Panorama (Albania)

Meta: Më 17 maj trokiti diktatura, shqiptarët të ngrihen

Presidenti thërret krerët e opozitës në Pallatin e Brigadave

-

Presidenti Meta e ka konsiderua­r si akt shumë të rëndë shembjen e Teatrit më 17 maj.

Sipas tij, atë mëngjes trokiti diktatura dhe se shqiptarët duhet ngrihen të gjithë pa dallime ideologjik­e. "Jam i sigurt se do të triumfojë vullneti i popullit shqiptar. Një popull që fle në demokraci, pra që mendon se të drejtat që ka, i ka në rregull, një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Në datën 17 maj, të gjithë shqiptarët u zgjuan në orën 4 sepse trokiti diktatura dhe tani të gjithë e kanë kuptuar rrezikun e madh që ka indiferent­izmi dhe duhet të kërkojmë të drejtat tona, pasi të gjithë ndihen të kërcënuar. Jam i bindur se të gjithë do të ngrihen pa dallim ideologjie, e shoh edhe nga intelektua­lë këtë frymë", tha Meta në "Fax news". Më herët, Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar një takim me forcat politike opozitare, i cili vjen pas një sërë zhvillimes­h politike që kulmuan me shembjen e Teatrit Kombëtar. Takimi pritet që të zhvillohet te Pallati i Brigadave, gjatë ditës së nesërme. Ky takim pritet që të nisë sot, në orën 09: 00. Pjesë e axhendës së takimit mësohet se do të jenë çështje më akute, si shembja e Teatrit Kombëtar, bllokimi i tryezës së Reformës Zgjedhore, po ashtu dhe zhvillimet e tjera politike. Një ditë më parë, kreu i shtetit ka zhvilluar një takim me ambasadorë­t e vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që pritet të startojë dhe tryezën me faktorin politik, që pas 17 majit duket se është rikthyer sërish në ngërç. "Presidenti i njohu ambasadorë­t me zhvillimet më të fundit politike në vend, duke shprehur shqetësimi­n se provokimet dhe acarimi i klimës politike nuk i shërbejnë avancimit të perspektiv­ës europiane të vendit", thuhet në njoftimin e Presidencë­s pas takimit me ambasadorë­t, ku Reforma Zgjedhore është një nga kushtet. Presidenti Meta është pozicionua­r fort në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, si trashëgimi e kulturës së vendit, duke e cilësuar prishjen e tij si një përpjekje për shkombëtar­izim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania