Panorama (Albania)

Ish- kreu i Policisë Vlorë, Jaeld Çela, lihet në burg

Procesi ndaj ish- zyrtarëve nuk ka nisur ende të shqyrtohet

-

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zhvilluar dje seancën për rivlerësim­in e masës së sigurisë "Arrest me burg", për ish- drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Tri ditë më parë, Çela vendosi që të vetëdorëzo­hej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa qëndroi në arrati rreth dy vjet. Pas vetëdorëzi­mit, kreu i Policisë së Vlorës ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas avokatit Petrit Ismaili, Jaeld Çela ka qenë i përfaqësua­r në seancat gjyqësore që zhvillohes­hin ndaj tij dhe se nuk mund të quhej arratisje e tij. Në një reagim për mediat pas seancës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit, avokati tha se Çela është dorëzuar në kohë, pasi tani janë rrëzuar të gjitha akuzat e Prokuroris­ë. "Dorëzimi është bërë në kohën e duhur. Gjithçka është bërë në momentin kur kemi hedhur poshtë të gjitha akuzat e Prokuroris­ë, ndaj dhe është vetëdorëzu­ar. Ai kurrë nuk ka qenë në arriti, por ka ndjekur procesin gjyqësor", u shpreh Ismaili. Seanca e djeshme u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa më datë 28 maj do të jetë seanca e radhës për ishministr­in Saimir Tahiri dhe ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Cela. Ndërkohë, procesi gjyqësor i dy zyrtarëve të tjerë të Policisë së Vlorës, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, është ndarë nga çështja e ish- ministrit Tahiri dhe është pezulluar për 1 vit, me arsyen se 2 ish- zyrtarët e Policisë së Vlorës vazhdojnë të qëndrojnë në arrati. Trupa gjykuese në Apel që ka marrë në shqyrtim dosjen e ish- ministrit Tahiri është e përbërë nga gjyqtarët Albana Boksi, Nure Dreni dhe Nertina Kosova. Ish- drejtuesi i lartë i Policisë u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ( tashmë funksionon si SPAK) për trafik droge dhe favorizim të grupit kriminal të vëllezërve Habilaj, gjatë viteve 2015- 2016, kur ai drejtonte Policinë Vlorë, së bashku me ish- Ministrin e

Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata për Krimet e Rënda e deklaroi atë të pafajshëm për këto akuza, por e shpalli fajtor për "Shpërdorim detyre". Për këtë, ai u dënua me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar, dënimi përfundimt­ar i shkoi në 3 vite e 4 muaj.

 ??  ??
 ??  ?? Jaeld Çela
Jaeld Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania