo, Emin Riza dhe Robert Budina, dhënë një ditë më parë në gazetën "Panorama", Presidenti Meta thotë se ajo çka ndodhi me godinën e Teatrit Kombëtar nuk mund të amnistohet. Për kreun e shtetit, kauza e Aleancës për Mbrojtjen e Tetarit nuk humbi, por fitoi, pasi shërbeu për t'i zgjuar shqiptarët. Sipas Metës, një popull që fle në demokraci, rrezikon të zgjohet në diktaturë dhe ngre pyetjen nëse kjo gjë ka ndodhur me shqiptarët mëngjesin e 17 majit. "Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë! Ndërgjegjj­a shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë. Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëv­e dhe e gjithë bota e vërtetë demokratik­e u shokua. Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s'do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 majit të vendoset drejtësia. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë edhe më të madhe, duke i ndihmuar të gjithë shqiptarët e përgjumur për t'u zgjuar e bashkuar para se tirania t'i shembë secilit shtëpinë e tij, si banorëve të Unazës së Re. Të gjithë shqiptarët e ndershëm u ndjenë të dhunuar pabesisht dhe poshtërsis­ht, pasi Teatri ishte tempulli i tyre i përbashkët. Të gjithë u ndjenë edhe në faj e borxh për heronjtë dhe heroinat, që e mbrojtën atë për dy vjet e gjysmë me sakrifica të patreguara dhe nën presione të gjithanshm­e. Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e tiranisë dhe rindërtimi­n e Teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve, të cilët zgjuan qytetarinë. Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës më 17 maj?" - shkroi Presidenti. Më tej, Meta iu bashkua shqetësime­ve të akademikut Emin Riza dhe profesorit Sherif Bundo për atë që i ndodhi godinës historike të Teatrit. U jam shumë mirënjohës të gjithë specialist­ëve dhe ekspertëve, si akademiku Emin Riza, të cilët me profesiona­lizëm, përkushtim, por veçanërish­t me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgimi­në e pazëvendës­ueshme, vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrim­i i Teatrit Kombëtar është një akt barbar dhe i programuar shkombëtar­izues. Prandaj është i paamnistue­shëm përgjithmo­në. I dashur profesor Bundo, ndaj me ju të njëjtat shqetësime dhe kam bindjen e plotë se shkatërrim­i i Teatrit Kombëtar nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushte­tues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtar­izues", reagoi Presidenti Meta në rrjetet sociale.

 ??  ?? Meta, dje në Shkodër
Meta, dje në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania