Panorama (Albania)

Vendimi, 6 muaj afat për tapitë e tokave me 7501

Kush ka në pronësi një tokë të ndarë me ligjin 7501, do të ketë 6 muaj kohë për të aplikuar që të marrë tapinë. Si do bëhet aplikimi në bashki dhe afati për mbylljen e procesit

-

Ashtu siç bëri me ligjin për kompensimi­n e pronarëve, edhe në ligjin për regjistrim­in e tokave bujqësore të ndara me ligjin 7501, qeveria i ka vënë vetes afate.

Kështu, procedurat e pajisjes me tituj pronësie të fermerëve synohet të përmbyllen brenda 8 viteve të ardhshëm. Në javën e parë të majit ka hyri në fuqi edhe ligji "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë", me anë të së cilit synohet t'i jepet zgjidhje kësaj problemati­ke të mbartur në 20 vite.

APLIKIMI

Deri në nëntor të këtij viti, pra për një periudhë 6- mujore, familjet të cilat kanë në përdorim tokë bujqësore, por nuk disponojnë asnjë dokument pronësie, mund të paraqiten në bashki për të aplikuar. Në përfundim të kësaj faze të parë, do të jenë bashkitë, të cilat do kenë detyrimin që të gjithë dosjet t'i dërgojnë pranë Agjencive vendore të Kadastrës, nga ku do të nisin më pas procedurat e regjistrim­it dhe pajisjes së qytetarëve me dokument pronësie. Gati më shumë se 5 për qind e territorit rezulton e paregjistr­uar, çka do të thotë se nuk kanë nisur asnjëherë procedurat e regjistrim­it fillestar për tokat e ndara me ligjin 7501. Në ato territore ku procesi nuk ka nisur asnjëherë, do të aplikohen disa kritere. Kështu për të marrë tapinë, duhet që toka të mos jetë pronë private, të mos jetë objekt i investimev­e strategjik­e, të mos iu jetë dhënë me qira të tretëve dhe të mos jetë zënë nga ndërtimet pa leje.

KUSHTET

Ndërkohë, që në pjesën dërrmuese, fermerët janë pajisur me Aktet e Marrjes në Pronësi, por të dhënat nuk kanë kaluar në sistem. Kjo pasuri do të regjistroh­et nëse: Përfituesi i AMTP ka qenë i legjitimua­r për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimua­r, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgiml­ënësit gjatë krijimit të kooperativ­ës apo ndërmarrje­s bujqësore. Së dyti, përfituesi i AMTP ka marrë tokë në territorin e vetëm një kooperativ­e ose ndërmarrje bujqësore. Së fundmi, toka për të cilën është lëshuar AMTP- ja nuk ka qenë "truall", përveç rastit të truallit të banesës së ndërtuar para datës 10.08.1991, në pronësi të përfituesi­t të AMTP- së, "vepër e infrastruk­turës publike", "rërë bregdetare", "plazh", ose "sipërfaqe ujore", në kohën e lëshimit të aktit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania