Panorama (Albania)

Përgjegji - pronarit të parcelave: A u poq rrushi?

"Koka" e grupit kriminal , në kërkim të një "miku" për te prokurorja

-

Në operacioni­n kundër kultivimit të kanabisit në Kukës, Prokuroria ka zbardhur një telefonatë mes Pal Përgjegjit dhe Sali Kovaçit, i cili kishte rol në kultivimin e kanabisit në zonën e Shën Mërisë. Në një telefonatë që është bërë në muajin tetor 2018, ndërsa ata flasin me kode për kanabisin, në bisedë, Pal Përgjegja pyet nëse "ishte pjekur rrushi", kurse Kovaçi i thotë se "nuk e ka lënë kush me u pjek". Telefonata është bërë pas një operacioni të Policisë, gjatë të cilit janë shkatërrua­r disa parcela. Prokuroria dyshon se kreu i grupit ishte Kreshnik Murataj, i cili bënte koordinimi­n e grupit. Në një moment, Kreshnik Murataj njoftohet nga të afërmit e tij se ka dalë Policia në kontroll, duke i thënë "shpejt se kanë dalë gjuetarë në mal". Ka qenë Prokuroria e Kukësit ajo që ka zbërthyer grupin që merrej me mbjelljen dhe shpërndarj­en e lëndëve narkotike, i cili u shkatërrua përmes një operacioni të gjerë në disa qytete të vendit.

"MIK", TE PROKURORJA

Pasi ishin kryer disa arrestime nga Prokuroria e Kukësit, grupi në fjalë kërkon të marrë kontakt me prokuroren F. V. Në lidhje me këtë, rezulton se në 24 shtator të vitit 2019, Kreshnik Murataj ka telefonuar shtetasin I. V., duke i kërkuar që "t'i gjejë një mik prokurores F. V". Gjatë telefonatë­s, I. V., i thotë Kreshnik Muratajt se "F. V. është bashkëshor­tja e F. GJ.", dhe se "duhet të bëjë kujdes në biseda për këto gjëra në telefon". Por grupi nuk dorëzohet. Gjatë të njëjtës ditë, Prokuroria ka zbardhur një telefonatë tjetër, ku sërish Kreshnik Murataj telefonon një grua dhe e pyet nëse e njihte prokuroren F. V., por ajo i thotë se "nuk e njihte". Disa orë më vonë, sipas Prokuroris­ë, në telefonin e Kreshnik Muratajt vjen një telefonatë nga një person i identifiku­ar si djali i prokurores F. V., i cili i kishte thënë se punonte në një institucio­n të rëndësishë­m në Kukës. "Jam Visi, punoj në Këshillin e Qarkut Kukës", i ka thënë djali i prokurores F. V., Kreshnik Muratajt.

DOSJA E PROKURORIS­Ë

Në dosjen e Prokuroris­ë thuhet se "koka" e këtij grupi ishte Kreshnik Murataj, i cili kishte edhe parcelat me kanabis. Në një nga përgjimet ambientale mësohet se Murataj shkëmbente kanabis me armë. Më konkretish­t, në datën 27 gusht të vitit 2019, janë arrestuar në flagrancë Adriatik Hoxha dhe pasagjer Rezarat Tahiri, të cilëve iu gjetën dy armë zjarri dhe 871 fishekë. Ndërkohë, në makinën tjetër i priste Floriand Myftari, të cilit iu gjetën 2942 gram kanabis. Në dosjen hetimore të drejtuar nga kryeprokur­orja e Kukësit, Rita Gjati thuhet se ka prova të forta që në krye të këtij krupi të strukturua­r kriminal qëndronte Kreshnik Murataj, por nuk është arritur që të gjendej financuesi i këtij grupi. Ky grup kishte shtrirje nga Gjirokastr­a, në Pukë dhe Kukës, të përfshirë Besnik Coka, Petrit Pashku, Shpëtim Topuzi, Zenel Mece, Shkëlqim Skacaj, Tarzan Veseli, Akil Buna, Arben Bejko, Pal Përgjegji, Besart Dano, Benard Kordhuku, Durim Vata, Arben Tuci, Adriatik Hoxha, Floriand Myftari, Rezart Tahiri etj. Në këtë operacion, del në pah edhe roli i Policisë. Sipas dosjes hetimore, Ramiz Cena, punonjësi i Policisë së Kukësit, nuk ka asgjësuar të plotë sasinë e kanabisit të gjetur. Mësohet se në datën 19 gusht të vitit 2019, efektivët e Policisë kanë shkuar për të asgjësuar parcela me kanabis, 3 prej të cilave nuk janë asgjësuar. Droga ishte mbjellë sipër shtëpisë së Kreshnik Muratit, për të cilat kishte dalë garant punonjësi i Policisë Ramiz Cena.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania