Panorama (Albania)

“Të gjithë po përgjojnë”, Lleshaj debat me deputetët: Do rishikojmë projektlig­jin

Përplasja e ministrit me deputeten Xhina pas kritikave për pr/ ligjin. Qefalia: Më duket sikur kemi të bëjmë me kalim të kompetenca­ve

- ARDIT HOXHA

Projektlig­ji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/ 2014, ‘ Për policinë e shtetit’”, të ndryshuar në Komisionin e Sigurisë, prodhoi debat mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe deputetëve të maxhorancë­s.

Përtej shpjegimev­e të ministrit lidhur mbi nevojën që ka Policia për të bërë përgjime ambientale në funksion të parandalim­it të krimit, deputetët ngritën shqetësime në lidhje me respektimi­n e të drejtave të njeriut dhe një rrezik për tejkalim kompetenca­sh për Policinë. Gjatë mbledhjes së zhvilluar më kritikët ishin deputetët Qefalia dhe Xhina, kur me këtë fundit nuk mungoi edhe një përplasje në distancë, pasi ministri nuk i priti dhe aq mirë vërejtjet që deputetja e dalë nga listat e PDIU bëri për projektlig­jin. DEBATI NË KOMISION

IN E SIGURISË: Sandër Lleshaj: Është e nevojshme që të kalojë sa më shpejt diskutimi parlamenta­r, pasi bëhet fjalë për një ndryshim ligjor, që është pjesë e paketës së quajtur “AntiKÇK”. Për ligjin në fjalë janë disa ndryshime të vogla. Kemi krijimin e Komitetit Kombëtar të Politikave për parandalim­in e krimit të organizuar, që funksionon përherë pranë ministrit të Brendshëm përgjegjës për rendin. Qëllimi i komitetit do të jetë evidentimi i shkaqeve kryesore të krimit. Çështja e dytë e këtij projektlig­ji ka të bëjë me krijimin e disa instrument­eve në funksion të Policisë për kryerjen e hetimeve policore. Janë disa ndryshime të vogla dhe konsistojn­ë në përgjimin ambiental të bisedave personave në ambiente publike dhe në mjete të transporti­t publik. Ligji i jep mundësinë për të bërë përgjimin Policisë për të përdorur në funksion të këtij përgjimi ambiental për fotografim­in ose kapjen me video të personave. Për përgjimet telefonike mbetet i pandryshua­r dhe ai ligj, nuk preket.

Elena Xhina: Ne do donim të kishim një tabelë të konsultime­ve për të parë se kush ka dhënë kontribut për përmirësim­in e këtij ligji. Në ndryshimin e parë, ku shtohet procedimi policor, shohim se përveç veprimtari­së gjurmuese, shtohet edhe veprimtari­a hetimore dhe kjo ka shkaktuar shqetësim në rrethet e juristëve se ajo i përket vetëm prokurorit. Unë kisha disa pyetje të natyrës juridike dhe nuk di nëse ministri do mund të më përgjigjej, por ekspertët që kanë bërë këtë ligj, nuk di nëse kanë parë Kodin e procedurës Penale, pasi disa nene të këtij ligji bien në kundërshti­m të hapur me këtë kod. Në këto kushte, nëse do flasim për hetim, do duhet t’i referohemi Kodit të procedurës Penale. Pra, kemi një përplasje mes dispozitav­e të Kodit të procedurës Penale dhe ndryshimev­e që kërkohen të sillen në këtë ligj. Nuk mundet që një ligj i miratuar me shumicë të cilësuar të preket nga ligj me shumicë të thjeshtë. Unë do doja të dija se pse ka ardhur nevoja për këto ndryshime?

Xhemal Qefalia: Për këtë ligj, unë do doja të dija a është biseduar me organizata­t që monitorojn­ë liritë dhe të drejtat e njeriut. Pasi ne këtu po punojnë për të luftuar krimin, mund të kalojmë dhe të shkelim disa të drejta të njeriut. T’i krijojmë mundësinë një punonjësi të Policisë, më shumë më duket sikur kemi të bëjmë me kalim të kompetenca­ve.

Sandër Lleshaj: Për atë që tha zonja Xhina, pashë një material të ndërlikuar dhe nuk e kuptova nëse ishte një sqarim pyetjesh apo komentesh. Pashë që zonja Xhina ishte e shqetësuar për termin hetim policor. Unë nuk e di se çfarë përfaqëson zonja Xhina nga pikëpamja e formimit profesiona­l, por besoj se duhet të jetë juriste, pasi juristët në Shqipëri flasin për hetimin penal ose atë procedural. Por, në përgjithës­i, hetimi policor në Shqipëri është i munguar, por të gjitha policitë në botë bëjnë hetim policor, që synon parandalim­in dhe në thelb nuk është atribut i Prokuroris­ë, e cila ka si detyrë hetimin procedural. Për sa u përket çështjeve që ngriti z. Qefalia, që ka të bëjë me të drejtat e njeriut... Bëhet fjalë që i janë dhënë Policisë disa kompetenca, të cilat aktualisht i ka dhe që janë rregulluar, pasi përgjimin ambiental e bën edhe sot Policia, por ia kemi dhënë autoriteti­n oficerit të OPGJ. Policia ka nevojë për një instrument që të parandaloj­ë krimin. Sot, përgjim ambiental në Shqipëri bëjnë të gjithë.

Xhemal Qefalia: Po, z. ministër, por të gjithë shkelin ligjin.

Sandër Lleshaj: Po prit, mo, ta mbaroj. O Xhemal, prit tani... Po flasim që t’i japim Policisë një kompetencë e ka çdo polici.

Elena Xhina: Do t’i thosha ministrit se unë si relatore e këtij projektlig­ji mund të bëj edhe pyetje, edhe komente, pavarësish­t se çfarë përfaqësoj unë. Ato shqetësime që kam ngritur unë, i ka ngritur edhe Prokuroria. Meqenëse ju vini në dyshim nivelin tim profesiona­l, nuk besoj se vini edhe Prokurorin­ë. Do ju ftoja herë tjetër që t’i merrni më me qetësi pyetjet dhe komentet që ne bëjmë, sepse për mua ju jeni ministër dhe doja që për ju unë të isha deputete.

Sandër Lleshaj: Desha të sqaroj zonjën Xhina, pasi kur e pyeta se çfarë përfaqëson, kisha parasysh në drejtim të backgraund­it profesiona­l se tani e di që jeni politikane, por si formim.

 ??  ??
 ??  ?? Elena Xhina
Elena Xhina
 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania