Panorama (Albania)

OFL rikthehet në Fier, letër ish- anëtarit të Këshillit Bashkiak

-

Operacioni "Forca e Ligjit" është rikthyer në Fier, ku u ka dorëzuar kërkesën për deklarimin e pasurisë 4 personave, mes të cilëve edhe ish- anëtarit të Këshillit Bashkiak të Fierit, Fatmir Kajollit. Burime nga Policia thanë se OFL- ja u ka dërguar letër Fredi Genicës, Sokol Muratit, Fatmir Kajollit dhe Sokol Genicës. Fredi Genica rezulton i dënuar nga Gjykata e Milanos me burg për veprën penale "Organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge". Genica i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg, u arrestua në tetor të 2019- ës gjatë një operacioni në fshatin Dërmenas, pas informacio­neve të marra në rrugë operative. Sokol Murati është emri tjetër që duhet t'i përgjigjet OFL- së, për të cilin rezulton një urdhër arresti për kryerjen e veprës penale "Trafik ndërkombët­ar i lëndëve narkotike". Ndërsa ish- funksionar­i vendor, Fatmir Kajolli, ish- anëtar i Këshillit Bashkiak Fier nën siglën e Partisë Republikan­e, i cili rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Milanos në Itali në vitin 2001 me 24 vite burg, për veprat penale të "Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike", edhe pse Krimet e Rënda ia sekuestrua­n një herë pasurinë në 2017, duhet ta deklarojë sërish. Superpasur­ia e Fatmir Kajollit, 2 herë i dënuar për "Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancav­e psikotrope" dhe "Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike", të cilën ia kishte kaluar ish- gruas, u dërgua në Gjykatë për konfiskim edhe 3 vjet më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania