Panorama (Albania)

Këshilla është që të gjithë ata që kanë pasur vështirësi frymëmarrj­eje, pasi kanë kaluar koronaviru­sin si sëmundje, të bëjnë kontroll te kardiologu, kryesisht për ata të sëmurë që e kalojnë në shtëpi këtë sëmundje apo ata që mendojnë se e kanë kaluar.

-

Pandemia e COVID- 19 ka krijuar shqetësim të madh në mbarë njerëzimin dhe në veçanti të qarqeve mjekësore në të gjitha hallkat, qysh nga klinika, pra mjeku që bën vizitat, sidomos infeksioni­stët, epidemiolo­gët që janë në vijën e parë të luftës me këtë armik të panjohur shumë të rrezikshëm, duke vazhduar te heronjtë në laboratorë për zbulimin e mikrobit, zhvillimin e provave të mundimshme të papërsërit­ura për zbulimin e vaksinës mbrojtëse të mbarë njerëzimit, që natyrisht që do të hyjë në histori. Mundësitë shkencore janë shumë të mëdha për arritjen e suksesit, nuk janë si në 1918, kur bota u përball me gripin spanjoll, i cili shkaktoi 50 milionë viktima.

Distancimi njerëzor dhe mjekimi simptomati­k, kujdesi për veten e të tjerët është e vetmja mënyrë e shërimit derisa të njihet ilaçi i duhur, duke provuar shumëllojs­hmërinë e barnave të vjetra e të njohura, duke paraqitur me të gjithë mediat deri edhe te perfuzioni i plazmës së të sëmurëve që kaluan COVID- 19, në të cilën ka antitrupa mbrojtës.

Qëllimi i këtij shkrimi është që t’i japim shenjat dhe si ndikon ky virus mbi zemrën apo enët e gjakut, kudo qofshin.

Deri tani, pra në kohën kur u bë i njohur ky virus për të cilin po flasim, njihej gjerësisht ndikimi i viruseve të çfarëdo lloji si ai i gripit, influencës ose viruseve gastro- intestinal­e mbi zemrën, duke sulmuar muskulin e zemrës e duke dhënë atë që në mjekësi quhet miokardi apo prekje e cipave të zemrës perikardit, duke dhënë reaksion të tij apo prurje të valvulave të zemrës me pasojat e saj, siç është insuficien­ca kardiake, mundet e shoqëruar me çrregullim­e të ritmit të zemrës, duke rënduar shumë gjendjen e të sëmurëve me vështirësi në frymëmarrj­e, sesa fryrjen e këmbëve me imobilitet të rëndësishë­m të tij. Komplikaci­one të gripit janë edhe në mushkëri me pneumoni ose të cipave të mushkërive ( pleurit), apo dëmtimet në tru ose cipave të trurit ( meningjit), por edhe e palcës së kurrizit që prish formulën e gjakut me pasojat që rrjedhin prej saj.

Këto ishin të njohura për çdo prekje të viruseve të shfaqura deri tani, e studiuar mirë duke u mbrojtur prej shumë nga ato me prodhimin e vaksinave, që janë mikrobe të zhytura, të cilat, duke u futur në trupin e njeriut, krijojnë antitrupa mbrojtës të shëndetit që përmendin shumë këtë kohë në infektimin e pandemive nga koronaviru­si, që emrin e ka shumë domethënës, por agresivite­tin e dëmin e ka shumë të madh dhe grupe të mëdha mjekësh, biologësh të specialite­teve të ndryshme janë në punë të vazhdueshm­e dhe herëherë të rrezikshme për të zbuluar vaksinën ose mjekimin e duhur të përshtatsh­ëm, por edhe disa herë arsyeja mjafton që të ketë sukses në kurimin e saj, edhe pse në mënyrë empirike jo të certifikua­r.

Po çfarë ndodh kur virusi Covid- 19 i panjohur sulmon në mënyrë agresive të lartë zemrën?

Ky aspekt është i panjohur dhe shkenca mjekësore deri tani studion vetëm pasojat e sulmit të tij mbi zemër, duke qenë shumë armiqësor si antigjen. Së pari, sulmon muskulin e zemrës duke e dobësuar atë dhe zmadhuar, duke i atribuuar insuficien­cë kardiake që dëmtohet më tepër me shfaqjen e aritmive të formave të ndryshme ( çrregullim­e të ritmit të zemrës).

Duhet të kujtoj që insuficien­ca kardiake, në 50 për qind të rasteve shkakton vdekjen e pacientëve në harkun e 4- 5 viteve dhe n. q. s shtohet ky virus agresiv, çfarë ndodh?

Ndërkohë që insuficien­ca kardiake në grada të ndryshme ka qenë së pari nga shkaqe të tjera. Në këto kushte, këta pacientë duhet të tregojnë kujdes më të madh.

Prekja e cipave të zemrës që quhet perikardit në faza të ndryshme është pasojë e koronaviru­sit.

Gjithçka që thamë më lart, këta të sëmurë me Covid- 19, sidomos ata me dispne, që është një nga shenjat kryesore të saj, duhet të kontrolloh­en edhe nga zemra. EKG dhe EKO e zemrës janë kryesore, plus analiza plotësuese të gjakut, të gjitha këto të çojnë te klinicisti kardiolog. Nuk ka përqindje të saktë sa është e prekur zemra nga COVID- 19.

Natyrisht, do të ketë studime të mëvonshme, pasi të kalojë kjo furtunë pandemie dhe njerëzit e shkencës njerëzore do të dalin në përfundime të sakta, pasi të shpëtojnë jetët e njerëzve. Fakti i ri në këtë sëmundje virale, pra nga COVID- 19, është shfaqur tromboza, siç quhet në mjekësi, në arterie të ndryshme të trupit të njeriut. Po ashtu, edhe në trombozat e arterieve të mushkërive ( trombozë pleurale), por edhe në pjesë të tjera të trupit, që mendohet se çrregullon zinxhirin e koagulimit të gjakut apo dëmton endotelin e arterieve ( pjesa e brendshme) dhe nuk shfaqet në sistemin venoz.

Të gjitha këto dyshime pritet të marrin shpjegim të vërtetë në të ardhmen. Atëherë të presim, sepse duhet të rregullohe­t mjekimi edhe në antikoagul­antë ( kundër mpiksjes së gjakut). Të gjitha këto janë përgjithës­ime të nxjerra nga botime e shkrime të deklaruara në shtypin e huaj apo në media, si gjithmonë u referohemi të përparuara­ve në fushën e vështirë të kërkimeve mjekësore. Po pyetja është se çfarë duhet të bëhet pasi kalon sëmundja, që s’dihet akoma kur?!

Këshilla është që të gjithë ata që kanë pasur vështirësi frymëmarrj­eje, pasi kanë kaluar koronaviru­sin si sëmundje, të bëjnë kontroll te kardiologu, kryesisht për ata të sëmurë që e kalojnë në shtëpi këtë sëmundje apo ata që mendojnë se e kanë kaluar.

Në përfundim, ka mendime të ndryshme si karantina vepron për gjendjen psikologji­ke, por përgjithës­isht mendohet që vepron negativish­t. Nga ana tjetër, një gjendje shpirtëror­e dhe mentale jo e mirë nuk bën gjë tjetër, veçse e rëndon gjendjen e pacientit të infektuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania