Panorama (Albania)

Si emigrimet në 1950, Hyka: Dy ditë të izoluar

-

Jahmir Hyka dhe Sabien Lilaj kanë bërë një udhëtim sfilitës nga Shqipëria drejt Izraelit, për shkak të mungesës së linjave ajrore. "Udhëtimi i Jahmir Hykës dhe Sabien Lilajt pas mbërritjes në Izrael dhe nisjes nga Shqipëria pas koronaviru­sit, të kujton emigrimet në vitet 1950 në ' Tokën e Shenjtë' dhe më pak epokën moderne. Kur po dilnin raste të pakta me virus, Nes Tziona vendosi që të njoftonte të gjithë lojtarët të kthehen në ekip. Por kur Hyka dhe Lilaj donin të ktheheshin në Izrael, tashmë ishte një detyrë shumë më e vështirë", shkruan "Israel Hayom" në shkrimin e kushtuar udhëtimit të Hykës dhe Lilajt nga Shqipëria drejt Izraelit.

Udhëtimi - "Na u deshën gjithsej dy ditë për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Izraelit. Në ditët normale është një fluturim më pak se katër orë. Ne u përpoqëm që të gjenim një zgjidhje për të arritur direkt në Izrael, por nuk kishte fluturime, vetëm një herë në javë. Për këtë arsye menduam zgjidhjen tjetër, për të shkuar fillimisht në Gjermani dhe prej andej në Izrael. Në fund gjetëm një fluturim për në Tel Aviv, por vetëm një ditë më vonë".

Vështirësi­të - "Pastaj zbuluam se nuk kishim se ku të flinim në Frankfurt. Nuk mund të dilje as nga aeroporti për shkak të procedurav­e qeveritare për shkakun e koronaviru­sit. Ishin plot 28 orë që qëndruam në aeroport. Gjetëm një cep të vogël për të fjetur dhe kjo është e gjitha. Normalisht që ne jemi sportistë, por atje nuk kishte asgjë tjetër për të ngrenë veçse ' McDonalds'. Ne kemi ngrënë atje dhe pimë shumë kafe. Duhej të hanim diçka. E dija që nuk do të ishte e lehtë, por nuk e imagjinova një udhëtim kaq të gjatë. Isha me fat që këtë udhëtim e përshkova me Sabien Lilajn. Kjo është një histori që unë do tua tregoj nipërve dhe mbesave të mia në të ardhmen".

Situata - "Në Shqipëri nuk mund të dilnim nga shtëpia, kështu që unë nuk jam stërvitur fare. Ne zbritëm natën këtu dhe aeroporti ishte i zbrazët, por pastaj dolëm jashtë dhe pashë që gjithçka dukej normale. Makinat në rrugë, njerëzit në rrugë. Kam dëgjuar që njerëzit po shkonin në det. Situata këtu dukej e mirë. Nëse ekziston mundësia që tifozët të rikthehen në stadium, do ishte shumë mirë. Kam parë ndeshje pa tifozë dhe ishte jashtëzako­nisht e çuditshme. Nëse situata në Izrael shkon drejt përmirësim­it, atëherë do kthehen edhe tifozët", u shpreh Hyka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania