Panorama (Albania)

Balla: S'ka çështje për në Kushtetues­e, ligji ra

"Ligji ishte hapja e një procedure për të ndërtuar Teatrin me PPP"

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, iu përgjigj ankimimit që Presidenti Meta i ka bërë çështjes së Teatrit në Gjykatën Kushtetues­e. "Lidhur me Gjykatën Kushtetues­e di vetëm që ka një ankimim nga institucio­ni i Presidenti­t të Republikës lidhur me ligjin që ka kaluar në Kuvend, që i ka kaluar të gjitha efektet se janë ezauruar të gjitha afatet. Kur bëhet fjalë për ligje që përcaktojn­ë afate terminimi i afateve e bën nul ligjin", tha Balla. Ai theksoi se "Gjykata Kushtetues­e që në momentin më të parë të qasjes me këtë kërkesë do të anuloj çështjen se nuk ekziston më, sepse ai ligj ka mbaruar". "Ligji në fjalë ishte hapja e një procedure për të ndërtuar Teatrin jo me para publike, por me PPP. Ajo ka dështuar, se ka dështuar negocimi për atë çështje prej disa kohësh. Bashkia e Tiranës, si autoriteti pronësor i ishgodinës së vjetër dhe godinës së re, ka nisur një procedurë tërësisht transparen­te e njohur për të gjithë, ku siç u kërkua, të mos ndërtohej me PPP, por të ndërtohej nga shteti. Tani që e ndërton shteti, thonë pse e ndërton, por Teatri do të bëhet", tha Balla. Lidhur me protestat, Balla tha se "kurrë nuk ka për të pasur krahasim sa kohë PS të jetë në qeverisje sjellja mes Policisë së Shtetit sot dhe kur drejtohej politikish­t nga Sali Berisha". "Unë kam qenë në të gjitha protestat e PS- së dhe kam ndjekur me vëmendje protestat e opozitës, por koha kur protestues­it qëlloheshi­n me plumba ditën për diell ka përfunduar. Policia e Shtetit, për mënyrën e administri­mit të situatës artificial­e të krijuar për qëllime politike, ka vepruar sipas çdo protokolli", tha Balla. Sipas tij, "ishgodina e Teatrit Kombëtar u nis si kazermë për ushtrinë pushtuese italiane dhe nuk i bënte nder Shqipërisë në vitin 2020". "Para 20 vitesh protestohe­j kundër prishjes së ndërtimeve pa leje anës Lanës, para 3 apo 4 vitesh me pistoleta nga ana e opozitës protestohe­j kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e liqenit, kundër stadiumit kombëtar, bulevardit të ri të Tiranës. Këta këtë punë kanë", tha Balla. I pyetur se përse nuk u bë një referendum për këtë çështje, Balla tha se "në demokraci populli qeveris me përfaqësin­ë". "Populli i Tiranës ka votuar në 30 qershor për të mandatuar Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka votuar në 2017 për të mandatuar këtë qeveri për të drejtuar vendin. Nëse do të kishte pasur një kërkesë për referendum duhej të depozitohe­j dhe të plotësonte gjithë kriteret e nevojshme. Shqiptarët nuk i merr për budallenj Luli dhe Monika, se e dinë që vetëm te

Teatri nuk e kanë hallin ata të dy", tha Balla.

REFORMA

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se "ne duhet brenda qershorit të këtij viti të kemi miratuar transpozim­in e plotë të rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it në Kodin Elektoral dhe këtë detyrë nuk duhet ta marrë peng askush". Balla tha se "kam shpresë që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucio­nale të opozitës". "Nëse opozita për fajin dhe turpin e vet kushtëzon ndërtimin e një rruge në Tiranë, të një stadiumi, këndi lojërash, bulevardit të ri apo edhe Teatrit, me qasjen institucio­nale në marrëdhëni­et kontraktua­le me ligjet dhe Kushtetutë­n e vendit, kujtoj se ne krijuam një instrument për ta përfshirë brenda bisedimeve të nevojshme të konsultimi­t të gjerë të partive politike", tha Balla. Ai u shpreh se "kjo është një çështje për të cilën palët politike në Shqipëri duhet të gjejnë dakordësin­ë mes njëra- tjetrës". Ndaj, tha ai, "mazhoranca kombëtare ka zgjeruar diapazonin e mandatit të komisionit të reformës edhe me hulumtimin e mundësive për të ndryshuar sistemin zgjedhor".

 ??  ??
 ?? Taulant Balla ??
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania