Panorama (Albania)

Zbardhet propozimi i SHBA: Sistem danez me lista të hapura

“Sistem me dy lista dhe korrektim kombëtar”

-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar katërshes politike të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurit, Rudina Hajdarit, Oerd Bylykbashi­t dhe Petrit Vasilit, një e- mail ku i propozon ndryshimin e sistemit.

Sipas burimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjerojnë që në Shqipëri të aplikohet sistemi zgjedhor danez. Ky sistem është i ngjashëm me atë që aplikohet konkretish­t në Shqipëri, por që brenda listës së partisë, ka shanse për garë mes kandidatëv­e. Modeli danez është sistem proporcion­al rajonal me votimi preferenci­al. Votimi preferenci­al nënkupton që listat bëhen nga partia dhe renditen sipas partisë, por qytetarët mund të votojnë partinë dhe emrin e kandidatit të tyre të preferuar. Për shembull, nëse partia X merr 50 mijë vota në Qarkun e Tiranës dhe ky numër votash është i barabartë me 5 mandate, atëherë shpërndarj­a e mandateve bëhet me këtë formulë. Merret lista e hartuar nga partia X dhe bëhet kjo llogaritje. Nëse një kandidat në listën e partisë X, e cila në Qarkun e Tiranës ka marrë më shumë se 50 mijë vota, atëherë ai bëhet automatiki­sht deputet dhe kandidati i renditur në listën e partisë spostohet i dyti. Nëse nuk ka një individ në listën e partisë X që të ketë marrë 50 mijë vota, atëherë mandatin e fiton personi i cili është vendosur i pari në listën e hartuar nga partia X. Për të marrë mandatin e dytë të partisë X, që ka fituar 50 mijë vota, një kandidat duhet të ketë marrë të paktën 25 mijë vota, në të kundërt mandatin e deputetit e merr personi i renditur i dyti në listën e partisë X. Kjo formulë përsëritet deri në mandatin e 5. Për mandatin e tretë përpjesëto­het numri total i votave që ka marrë partia X me 3. Pra, nëse një kandidat, i cili është i renditur më poshtë se numri tre në listën e kandidatëv­e të hartuar nga Partia X, atëherë ai duhet të marrë në mënyrë individual­e në Qarkun e Tiranës më shumë se 16 mijë e 666 vota. Kjo formulë llogaritet dhe për të katërtin dhe të 5. Por nëse një kandidat i renditur më poshtë se numri 5 në listën e partisë X ka marrë 11 mijë vota, atëherë ai zëvendëson kandidatin e listës së partisë X, që është renditur i 5- ti, i cili sipas formulës së sistemit danez, i quajtur metoda e D'Hondt, del me 10 mijë vota të partisë. Siç vërehet, sipas sistemit danez që emërtohet metoda e D'Hondt, emrat e parë të listës rajonale të partisë e kanë më të sigurt mandatin dhe gara rritet për kandidatët që janë listuar pranë pragut fitues të partisë, ku edhe përpjesëtu­esi është më i lartë.

KORREKTIMI Sistemi danez ka dy lista. E para është ajo proporcion­ale rajonale me votim preferenci­al, ndërsa lista e dytë është lista e mbyllur kombëtare. Në këtë listë, mblidhen votat në rang kombëtar dhe në bazë të një herësi që përcakton formula, shpërndahe­n mandatet. Kjo formulë mundëson që nëse me sistemin aktual një parti që merr në rang kombëtar, për shembull, 50 mijë vota, por nuk merr asnjë deputet sipas listës proporcion­ale rajonale, me listat korrektues­e mund të ketë përfaqësue­s në parlament. Se sa adekuate mund të jetë ky sistem për Shqipërinë, pritet që të diskutohet në ditët në vijim.

 ??  ?? Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore
Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania