Panorama (Albania)

Sulmi terrorist, Gjykata e Posaçme pushon çështjen

Të akuzuarit do të kryenin sulm gjatë ndeshjes Shqipëri- Izrael

- Ergys Faslija Kajolli Safet Bajri

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur që të lirojë disa prej personave të dyshuar në çështjen "Bajri", ndërsa është liruar nga akuzat për dy vrasje shtetasi Behar Bajri.

Kështu, Gjykata e Shkodrës ka vendosur që të heqë masën e sigurisë "Arrest me burg" për shtetasin Safet Bajri, lidhur me akuzën që kishte nga Prokuroria shqiptare "shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie" e njohur ndryshe si gjobvënie. Ndërkohë, Safet Bajri do të vijojë që të qëndrojë në burg për të vuajtur dënimin e formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Belgjikës me 9 vite burg në total, një vendim ky i drejtësisë belge për trafik droge dhe prostituci­on. Ndërkohë, përveç shuarjes së masës së sigurisë për Safet Bajrin, kërkesë kjo e Prokuroris­ë, për shkak se kanë mbaru

Fatmir ar afatet ligjore të paraburgim­it dhe mungesës së provave, gjykata ka vendosur që të lirojë nga paraburgim­i shtetasit Astmer Bilali, duke vendosur masën lehtësuese "Arrest në shtëpi", ndërsa për këtë shtetas është shuar masa e sigurisë "Futja apo mbajtja e sendeve të ndaluara në burg". Po ashtu, edhe për shtetasin Samet Halluni është shuar masa e sigurisë "Arrest

Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj të akuzuarve Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, të arrestuar në vitin 2016 si të dyshuar për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri- Izrael. Tashmë katër shtetasit e sipërpërme­ndur janë liruar nga akuzat e ngritura katër vite më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Edhe pse kjo Prokurori u shkri duke funksionua­r tashmë si SPAK, çështja e tyre vazhdoi të mbetej nën hetim në këtë institucio­n. Edhe pse kaluan katër vite, grupi hetimor nuk mundi të gjente prova të mjaftueshm­e mbi akuzat që ishin ngritur ndaj tyre. Për këtë, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zhvilloi dje seancën ndaj të pandehurve. Këta shtetas dyshoheshi­n për veprat penale "Vepra me qëllime terroriste", "Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste" dhe "Organizata Terroriste". Prokuroria e Posaçme kërkoi që akuzat ndaj katër të pandehurve të pushoheshi­n, pasi nuk kishte prova mbi sulmin që ata dyshohet se do të kryenin katër vite më parë. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata, duke bërë kështu që katër të arrestuari­t të liroheshin nga akuzat. Katër shtetasit Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, bashkë me disa me burg" për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" duke e lehtësuar me masën e sigurisë "Detyrim paraqitjej­e". Nga paraburgim­i është liruar edhe shtetasi Ismet Idrizi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie". Po ashtu, "Detyrim paraqitjej­e" u vendos edhe për shtetasen Jorida Murati, e cila më parë kishte masën e arrestit "Arrest në shtëpi" për veprën penale "Vjedhja duke shpërdorua­r detyrën". Zëvendësim i masës së sigurisë nga "Srrest në shtëpi" në "Detyrim paraqitjej­e" është vendosur edhe për shtetasin Emrah Plaku, i dyshuar për veprën penale "Organizim i llogarive të palejuara". shtetas kosovar u arrestuan si të dyshuar se kishin kontakte me terroristë të ISIS në vitin 2015 si Lavdrim Muhaxheri apo edhe të tjerë xhihadistë dhe radikal nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Pavarësish­t këtyre dyshimeve, Policia dhe Prokuroria nuk arritën asnjëherë që të sigurojnë këto prova që pretendojn­ë dhe për të cilat bënë arrestimet duke bërë që pas më shumë se 3 vitesh të marrin pafajësinë. Një vit pas arrestimit, në nëntor të 2017- ës, Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, u lanë me masën e sigurisë "Arrest shtëpie", pasi Prokuroria nuk dërgoi asnjë provë në Gjykatën e Shkallës së Parë për krime të rënda, duke bërë që të përfundojn­ë afatet ligjore për mbajtjen në paraburgim dhe duke detyruar gjykatën që të vendosë "Arrest shtëpie" për të katërt. Në kërkesën e Prokuroris­ë për pushimin e çështjes thuhet se janë administru­ar në cilësinë e provës materiale ligjëratat në rrjetet sociale për shtetasin Xhezair Fishti, janë kryer kontrolle banesash dhe janë pyetur shumë persona, janë sekuestrua­r telefona dhe kompjuterë, janë kryer përgjime dhe janë pyetur vetë të arrestuari­t, të cilët nuk kanë pranuar asnjë prej akuzave dhe se madje disa prej tyre nuk njihen me njëri- tjetrin. S. N

SHUARJA E MASËS

Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur shuarjen e masës së sigurisë "Arrest me burg" për shtetasin Behar Bajri, i dyshuar për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Vrasje me dashje" kryer në bashkëpuni­m, "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionev­e". Ndërsa është shuar masa e sigurisë "Arrest me burg" për dy vrasje ku është i dyshuar. Gjykata vendosi që të zgjasë hetimet me një muaj për Behar Bajrin vetëm për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shtrëngim për dhënie pasurie". Gjykata e Shkodrës, përveç Behar Bajrit zgjati afatin e paraburgim­it me një muaj edhe për shtetasin Ilir Bajri, i dyshuar për "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie". Të gjithë këta shtetas u arrestuan në një aksion të Policisë të koduar "Oaz", në shtator të vitit 2018, duke u akuzuar si grup i strukturua­r kriminal. Pas krijimit të institucio­neve të reja të drejtësisë, dosja shkoi te SPAK, por ky institucio­n shpalli moskompete­ncën, duke e sjellë këtë dosje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër dhe dukë bërë që automatiki­sht të bie akuza e grupit të strukturua­r kriminal. Nga gjithë të arrestuari­t në Shqipëri asokohe, ndodhen në qeli vetëm 3 prej tyre, shtetasi Safet Bajri për dënimin e Belgjikës, Behar Bajri dhe Ilir Bajri, për të cilët u shty me një muaj afati i paraburgim­it.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania