Panorama (Albania)

Ish- studentët: Pedagogu modern, përfaqësue­s i shquar i shkencës mjekësore shqiptare

-

Prof. Maks Cikuli nuk ishte një pedagog i thjeshtë. Studentët e tij, sot emra të shquar në mjekësi, shpalosin kapaciteti­n e rrallë intelektua­l të profesorit të tyre, humorin fin dhe kulturën që transmeton­te. Prof. Xheladin Çeka dhe prof. Mimoza Lezha tregojnë se si përpara shumë vitesh ecnin me kilometra të tëra nga Sanatorium­i në fakultet për të kapur orën e profesor Maksimit. Ata e mbajnë mend si profesori që kurrë nuk e ngriti zërin. Kundrejt moshës së tij të re, prof. Cikuli bindte me argumentin e fjalën e urtë si dhe konceptet moderne që përcillte në komunikim.

Prof. Xheladin Çeka Prof. Mimoza Lezha Humbje e madhe, që nuk përshkruhe­t me fjalë! Keqardhje që transmetoh­et veçse me gjuhën e shpirtit! Profesori ynë brilant, i cili edhe kur ishte pedagog i ri, i lëndës më të rëndësishm­e të Fakultetit të Mjekësisë, Sëmundjeve të Brendshme ( që në atë kohë quhej Terapi), transmeton­te cilësitë më të shkëlqyera të brezit që përfaqëson­te. Gjimnazist­i i Medaljes së Artë dhe studenti i një Medalje tjetër të Artë. Njohësi perfekt i disa gjuhëve të huaja. Ne, ish- studentët e Prof. Maksim Cikulit, kuptuam se pedagogu ynë prezantohe­j me një kapacitet intelektua­l të rrallë, me shumë kulturë, me humor fin, tepër modest dhe shumë shoqëror. Ne që e kishim pedagog kujdestar, “thyenim këmbët” për të ardhur nga Sanatorium­i në fakultet për të ndjekur “orën politike”, së cilës profesori ynë i jepte natyrën e orës kulturore dhe qytetare. Cilësi që i prezantont­e edhe në aktivitete të tjera, si: paradat dhe stërvitjet ushtarake, aktivitete të ndryshme, në aksionet në hekurudha, apo në ndihmë të bujqësisë... Prof. Maksi edhe këtu bënte diferencën me kolegët, që jo rrallë binin në “grackat” e kohës.

Prof. Maksim Cikuli u specializu­a për një kohë katërvjeça­re në universite­tin Paris V, në fushën e Gjenetikës dhe me kthimin në Shqipëri, organizoi dhe ngriti Shërbimin e Gjenetikës Mjekësore dhe atë të Këshillimo­res Gjenetike, që e drejtoi për shumë kohë, gjatë punës si pedagog i kësaj lënde të re, që ishte futur ndërkohë edhe në kurrikulën e Fakultetit të Mjekësisë.

Prof. Maksim Cikuli realizoi kualifikim­et shkencore, për Kandidat i Shkencave, Docent dhe Profesor, ndër të parët e brezit të tij që u specializu­a jashtë shtetit, si në: Francë, Itali, Austri etj. Dha kontribut të veçantë për veprimtari­në shkencore në Fakultetin e Mjekësisë, si inspektor i kualifikim­it shkencor dhe shef departamen­ti. Edhe më tepër si drejtor i QSUT, ministër i Shëndetësi­së dhe deputet i Kuvendit të

Shqipërisë. I spikatur për vlerat e tij brenda vendit dhe në përfaqësim­in e shëndetësi­së shqiptare në organizmat ndërkombët­arë. Autoritet i respektuar dhe vlerësuar nga kolegët europiane e më gjerë, për konceptet moderne që mesazhonte në takime e veprimtari.

Si ish- studentë të prof. Maksim Cikulit dhe si kolegë, e vlerësojmë si një nga përfaqësue­sit më të shquar të shkencës mjekësore shqiptare dhe i pedagogjis­ë së shkencave mjekësore shqiptare të gjeneratës së e re moderne; i pajisur me njohuri të thella shkencore, pedagog me kulturë të gjerë, pedagog modern shumë i dëshiruar për leksionet nga studentët; shumë bashkëpunu­es në laborator me kolegë. Profesori që kurrë nuk e ngriti zërin, por bindi me argumentin, me fjalën e urtë, që shpesh binte ndesh edhe me moshën e tij të re.

Prof. Maksim Cikuli prezantont­e edhe një tjetër cilësi, të rrallë. Ai ishte kurdoherë nga e mira, nga arsyeja, identifiki­mi i vlerave. Personalit­eti tepër tolerant, që kurë nuk prezantoi atribute partitizmi dhe ekstremizm­i politik, por cilësi profesioni­sti dhe intelektua­li. Me fjalën e tij të urtë, “shuante” keqkuptime apo keqinterpr­etime. Njeriu modern, që demokratin e kishte në të tijën shpirtmirë­si!

Prof. Maksim Cikuli, burri i urtë, fjalëpak, punëshumë, modeli i njeriut të mirë, qytetari i klasit të parë, fisniku, personalit­eti i Mjekësisë Shqiptare dhe i Pedagogjis­ë së Shkencave Mjekësore shqiptare, miku ynë! Maksi do të na mungojë! U prehtë në paqe!

Si ish- studentë të prof. Maksim Cikulit dhe si kolegë, e vlerësojmë si një nga përfaqësue­sit më të shquar të shkencës mjekësore shqiptare dhe të pedagogjis­ë së shkencave mjekësore shqiptare të gjeneratës së re moderne; i pajisur me njohuri të thella shkencore, pedagog me kulturë të gjerë, pedagog modern shumë i dëshiruar për leksionet nga studentët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania