Panorama (Albania)

Pas tubimit nis mbledhja e firmave për rindërtimi­n e Teatrit, aktorja: Ju tregoj si na dhunuan në 17 maj

PROTESTA E DYTE PAS SHEMBJES. META THERRET NE TAKIM KRERET E OPOZITES

-

Për më shumë se 2 orë, qytetarë, artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile, bashkë me krerët e opozitës, mbushën dje sheshin mes Ministrisë së Financave dhe asaj të Brendshme për të kundërshtu­ar atë që ndodhi me godinën e Teatrit Kombëtar.

Tubimi që nisi prej orës 17: 30 u parapri nga një tryezë në shesh, ku qytetarët e mbledhur firmosnin peticionin për të ndërtuar nga e para Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte dhe në vendin ku ishte godina historike, që u shemb mëngjesin e së dielës. Me mijëra qytetarë që mbushën këtë shesh firmosën peticionin dhe mes tyre ishin edhe krerët e partive të opozitës së bashkuar. Pasi filloi firmosja e peticionit, një grup tjetër aktivistës­h filloi ta rrethonte gjithë hapësirën përreth zonës ku ishte godina e Teatrit me një shirit, ku shkruhej “Skenë krimi”.

PETICIONI Regjisori Robert Budina tha se peticioni është me dy kërkesa të qarta. Sipas tij, kërkohet fillimisht që godina e Teatrit Kombëtar të ringrihet në vendin që ishte deri në mëngjesin e 17 majit dhe më pas të hetohet për atë që ai e quajti si akt terrorist mbi kulturën dhe artin shqiptar. “Së pari, të ndërtojmë Teatrin aty ku ishte, ashtu siç ishte dhe së dyti, kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist që u krye mbi artistët, qytetarët dhe intelektua­lët. Kemi pamjet si tërhiqen zvarrë intelektua­lët, sepse donin të mbronin kulturën dhe dinjitetin”, deklaroi gjatë fjalës para të pranishmëv­e regjisori Robert Budina. Në funksion të hetimit në lidhje me atë që ndodhi mëngjesin e 17 majit, Budina lajmëroi se sot në orën 11: 00 do të jenë para Prokuroris­ë së Posaçme për Krimin e Korrupsion­in, për ta nxitur që të hetojë e zbardhë dhunën ndaj artistëve e aktivistëv­e ditën e shembjes së Teatrit. “Nesër, në orën 11: 00, jeni të ftuar para SPAK- ut që t’i nxisim të fillojnë hetimet. Nga dita e pasnesërme, do dalim qytet më qytet të mbledhim firmat që Teatri të jetë aty ku duhet. Nëse nuk reagon Prokuroria, do bëjmë me dije si do veprojmë. Ne do fitojmë me paqe dhe qytetari. Se kur do të vazhdojmë në Tiranë, do jua bëjmë me dije. Ju falënderoj­më për këtë qytetari dhe model proteste që treguat”, deklaroi Budina.

Më pas, në tubim e morën fjalën të tjerë artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët apeluan për të qenë sa më shumë në firmosjen e peticionit, që mos të lejohet realizimi i atij projekti që ka prezantuar në fillim qeveria dhe më pas kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

THIRRJET DHE

PARULLAT Gjatë tubimit nuk munguan as mesazhet apo thirrjet e forta politike. Mes pankartave ku shkruhej “Një popull nuk i nënshtrohe­t një njeriu”, “Poshtë diktatura”, apo “aty nuk mbaron bota, por aty fillon bota shqiptare”, u dallua edhe thirrja disa herë në kor për Presidenti­n: “Shpërndaje Parlamenti­n”. Thirrja që për herë të parë u dëgjua në tubimin e Presidenti­t Meta në 2 mars u dëgjua disa herë në kor gjatë protestës, edhe pse në mesin e protestues­ve ishin dy deputetë. Ishin pikërisht Gjetan Gjetani, i dalë nga listat e Partisë Socialiste, por tashmë i atashuar pranë LSIsë, si dhe deputeti i dalë nga listat e PD- së në Berat, që tashmë është i pavarur. Një nga gazetarët që në protestën e parë, ditën e diel, pak orë pas shembjes së Teatrit u dhunua dhe u procedua në komisariat, Alfred Lela, u shpreh se nuk ka për t’ia falur Kryeminist­rit dhe ministrit të Brendshëm atë çka ndodhi më 17 maj. “Unë i kam falur policët sepse janë bija e bijë nënash të bërë kokë turku, por nuk janë të parët, qofshin të fundit. Nuk e kam falur e nuk do ta fal Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn, jo se u dhunova atë ditë, as sepse ishim të pazotë për ta njohur e pranuar dhunën, por për të qenë burra Shqipërie e për të thënë ‘ na falni, ndodhi’. Nuk mundën se janë burracakë dhe se janë burracakë, s’kam për t’i falur. Të mos keqkuptohe­mi, se nuk do të thotë se do marr pushkën”, u shpreh Lela.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? DJE, GJATE PROTESTES
DJE, GJATE PROTESTES

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania