Panorama (Albania)

Megaoperac­ion antidrogë në Kukës, arrestohen trafikantë dhe policë

Në pranga ka rënë edhe vëllai i kreut të Bashkisë Fushë- Arrëz. Grupi kriminal i shtrirë nga Veriu në Jug, kultivonin parcela me kanabis

- XHENTILA GJOSHI Gjatë arrestimev­e

Nëntëmbëdh­jetë persona janë arrestuar pas një megaoperac­ioni të koduar "Shën Mëri 2020". Ky operacion u zhvillua nga Drejtoria e Policisë Kukës, në bashkëpuni­m me drejtoritë vendore të Policisë së Lezhës, Shkodrës, Tiranës dhe Gjirokastr­ës.

Hetimi dyvjeçar i nisur nga Policia Kukës kudër aktiviteti­t kriminal të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, çoi në pranga edhe punonjës të Policisë së Shtetit. Përveç personave të arrestuar Policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, ndërsa është sekuestrua­r edhe një armë automatike kallashnik­ov. Mes të arrestuarv­e është dhe vëllai i kryebashki­akut të Fushë- Arrëzit, si dhe 2 punonjës policie, të cilët dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis. Punonjësit e Policisë që u vunë në pranga si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal me lëndë narkotike janë Arben Kalaja, polic në drejtorinë e Tiranës, si dhe Ramiz Cenaj, polic në komisariat­in e Policisë së Kukësit. Gjithashtu, është pezulluar nga detyra Naim Kadiu, një oficer i Policisë Gjyqësore, po në komisariat­in e Policisë Kukës. Mes të arrestuarv­e është dhe Arben Tuci, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Fushë- Arrëzit, Fran Tuci. Prokuroria ka dyshime se kreu i grupit është shtetasi Kreshnik Murataj, i cili është konstatuar në disa prej përgjimeve telefonike. Një rol të rëndësishë­m në këtë grup kishte dhe Sali Kovaçi, i cili merrej me kultivimin e parcelave me kanabis.

OPERACIONI

Në një deklaratë për mediat, Policia bëri të ditur se 19 persona u vunë në pranga, ndërsa u sekuestrua një armë zjarri kallashnik­ov. Në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave operaciona­le në terren, me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpuni­m me strukturat e lëvizjes operaciona­le FLO, në koordinim nga Departamen­ti i Policisë Kriminale, si dhe me SHÇBA- në dhe nën Drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në orët e para të mëngjesit finalizoi me sukses operacioni­n policor të koduar "Shën Mëri 2020", si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë për 19 shtetas, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpuni­m". Gjithashtu në kuadër të operacioni­t u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve: B. K., Z. M. dhe B. C. Nga strukturat e SHÇBA- së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës janë arrestuar dy punonjës policie, shtetasi A. K., 49 vjeç dhe shtetasi R. C., 59 vjeç, për veprën penale "Shpërdorim­i i detyrës". Dokumentim­i i këtij aktiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disamujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpuni­m me SHÇBA- në, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për parandalim­in e kultivimit të bimëve narkotike. Ndërsa për oficerin e Policisë N. K., u mor masa e pezullimit nga detyra.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania