Panorama (Albania)

Tronditet vetingu, një nga gjyqtarët “falsifikat­or”

Luan Daci u shkarkua në ' 97- ën nga KLD për paaftësi, por e fshehu. SPAK regjistroi procedim penal pas kallëzimit të ish- anëtarit të KLP

- BIRN / EDMOND HOXHAJ

Tre vjet pas zgjedhjes si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari Luan Daci u pezullua dje nga detyra me vendim Gjykate, nën akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e gjatë aplikimit të tij për postin e lartë në sistemin e ri të drejtësisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, SPAK, deklaroi se Daci kishte paraqitur të dhëna të rreme, duke mbajtur të fshehtë masën disiplinor­e të "Largimit nga detyra" në vitin 1997, penalizim që do të duhej ta skualifiko­nte atë nga gara për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Daci ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitet 1994- 1997, kur, sipas SPAK, u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për "Shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë". Fshehja e këtij fakti nuk e pengoi Dacin të kalonte filtrat e verifikimi­t në vitin 2017, fillimisht në institucio­nin e Avokatit të Popullit dhe më pas në Komisionin Ad Hoc të ngritur në Kuvend për zgjedhjen e anëtarëve të institucio­neve të vetingut, ndonëse një verifikim i tillë nuk rezulton të ketë qenë i vështirë. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se zgjedhja e Luan Dacit në kundërshti­m me kriteret formale në Kolegjin e Apelimit u bë vetëm një vit pasi atij iu refuzua një kërkesë për t'u emëruar në Gjykatën e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Arsyeja e refuzimit ishte shkarkimi nga detyra në vitin 1997, i diskutuar në një mbledhje me pjesëmarrj­en e gjerë të anëtarëve të KLD- së, ish- Presidenti­t Nishani dhe përfaqësue­sve të misionit Euralius dhe OSBE- së.

GJYQTARI

Dokumentet tregojnë gjithashtu se në vitin 2017, Daci aplikoi për një post në secilin prej 3 institucio­neve të vetingut, duke zhdukur nga CV- ja e tij periudhën e punës si gjyqtar në Tiranë. Në njërin prej formularëv­e, Daci mohoi gjithashtu të kishte qenë subjekt i ndonjë masë disiplinor­e. Gjyqtari Luan Daci refuzoi të komentonte akuzat e ngritura nga SPAK në një bisedë telefonike me BIRN, duke thënë se shpjegimet do t'i jepte para Gjykatës kompetente. "Pasi të jem njohur me materialin, do të jem shumë i hapur për gjithçka", tha shkurtimis­ht ai. Avokati i Popullit dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk iu përgjigjën kërkesës për koment të BIRN për dështimin në verifikimi­n e së shkuarës profesiona­le të gjyqtarit Luan Daci deri në publikimin e këtij shkrimi. Edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ktheu përgjigje lidhur me hapat që do të ndjekë më tej. Denoncuesi në SPAK i "falsifikim­it" të dyshuar të Dacit, ish- prokurori Besnik Cani, i tha BIRN se si prokuror prej 20 vitesh, kallëzimi ishte detyrë e tij. "Një falsifikat­or nuk mund të jetë gjyqtar e aq më shumë të gjykojë gjyqtarët dhe prokurorët", tha Cani, ndërsa shtoi se kishte besim që hetimi i SPAK do të dilte me sukses.

REFUZIMI I DACIT NË KLD

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në dekadën e parë pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Luan Daci ka punuar për 3 vjet si nëngjyqtar dhe gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Por karriera e shkurtër në drejtësi u mbyll me një vendim shkarkimi të datës 24 dhjetor 1997 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vendimi nuk shpjegon arsyet e procedimit disiplinor ndaj Dacit, por përfundimi­n e tij me largim të menjëhersh­ëm nga detyra. Motivacion­i është "Shkelja e ligjës dhe paaftësi në detyrë". Pas largimit nga detyra si gjyqtar, Daci punësoi për vite me radhë si avokat. Në vitin 2016, ai aplikoi për t'u rikthyer sërish në gjyqësor për njërin nga pesë vendet vakante të shpallura asokohe nga Gjykata e Tiranës. Sipas një procesverb­ali të mbledhjes së 18 nëntorit 2016, Daci shpjegonte se kishte punuar si ndihmësgjy­qtar, gjyqtar dhe nënkryetar deri më 24 dhjetor 1997, kur sipas tij e larguan për "Shkaqe të qarta politike". Daci pretendont­e gjithashtu se ishte bërë pjesë e spastrimit së bashku me 80 gjyqtarë, 300 prokurorë dhe oficerë Policie, që ishin emëruar në këto institucio­ne pas 22 marsit të vitit 1992.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e kallëzimit të Besnik Canit
Faksimile e kallëzimit të Besnik Canit
 ??  ?? Faksimile e vendimit të shkarkimit të Luan Dacit nga KLD
Faksimile e vendimit të shkarkimit të Luan Dacit nga KLD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania