Panorama (Albania)

Teatri, Basha: Shembja, investim i Ramës kundër integrimit në BE

Kreu i PD firmos peticionin për rindërtimi­n e Teatrit Kombëtar, aty ku ishte dhe siç ishte

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, deklaroi dje pas protestës së thirrur nga artistët, se PD dhe opozita do të përvijojë punën për Reformën Zgjedhore, në mënyrë që t’u sigurojë, sipas tij, qytetarëve, mundësi për të votuar të lirë.

“Në ditët në vijim, Partia Demokratik­e dhe opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm, me qëllim që synimi ynë i kahershëm për t’u dhënë shqiptarëv­e lirinë e votës, pa të cilën nuk mund të ketë as ekonomi, as zhvillim, as punësim dhe as Europë, të realizohet një orë e më parë dhe t’u mundësojmë atyre t’u drejtohen kutive të votimit për të shporrur me një votë plebishita­re dhe popullore një qeveri uzurpatore të institucio­neve, një hajdut ordiner dhe një kriminel të faktuar para gjithë botës si i tillë me krimin e 17 majit, që do të përpiqemi me të gjitha forcat tona të jetë krimi i fundit i kësaj qeverie të babëzisë dhe korrupsion­it”, tha Basha. Por kreu i selisë blu shtoi se akti i shembjes së Teatrit Kombëtar ka zbehur besimin e opozitës për një proces normal të KJëshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Sipas Bashës, Kryeminist­ri Rama kërkon ta përdor opozitën vetëm për fasadë para ndërkombët­arëve, ndërkohë kodin e ri zgjedhor do ta bëj pa marrë parasysh propozimet e opozitës së bashkuar. “Partia Demokratik­e dhe Opozita kanë pasur dhe kanë treguar vullnet për Reformën Zgjedhore, pikërisht sepse duhet që një orë e më parë shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit. Sot nuk është përgjegjës­ia jonë. Me atë që ndodhi me 17 maj, Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin në një proces që pa besim nuk është asgjë. Opozita nuk mund të jetë fasadë, përgjegjës­ia është e Edi Ramës”, tha Basha.

AKUZAT Sakaq, kryedemokr­ati Basha akuzoi Kryeminist­rin Rama se ka ndërmarrë veprime të cilat dëmtojnë rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Edi Rama është investuar të ndalë rrugën europiane të Shqipërisë, është investuar të ndalë përpjekjet për zgjedhje të lira e të ndershme dhe me 17 maj i ka provuar mbarë botës se me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, me të mund të ketë vetëm dhunim të të drejtave të qytetarëve. Ndaj kjo i jep sot betejës sonë tash trevjeçare për zgjedhje të lira e të ndershme një apel kombëtar dhe ndërkombët­ar të painjorues­hëm”, vijoi kreu i selisë blu. Lidhur me propozimin që ambasada e SHBA i ka dërguar Këshillit Politik për ndryshimin e sistemit zgjedhor Basha u shpreh se nuk është njohur me asnjë propozim nga ambasada amerikane. “Nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistemin zgjedhor”, tha Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania