Panorama (Albania)

“Pse Rama dhe Veliaj flasin me përçmim për ne”

“Fadroma e shembi hollin pa kontrollou­ar nëse aty kishte njerëz”

-

Edhe sikur njerëzit të mos kishin dëgjuar kurrë për godinën e Teatrit apo për protestën tonë, pas sulmit që ata bënë e vërteta nuk mund të fshihet më. Mjafton që njerëzit të shikojnë mënyrën se si ata erdhën dhe e shembën Teatrin, për të kuptuar se kush është në anën e drejtë dhe kush në anën e krimit.

ktheu një prej tyre, ndërkohë që ishim duke zbritur. Pas kësaj, ç’tu thosha më. Se në momentin që ai tha ato fjalë, është e dukshme që aty mund të vriteshin njerëz dhe nuk i bëhej vonë askujt, siç duket edhe nga pamjet filmike. Në to duket qartë se këta njerëz nuk e kanë kontrollua­r fare ndërtesën. Kanë ardhur me vetëdije të plotë që mund të na vrisnin. Në momentin që zbres, hyj menjëherë në skenë dhe ulëras: Nëse ka njeri, të dalë se kanë filluar fadromat! ( Dhe këtë s’donin të më linin ta bëja)

Me Neritanin dolëm kështu të fundit nga godina, po ndërkohë më rrinte mendja se mos kishte njerëz të tjerë brenda. Pastaj na çuan në furgonin e Policisë për të na shoqëruar në komisariat. Aty kam ndenjur rreth pesë orë. Kur bëra deklaratën, mësova se ishin të shumtë ata që ishin arrestuar dhe ishin shpërndarë nëpër komisariat­e. Neritani ndenji rreth 3- 4 orë më tepër.

Ka dëshmi, pamje që tregojnë dhunë, ju çfarë mbani mend?

Siç thashë, ne vetëm na tërhoqën. Neritanin e prangosën, por goditën të tjerë. Bert Budinës brenda i drejtuan kallashnik­ovin. Astrit Seranajn e rrahën, dëshmitë janë, ka edhe video. Jashtë Teatrit pashë që shtynin, godisnin njerëz pa u bërë gjë. Ka shumë dëshmi që tregojnë se janë rrahur.

Kanë dalë tanimë pamjet që, ndërsa shembet fasada, njerëzit janë duke dalë prej Teatrit. Në këto kushte, sipas jush, a ka mundësi të ketë nxjerrë gardërobën, rekuizitën e të tjera objekte me vlerë?

Absolutish­t jo. Madje edhe në filmimet tona të fundit, duket qartë se ato janë brenda. Ata filluan shembjen pa nxjerrë absolutish­t asgjë dhe kjo është një tjetër pikë që kërkon hetim urgjentish­t. Se aty është varrosur rekuizita. Tani thonë që i kanë marrë, por rekuizita dhe gardëroba, të cilat kishin vlera të jashtëzako­nshme, qoftë historike dhe monetare, është varrosur aty. Edhe nëse përmend vetëm goditjen ballore, fadroma nisi punën aty dhe ata s’e dinin se ç’ka pasur brenda. Ka pasur shumë materiale edhe në holl, mund të kishte qenë dhe dikush poshtë derës, por ata nuk kontrollua­n absolutish­t.

Si ndiheni kur pas 27 muajsh qëndrese paqësore, kryetari i bashkisë dhe Kryeminist­ri flasin me të njëjtin përçmim si për Teatrin, ashtu edhe për këtë rezistencë?

Sigurisht që ata kanë shumë mllef. Mllef veçanërish­t ndaj së vërtetës, që tani s’mund ta fshehin më. Edhe sikur njerëzit të mos kishin dëgjuar kurrë për godinën e Teatrit apo për protestën tonë, pas sulmit që ata bënë e vërteta nuk mund të fshihet më. Mjafton që njerëzit të shikojnë mënyrën se si ata erdhën dhe e shembën Teatrin, për të kuptuar se kush është në anën e drejtë dhe kush në anën e krimit. Sepse ky është krim. Është një tentativë për vrasje.

Ne u folëm me art, me kulturë, me argumente. Ata nuk e njohën këtë gjuhë. Nuk patën asnjë argument për të na u kundërvënë, se përndryshe nuk kishin pse në orën 4 të mëngjesit, në kohë pandemie, të shkelin aktin normativ, për shkak edhe të pandemisë, duke sjellë më shumë se 1500 trupa policore në Teatër. Ata erdhën me armë, me dhunë, sepse nuk kishin argumente dhe e dinin fort mirë se asnjë rrugë e drejtë dhe ligjore s’do t’i çonte te shembja e Teatrit.

I përdorën të gjitha metodat: atë të propagandë­s, atë të përçarjes së komuniteti­t të artistëve, peticionet duke përdorur emrat e tyre dhe në fund u mbetën armët. Po kësaj gjuhe, si t’i përgjigjes­him? Ne si të mbroheshim, vetëm të merrnim armët. Por të mendosh kundër kujt u ngritën ato armë. Në atë ndërtesë në mbrojtje të Teatrit kanë qenë të moshuar, gra, njerëz me shkollë, pedagogë, vajza e djem të rinj. Ishin gra myslimane që na mbështesni­n në Ramazan. Orari që policët zbarkuan ishte orari i tyre i syfyrit. Atë natë, sikundër net të tjera, ato u falën aty në Teatër. Kjo është vetëm një pjesë e asaj panorame, që tregon për të disatën herë se ata kanë bërë krim. Krim dhe për orarin në të cilin erdhën.

Përçmimi i tyre, mllefi që kanë është ndaj kësaj të vërtete të madhe. Ne nuk kemi përdorur kurrë as armë, as dhunë dhe kjo ka qenë protesta më paqësore që ky vend ka njohur. Përdorëm vetëm forcën e intelektit, fjalën, sensibiliz­imin e një numri të konsiderue­shëm personalit­etesh, artistësh, qytetarësh të thjeshtë. Kundrejt gjuhës sonë të paqes, artit, kulturës, ata erdhën dhe përdorën armët. Sigurisht që ata do të flasin me përçmim ndaj kësaj të vërtete, tashmë të qartë për të gjithë.

Ndërkohë protestat po vijojnë. Çfarë kërkoni konkretish­t përmes tyre?

Siç e ceka, prej kohësh çështja i ka kaluar kufijtë e godinës së Teatrit. Ky akt ishte tej rrënimit të një godine historike... Kjo shembje tregoi se në vend është instaluar diktatura. Ky është momenti më kulmor, ku njerëzit nuk duhet të presin për të reaguar. Duhet të reagojnë qytetarët, Prokuroria, SPAK duhet të hetojë në mënyrë urgjente shkeljet që janë bërë. Nga më e vogla, që ata s’na lanë as të merrnim sendet personale, deri te tentativa për vrasje. Tanimë lista e shkeljeve ligjore është bërë e gjatë, duhet hetim kombëtar e ndërkombët­ar.

Mbetet beteja jonë që Teatri të rindërtohe­t ashtu siç ishte, duke ruajtur kontaktet me “Europa Nostra”- n. Jemi përpjekur dhe për sensibiliz­im të ndërkombët­arëve, por duhet të kuptojmë se askujt nuk i dhemb “shtëpia” me shumë se të zotëve. Ndaj, mbi këtë qeveri që tani s’njeh limite duhet ushtruar presion. Asgjë nuk zgjidhet duke ndenjur në shtëpi e duke treguar ndjeshmëri nëpër rrjete sociale. Nuk duhet humbur kohë. O tani, o kurrë! Përndryshe rrezikojmë që të mos ketë më asnjë lloj zëri individi apo grupi qytetarësh që mund të fitojë pas kësaj. Dikush sot mund të thotë “ç’lidhje kam unë me Teatrin”, por bëhet fjalë për më shumë. Flitet që, nëse protesta e Teatrit, më e gjata e më paqësorja bie, atëherë si do mund të rezistojnë apo të arrijnë objektiva të tjera. Nëse nesër do të protestosh kur të shembin shtëpinë, nëse mbyllet kjo protestë sot, do të jetë e kotë, pasi ai mund të bëjë çfarë të dojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania