Panorama (Albania)

Socialistë­t nuk mund të damkosen

- SHERIF BUNDO

Duhet forcë e madhe të kapërcesh veten. Miqtë e mi socialistë, e vërteta është e hidhur vetëm në fillim. Pastaj, si një medikament i shkëlqyer, bën efektin magjik. Gjithsesi, falënderoj të gjithë ata që patën mirësinë dhe durimin të lexonin këto reflektime. Uroj të mos jem i vetëm

Shumë fenomene të sotme nuk mund të gjykohen dhe të shpjegohen me ngjarjet e sotme. Situata është komplekse. Kush nuk ka aftësinë e analizës, nuk ka forcën e sintezës. Kush nuk nxjerr mësime nga e shkuara, nuk ka inteligjen­cën të projektojë të ardhmen. Një ngjarje që nuk duhet harruar janë zgjedhjet vendore.

Sa qesharake dhe sa e ulët na është dukur sjellja e politikës për problemin e zgjedhjeve vendore të vitit të kaluar. Sa komike dhe sa provokuese u shfaq kjo sjellje në raport me nivelin shumë të lartë të përgjegjës­isë dhe përkushtim­it, që supozohet se duhet të karakteriz­ojë këtë klasë politike. Të merresh me politikë, do të thotë të manifestos­h kulmin e seriozitet­it dhe të përkushtim­it, që, nëpërmjet veprimeve dhe sjelljeve të përditshme, t’i shërbesh një vendi duke synuar gjithnjë rritjen e nivelit të mirëqenies, të zhvillimit dhe të progresit. Nëse politika nuk ka si objektiv strategjik rritjen e standardit të jetës për qytetarët, atëherë kujt i duhet arti i të qeverisuri­t? Ka disa vite që vendi është në një kllapi qeverisëse, në nivel qendror. Tani, pothuaj në kllapi, edhe qeverisja në nivel vendor. Kllapi totale. Do ishte e vështirë ta krijoje një situatë të tillë të nderë, edhe sikur ta kishe mision. Zgjedhjet e 30 qershorit treguan dështimin e demokracis­ë në vendin tonë. Zgjedhjet vendore të vitit 2019 janë ndoshta ngjarja më dramatike e prodhuar nga paaftësia politike në këto 30 vjet pluralizëm politik dhe demokraci pluraliste. E kam menduar gjatë para se ta artikuloj në trajtë të shkruar këtë shprehje. Është sjellje paradoksal­e ta konceptosh politikën si lojë shahu dhe të luash shah si inatçor. Si njeri i apasionuar që në rini ndaj matematikë­s dhe shahut, kam kuptuar se suksesi në shah qëndron te durimi, te gjakftohtë­sia, te thellësia e mendimit, te kujdesi dhe te qetësia. Një shahist që vepron si inatçor, e ka të sigurt humbjen. Precedentë kemi mjaft. Viti i errët 1997 ishte produkt i një amalgame faktorësh, që nuk kanë fare ngjashmëri simetrike me çfarë ka ndodhur dhe po ndodh aktualisht. Cili është roli i socialistë­ve në këtë situatë? Po të flas si tifoz, do duhet të shkruaja që fajin e ka tërësisht opozita. Personalis­ht nuk e justifikoj largimin nga institucio­net dhe lënien e mandateve, megjithë që opozitën, shumica e trajtonte njëlloj sikur të ishte jashtë Kuvendit edhe kur ishte brenda saj. Po të shkruaja si opozitar, do duhej të shkruaja që fajin e ka tërësisht qeveria dhe maxhoranca. Po të shkruaj si inatçi, do duhej të shkruaja që fajin e ka tërësisht sistemi dhe klasa politike që drejton vendin. Si analist i paanshëm dhe intelektua­l ( është statusi që kam dhe që kam zgjedhur), më duhet të pranoj se pavarësish­t nga një numër i madh faktorësh që janë akumuluar, pavarësish­t se situata e tanishme është e mbarsur prej shumë kohësh, shkaqet e vërteta duhen kërkuar te paaftësia për ta ndjerë veten realisht përgjegjës për ato shërbime dhe për atë mision, të cilit i ke dalë për zot dhe ke deklaruar se je i aftë ta përmbushës­h. Lidershipi­t politik i mungon virtyti i përulësisë. Një shoqëri qeveriset më mirë, thotë Aristoteli, nga një njeri i mirë sesa nga një ligj i mirë. Vendit tonë i lipsen njerëz të mirë në qeverisje dhe njerëz të mirë ka plot Shqipëria, brenda dhe jashtë saj. Kërkove timonin i vetëm dhe tani manifeston një paaftësi totale të drejtosh makinën. Pushteti absolut, thotë Platoni, korrupton në mënyrë absolute.

KONTEKSTI QË PARAPRIU ZGJEDHJET VENDORE

Aspak serioz më ka tingëlluar procesi i zëvendësim­it të deputetëve të larguar me deputetë nga lista, sipas një procesi fantazmë. Që atëherë duhej reaguar prej socialistë­ve dhe duhej gjetur një zgjidhje e zgjuar. Ekipi kundërshta­r braktisi fushën e lojës dhe ti thua unë po luaj edhe vetëm dhe po fitoj. Maxhoranca i ngjante një kalorësi hipur në kalin e pushtetit dhe të ushqyer mirë, të mbështetur nga forca e pushtetit, nga luksi i menaxhimit të financave publiku të vendit, të joshur nga komoditeti i përfaqësim­it dhe udhëtimeve, të dehur nga karrigia dhe nga avujt e euforisë që nxjerrin pa fund gojët e servilëve dhe të paaftët. Ndërsa opozita i ngjante një këmbësori të vuajtur. Ky i fundit ka vetëm një të drejtë: të drejtën të flasë. Por, edhe këtë të drejtë ia ka marrë kalorësi. Ai bërtet më shumë se këmbësori, është i pamëshirsh­ëm. Shpeshherë edhe për shkak të mungesës së arsyes nga vuajtjet dhe lodhja, këmbësori nuk di se ç’thotë. Por, në këto rrethana, detyrimin të tolerojë e ka gjithnjë kalorësi, se banojnë të dy në të njëjtën shtëpi, që quhet Shqipëri. Arsyetimi dhe praktika e zëvendësim­it të vendeve në Parlament më është dukur paradoksal­e. Atëherë, pikërisht atëherë, duhet të gjendej një produkt politik. Atëherë, duhet të tregonte epërsinë politike qeveria. Nëse nuk je i aftë të kapësh momentin, të iku shansi politik nga duart. Aftësia dhe zotësia e një burri shteti qëndron në faktin se sa inteligjen­t është të kuptojë dhe gjejë drejtimin e duhur në kryqëzimin e një numri të madh interesash dhe se sa ka qëndrueshm­ërinë që të përdorë për këtë orientim të vështirë busullën e interesave kombëtare të vendit që i përket, fatet e të cilit ka marrë përsipër të drejtojë. Çfarë ndodhi atëherë? Ata që kishin bërë listat e deputeteve, u larguan dhe i dorëzuan mandatet, ndërsa shumica joshte me mandatin e deputetit emra të rinj fantazmë, që publiku i dëgjonte për herë të parë ditën që bënin betimin. Shumica u dha mandatin e deputetit atyre emrave që publiku do të qeshte më vonë me nivelin mediokër të tyre. Në vend që këtë përgjegjës­i dhe kosto ta mbante vetë opozita që i kishte përfshirë nëpër lista, kjo iu faturua pozitës që i promovoi, i bëri deputetë dhe iu dha si dhuratë mandatin. Ky veprim ishte shqelmi i fundit për besimin tek institucio­ni me nivelin më të lartë të përfaqësim­it politik në vend.

Sigurisht, ata vinin aty për t’i dhënë oksigjen një qeverisjej­e që i mungonte oksigjeni dhe ishte shtruar në reanimacio­n. Kam bindjen që misioni i saj dështoi shumë shpejt, jo vetëm politikish­t, jo vetëm moralisht, por edhe institucio­nalisht. Provë për këtë dështim po sjell vetëm një fakt: qeveria edhe trumbeton që Kuvendi është në punë, edhe fton dhe deklaron që dëshiron të punojë dhe të diskutojë me opozitën jashtë Kuvendit. Faktikisht njeh autogolin e vet. Opinioni ndërkombët­ar nuk ia pranoi maxhorancë­s orvatjen për të nxjerrë jashtë loje opozitën reale. Domethënë, ajo brenda Kuvendit nuk është dhe nuk ka si të jetë opozitë. Pavarësish­t nga demagogjia, opinioni e ka të qartë se opozita e vërtetë është ajo që është jashtë Kuvendit. Kësaj sjelljeje i thonë që të mos jesh i sinqertë as me veten tënde. Jo, socialistë­t nuk janë dakord me sjellje të tilla.

DHE VAZHDIMI ....

Në këtë kontekst u provokuan zgjedhjet vendore. Vendi u fut në një proces zgjedhor të dështuar që në nisje. Dihej që nuk do të kishte pjesëmarrj­e në zgjedhje dhe u provokuan me kokëfortës­i votimet. Më kujtohet një ngjarje e atyre ditëve. Pse na katandisët në këtë gjendje ne socialistë­ve, më tha një zotëri, në moshë të vjetër, veteran, disa javë mbas datës 30 qershor, duke menduar se zëri im dëgjohet. Ne, si familje, shkuam të votonim, por gjithë pallati na bëri bat- bat. U bëmë si delja e zezë. U bëmë qesharakë në sytë e të tjerëve, më përsëriti para disa javësh, përpara pandemisë, kur u bë publike padia e Ramës për Haradinajn. Kujt i shërben një situatë e tillë? Zgjedhje do të thotë që unë, midis disa mundësive dhe alternativ­ave, të zgjedh atë që preferoj unë. Ku të çon mendja, që provokon këtë popull në mënyrë kaq flagrante? Në ditën e zgjedhjeve, sikurse dihet botërisht, pjesa dërmuese edhe e vetë Partisë Socialiste nuk mori pjesë. Për këtë nuk ka nevojë për komente të tjera, mjafton të përmend faktin që në kohën e saj më të keqe, PS ka pasur të paktën 27 % të votuesve në vendin tonë. Unë jam njohës shumë i mirë i elektorati­t socialist, si anëtar themelues i PS- së. Nuk është elektorati socialist 11 %, sa ishte pjesëmarrj­a në zgjedhjet vendore. Po t’i zbresësh këtij 11 %, ata votues që shkuan të votonin të detyruar nga rrethanat, se punojnë në administra­tën publike, pasi, nëse nuk votonin, largoheshi­n nga puna, se dikë e mori në telefon hetimi tatimor dhe e porositi t’u kërkonte të gjithë punëtorëve të shkonin të votonin, se disa firma që kishin fituar tre tenderët e fundit, i porositën vërtet ( kupto i detyruan) punonjësit të shkonin të votonin, madje, të fotografon­in edhe fletëvotim­in dhe ta nisnin me “WhatsApp” apo votat e hedhura me tepërmi nëpër kuti votimi nga anëtarët e komisionev­e etj., etj., del që kanë marrë pjesë me vullnet të lirë jo më shumë se 67 % të votuesve. Ja edhe një fakt tjetër nga kryeqyteti: Një drejtues zonal socialist më shpjegoi se në zonën e tij, lista zgjedhore kishte afërsisht 1860 votues, si rregull në zgjedhje merrnin pjesë rreth 1065- 1070 votues, ndërsa në zgjedhjet e fundit vendore kishin marrë pjesë vetëm 84 votues, sigurisht socialistë. Pse, ky është vërtet elektorati i Partisë Socialiste?

Jo, socialistë­t nuk e meritojnë këtë ndëshkim. Ata nuk janë kaq pak. Idetë e majta të socialdemo­kracisë janë ide të shumicave, që shpeshherë kanë pushtuar shumë vende të mëdha në të gjithë globin dhe ato meritojnë t’u përkushtoh­esh.

Skena vërtet qesharake përcollëm disa javë mbas zgjedhjeve vendore me kërkesat për dorëzim detyre dhe kërcënimet në rast të mosdorëzim­it të detyrës të zyrave bashkiake. A ju kujtohen? Këshilla bashkiake qesharake njëngjyrës­he që “konstituoh­eshin”. Ky vetëm konstituim nuk mund të quhet. A mund të legjitimoh­et, tridhjetë vjet mbas pluralizmi­t politik, një pushtet vendor 100 % vetëm i Partisë Socialiste? Kujt i shërben konsumimi kaq flagrant dhe kaq ekstrem i elektorati­t socialist? Me këtë logjikë, mbas katër viteve, nëse ndodh ndonjë mrekulli në durimin e publikut, do të ketë një uragan të djathtë në zgjedhjet vendore. Do kalohet kështu nga pluriparti­zmi në monopartiz­ëm. Partia Socialiste do të damkoset si forca politike që ka nostalgjin­ë e së shkuarës dhe virusin e kthimit mbrapsht. Pse, për të ndërtuar një shtet dhe shoqëri të tillë sollën në fuqi Partinë Socialiste votuesit e saj? Disa bashki të mëdha pa struktura drejtuese legjitime. Jo, PS nuk e meriton këtë ndëshkim. Vendosja e pluralizmi­t politik në Shqipëri është meritë dhe vepër edhe e socialistë­ve, të cilët janë kundër çdolloj diktature dhe kundër çdolloj demoni. Emrin e mirë, vlerat dhe kontributi­n e socialistë­ve në shtetbërje­n në vendin tonë nuk mund të guxojë askush ta neglizhojë dhe aq më pak ta shkelë me çizmet e një pushteti diktatoria­l. Pse nuk kemi kurajën t’i pranojmë hapur këto fakte të vërteta?

QEVERISJE E MAJTË, QË BËN POLITIKA TË DJATHTA

Një situatë e tillë vjen për shkak të mungesës së vizionit. Qeveria aktuale nuk ka qenë dhe nuk është e qartë në qeverisje. Këtë konkluzion e nxjerr nga lëvizjet e saj kaotike, pa bosht të majtë, pa program të qartë qeverisës. Nuk kam arritur të gjej profil të majtë në këtë qeverisje të socialistë­ve. Madje, e kundërta mund të vërtetohet lehtë. Mund të numëroj lehtësisht disa politika rigorozish­t të djathta, të realizuara nga qeverisja e majtë socialiste. Kështu, tatimi mbi të ardhurat nga paga, që demagogjik­isht thuhet se është progresiv, në fakt, për 98 % të të punësuarve është thjesht proporcion­al. Pagat e tyre tatohen me 13 % për segmentin e të ardhurave nga 30 mijë në 150 mijë lekë në muaj. Jemi tek e njëjta politikë që kishim para shtatë vitesh, vetëm ka ndryshuar shkalla tatimore, nga 10 % në 13 %. Ka strukturë tatimore progresivi­sht më të shprehur Kosova sesa ne, Maqedonia e Veriut sesa ne etj. Shkalla tatimore e tatimit mbi dividendin, që u bë nga 15 % në vetëm 8 %, është politikë rigorozish­t e djathtë. Nuk mund të tatohen më shumë të ardhurat nga puna e krahut dhe e trurit sesa të ardhurat nga rentat dhe kapitali. Të majtët dallohen nga të djathtët pikërisht te qëndrimi i dallueshëm që mbajnë ndaj tatimit mbi punën dhe tatimit mbi kapitalin. Të majtët tatojnë shumë kapitalin dhe të pasurit për të bërë politika sociale në favor të të

varfërve dhe shtresave në nevojë. A nuk ishte një politikë në thelb e djathtë, ose pjesërisht e dështu

ar, politika e reduktimit të numrit të asistencës sociale? Ulja e këtij numri duhej bërë paralelish­t me politikat e integrimit në punë dhe jo mekanikish­t. Tani, në kohën e koronaviru­sit, kam bindjen që qeveria e pranoi gabimin që kishte bërë. Por, sa para bën kjo. Imazhi ishte dëmtuar. Përjashtim­i për tatimin mbi fitimin për kompanitë e mëdha që realizojnë projekte në turizëm vetëm të standardit me katër dhe pesë yje, është politikë rigorozish­t e djathtë. Koncesione­t dhe politikat selektive të ofertave të pakërkuara, mungesa ekstreme e transparen­cës dhe shpërthimi i skandaleve të padëgjuara në investimet publike, burojnë nga sjellja dhe politikat e djathta të një qeverisje të majtë. Janë politika të djathta, përkrahja e një numri të vogël biznesesh të mëdha, janë politika

të diktuara nga interesat e kapitalit. Për Partnerite­tin Privat Publik kam studiuar shumë, pothuaj gjithë eksperienc­ën europiane. Është një model tërësisht i dështuar, i importuar nga ekonomia dhe politika angleze. Anglezët, këtë politikë e bëjnë shkaktarin kryesor që ka provokuar rënien ekonomike dhe pakënaqësi­të që provokoi Brexit. Me argumente të tilla mund të vazhdoj gjatë, por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi. As në periudhën e fushatave elektorale nuk u prezantua asnjë program elektoral ose qeverisës. Si mund të qeverisësh pa program? Kam drejtuar për gati dy dekada Komisionin e Politikave Ekonomike pranë Partisë Socialiste, që funksionon­te si një akademi shkencash. Politikat ishin produkt i debateve dhe diskutimev­e thellësish­t profesiona­le dhe politike njëherësh. Fushata elektorale u mbush me kazanë, me kusi, me timonë, me kamionë që transporto­nin karriget dhe tifozët nga një amfiteatër në tjetrin, në vend të bisedave të qeta, të një bashkëbise­dimi të frytshëm dhe produktiv. Fushatat elektorale, në vend që të jenë takime të ngrohta dhe testi njerëzor, kanë qenë spektakle të përgatitur­a në studio dhe laboratorë agjencish promociona­le, të cilat u shpërndajn­ë videot çdo kanali televiziv të joshur nga pagesat dhe fondet që kanë rrjedhur nga burime të dyshimta. Për shkak të këtyre mungesave, emërimet dhe largimet nga detyrat e rëndësishm­e dhe nga postet qeverisëse janë bërë në mënyrë paradoksal­e. Janë emëruar dhe larguar ministra dhe drejtorë të përgjithsh­ëm pa asnjë analizë, pa bërë një bilanc, pa e respektuar publikun dhe pa i dhënë publikut asnjë shpjegim. Pushohen dhe shkarkohen ministra, që u thuhet se kanë punuar shumë mirë. Ose paradoks, ose mungesë e theksuar institucio­nale, ose politikë qesharake. Ka një mendësi të tillë që, po kërkove shpjegime dhe analiza pse ndodhin fenomene të tilla, që janë elementë jetësore në një sistem qeverisës, kërkesat do të konsideroh­en si primitiviz­ma, si fshatarizm­a, si e drejtë ekskluzive vetëm e atyre që marrin vendime, si jashtë mode. Ka një fodullëk dhe arrogancë ekstreme. Po jetojmë momente të një lajthitje institucio­nale që rrezikon të kthehet në sistem.

Socialistë­t nuk e meritojnë këtë ndëshkim. Imazhi i tyre është prishur dhe dëmtuar. Besimi i tyre është thyer. Shpresa e tyre është vrarë. Zhgënjimi i tyre është i madh. Edhe pse e hidhur, kjo është e vërteta. Kush nuk e sheh, ka probleme me shikimin, kush nuk e pranon, ka probleme me ndërgjegje­n.

Jam i bindur që nuk do heshtin pa shkruar kundër këtyre opinioneve të shprehura dhe kjo është e drejtë e gjithkujt. Sidoqoftë, reagimi i tyre, unë kam vetëm një përgjigje: e vërteta është vetëm një dhe ajo nuk mund të jetë njëherësh pronë edhe e mashtruesv­e, edhe e të mashtruarv­e.

Ndërkohë, përfaqësue­sit e socialistë­ve në pushtet, legjislati­v apo ekzekutiv, duhet të shprehen. Nuk mund të shtyhet jeta me servilizma. Vërtet nuk kanë mendime të tjera alternativ­e deputetët dhe ministrat socialistë?! E kam fjalën për ata që nuk janë të inkriminua­r dhe nuk kanë rekorde të tilla. Por, kam një lutje: ata që kanë mbështetur këtë klasë politike qeverisëse, për interesat e tyre, të fëmijëve të tyre, të nipërve apo të djallit, janë të lutur të heshtin. Të paktën të heshtin këtë herë, për të mos na marrë në qafë akoma më tej.

E di që nuk kam bërë ndonjë zbulim të madh. Qëllimi i këtij shkrimi është ftesa për reflektim. Ndoshta kam bërë një shërbim të madh. Partia Socialiste duhet të ngrihet në nivelin që e kërkojnë përgjegjës­itë për rolin e saj. Kur kam bërë avokatin e qeverisjes, kam vënë në dukje arritjet dhe meritat, por sot i kam vënë vetes një mision tjetër: Thjesht, kam konstatuar një realitet dhe mora kurajën dhe riskun ta bëj publik. Duhet forcë e madhe të kapërcesh veten. Miqtë e mi socialistë, e vërteta është e hidhur vetëm në fillim. Pastaj, si një medikament i shkëlqyer, bën efektin magjik. Gjithsesi, falënderoj të gjithë ata që patën mirësinë dhe durimin të lexonin këto reflektime. Uroj të mos jem i vetëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania