Panorama (Albania)

"Në KPA u zgjodhën njerëz që gënjyen e falsifikua­n"

Antoneta Sevdari: S'e reformuan drejtësinë, e shkatërrua­n në themel

- Antoneta Sevdari

Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut i ka drejtuar një sërë pyetjesh shtetit shqiptar, në lidhje me ankimin e bërë nga ishprokuro­rja, Antoneta Sevdari, për vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ( KPA). Ishprokuro­rja e Tiranës u shkarkua nga KPA, në kuadër të procesit të rivlerësim­it kalimtar të prokurorëv­e dhe gjyqtarëve në vend, ndërsa vendimi është një ndër më të diskutuari­t. Kundër këtij vendimi, ka qenë edhe përfaqësue­si i Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, që më një relacion të gjatë muaj më parë, thoshte se ligji nuk ishte respektuar drejt nga KPA dhe se kishte pasur tendenca për rëndimin e situatës së subjektit. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Luan Dacit, Sevdari ka reaguar përmes një statusi në "Facebook", ku e revoltuar shprehet se në KPA u zgjodhën ish- studentë me rezultate të dobëta e persona që nuk njihnin Kodin Penal. Më poshtë, reagimi i Antoneta Sevdarit: "Quis custodiet ipsos custodes? Shqipëria do krijonte Drejtësinë e Re. Të parët që do shkelnin tapetin e Drejtësisë së Re, ishin Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Fatkeqësis­ht, Anëtaret e Kolegjit te Posaçëm të Apelimit u zgjodhën ish- studentë me rezultate të dobëta; persona të cilët nuk e njihnin Kodin Penal dhe kishin dhënë dënime me vdekje në mungesë të dispozitës; të cilët falsifikua­n dhe paturpësis­ht gënjyen Kuvendin e Republikës së Shqipërisë; të cilët nuk e kishin idenë ku ndodhej zyra e pagimit të taksave dhe tatimeve, pasi nuk kishin lidhje me procesin e deklarimit dhe pagimit të taksave, PRA, të cilët NUK plotësonin disa kushte zgjedhshmë­rie. Këta persona jo vetëm që nuk e reformuan drejtësinë shqiptare, por, përkundër nga sa pritej, e shkatërrua­n me themel. Çdo shqiptar i Republikës së Shqipërisë duhet të ndihet i keqardhur, i turpëruar dhe i revoltuar që në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të Gjykatës Kushtetues­e, qëndrojnë në shumicë njerëz pa integritet moral dhe profesiona­l. Ky konkluzion është thënë më herët nga Avokati i Popullit, në momentin kur i ka skualifiku­ar disa prej tyre, dhe sot fjalën e saj e tha Gjykata e Posaçme për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar. U bëj thirrje autoritete­ve shqiptare dhe ndërkombët­are t'i shikojnë më në fund me vëmendje këto fakte, sepse, siç thotë fjala e urtë popullore, dielli nuk mbulohet me shoshë. Pas këtij hapi brenda vendit, shpresa mbetet te Gjykata e Strasburgu­t, e cila ka në shqyrtim dhjetëra çështje magjistrat­ësh të gjykuara nga këta njerëz, prania e të cilëve në trupa gjykuese cenon parim për një proces të rregullt ligjor".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania